Nga Ubade ibn Samiti (RadijAll-llahu anhu) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

M’i garantoni mua gjashtë gjëra nga ana juaj, jua garantoj unë Xhenetin:

Thoni të vërtetën kur të flitni;

Plotësoni premtimet tuaja;

Kryeni, kthejini amanetet;

Ruani organet e turpshme (nderin tuaj);

Ulni shikimet tuaja (nga harami);

Përmbani, frenoni duart tuaja!

            (Ahmed, Ibn Hibban, El-Hakim, El-Bejheki; Hadith Hasen)

Dobitë e hadithit

  1. Shenjë e munafikut është gënjeshtra në të folurën e tij, moszbatimi i premtimeve, shkelja e amaneteve. Në islam konventat, marrëveshjet duhet me doemos të respektohen, ndërsa mashtrimi dhe tradhëtia janë të ndaluara rreptësisht.
  2. Shikimi i haramit është shigjetë e shejtanit, çelës i tij për të ndikuar në epshet e shfrenuara. Shikimi i parë, i rastësishëm, nuk konsiderohet gjynah, ndërsa shikimi i dytë, i përsëritur, llogaritet gjynah.
  3. Musliman është ai, nga dora e të cilit janë të qetë dhe të sigurtë njerëzit e tjerë; nuk godet, nuk vjedh, nuk prek haram, nuk dëmton etj. As në momente lufte, nuk guxon të shkelet dinjiteti i askujt, nuk lejohet të vriten fëmijët, gratë, pleqtë. Vriten vetëm ata të cilët u kundërvihen muslimanëve me armë.
  4. Sinqeriteti, pastërtia morale, besnikëria, falja, mirësia janë nga thelbi i besimit, prandaj duhen përhapur, mbështetur, vlerësuar dhe lartësuar.

Përgatiti: Gilman Kazazi

Share.

Comments are closed.