Pasojat e mosrespektimit të prindërve
“Zoti im! Mëshiroji këta të dy, sikur më edukuan mua kur isha i vogël”. (El Isra, 23-24) Prej të mirave të shumta që iu është dhënë njeriut nga Zoti i madhëruar në këtë botë, janë edhe prindërit. Ata janë ardhmëria…
Publikuar:

“Zoti im! Mëshiroji këta të dy, sikur më edukuan mua kur isha i vogël”. (El Isra, 23-24)
Prej të mirave të shumta që iu është dhënë njeriut nga Zoti i madhëruar në këtë botë, janë edhe prindërit. Ata janë ardhmëria dhe shpresa e jetës sonë. Respektimi i prindërve është shkak i jetës së gjatë, suksesit, prehjes në vështirësi, plotësimit të dëshirave në lutje, qetësisë dhe rehatisë në jetë. Allahu xh.sh e ka krahasuar respektimin dhe dëgjimin e prindërve me dëgjimin dhe respektimin e Tij.
Allahu xh.sh thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.”[1]
Pejgamberi a.s është pytur se: “Cila punë është më e dashur tek Zoti i Madhërur”? Tha: “Namazi në kohën e vet”, i thanë, e pastaj cila? Tha: “Bamirësia ndaj prindërve”…[2]
Ndërsa mosrrespektimi i tyre është njëra prej mëkateve të mëdha.Transmeton Ebu Bekrete Nufej r.a se Pejgamberi a.s ka thënë: “A dëshironi t’ju tregoj për mëkatet më të mëdha?” Këtë e përsëriti tri herë. Ne i thamë: “Po, o i Dërguar i Allahut.” Pejgamberi a.s tha: “Me i bë shirk (shok) Allahut dhe mosrespektimi i prindërve…”[3]
Pasojat e mosrespektimit të prindërve mund të ndahen në dy pjesë: ato në këtë botë dhe në botën tjetër.
Pasojat e mosrespektimit të prindërve në këtë botë
Nga pasojat në këtë botë mund të jenë të shumta, por do të mundohemi ti radhisim disa:
- Hidhrimi i Krijuesit dhe mosrespektimi i urdhërave të Tij. Për këtë kemi ajetin kuranor ku Zoti i madhëruar na urdhëron ti respektojm prindërit. Allahu thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.[4]
- Të nxihet fytyra dhe të hiqet ndriqimi i saj .Profeti a.s. thotë:“Ruaje miqësinë me babanë tënd dhe mos e prish atë , sepse ta heq Zoti ndriqimin e fytyres”.
- Do të jetosh gjithë jeten i përbuzur dhe i nënqmuar, nëse nuk i respekton prindrit. Profeti a.s. thotë: “I përbuzur është, i përbuzur është, i përbuzur është”.Kush është ky o i Dërguar i Allahut.e pyetën shokët . “Ai që i ka prindërit dhe nuk jan shkakqë ai të hyjë në xhenet duke i respektuar.”[5]
- Ndëshkimi do ti përshpejtohet në këtë botë, para botës tjetër.Profei a.s. thotë. “Nuk ka gjynah që e përshpejton ndëshkimin në këtë botë para botës tjetër, siq është ndërprërja e mardhënjeve me farefisin dhe mosrespektmi i prindërve.Zoti i ndëshkon këta njerëz në këtë botë para botës tjetër.”[6]
- Të shtohen fatkeqësitë dhe vuajtjet. Pejgamberi a.s në në hadith na tregon për një njeri i quajtur xhurejxh, nga qifutët e hershëm,ishte nga njerëzit e mirë dhe që e adhuronte Zotin e Madhërushëm shumë. Një ditë tek sa falej, e thërret nëna, por ai nuk i përgjigjet dhe vazhdon të falet .Kjo ndodh edhe dy ditët e tjera në vazhdim.Ditën e tretë, kur nëna e tij shikon që ai nuk përgjigjej, thotë. O Zot, mos ia merr shpirtin derisa ta sprovosh me një grua të keqe. Pa kaluar shumë kohë një grua e përdalë e akuzon Xhurejxhin për imoralitet. Më pas, Zoti i Madhërueshëm e shpëton atë nga kjo akuzë me një mrekulli, por ajo që na intereson, është se Zoti ia pranoi nënës lutjen e saj edhe pse i biri ishte duke u falur.[7] Vetëm që nuk ju përgjigj teksa falej, i ndodhi gjithë ajo fatkeqësi. Kurse sot kemi të rinj dhe të reja që qëllimisht e fyejnë nënën apo babanë, me qëllim që ti shohin shokët dhe shoqet dhe që të tregojnë se ata nuk varen nga askush tani. Një rol të madh në mosrespektimin e prindërve sot luan dhe televizori, filmat e të cilit tregojnë se pavarësia e një të riu është ku nuk u bindet dhe nuk respekton prindërit.
- Nuk do të mundesh që të shqiptosh shehadetin, në qastet e vdekjes. Alkameja, një nga shokët e profetit a.s., kur i erdhi vdekja, nuk e shqiponte dot shahadetin. Shqiptonte qdo fjalë tjetër përveq shahadetit. Të pranishmit nxituan për te Profeti a.s. dhe i treguan gjendjen e tij. Profeti a.s. i pyeti: – “A e ka nënën gjallë ?”- Po, i thanë. Proferti a.s. shkoi te nëna e tij dhe e pyeti:- “A ka ndhodhur ndonjë gjë jo e mirë mes teje dhe djalit tend”? –Po, o i Dërguari i Allahut, – i tha ajo, fëmijeve dhe gruas së tij i jepte fruta të mira, kurse mua më jepte qka tepronte. Me qëllimin që zbusë zemren e nënës, Profeti a.s. u tha shokëve: – “Ndizni një zjarr dhe hidheni Alkamen të digjet brenda” – Kur nëna, dëgjoi këtë, thërriti: – Mos e bëjë, o i Dërguari i Zotit se e kam falur Alkamen. Në ato qaste Alkame e shqiptoi shehadetin dhe vdiq. Nëse prindrit kan vdekur të zemruar ndaj teje dhe ti nuk ke mundësi ti kërkosh falje dhe ti respektosh, pendohu dhe dhuroju punë të mira pas vdekjes. Jep sadaka për ta, kryeje haxhin ose umren për ta, ndihmo të varfërit dhe nevojtarët dhe mbaji lidhjet me të afërmit e tyre..
- Nëse do të lutej prindi kunder teje, do ti pranohet lutja.Profeti a.s thotë. “Tre lloje njerzish nuk mund që të mos u pranohet lutja … dhe lutja e prindërit per fëmijen e tij”.[8]
Pasojat e mosrespektimit të prindërve, e cilat do ti vuash në botën tjeter
Punët dhe veprimet e kësaj bote, muslimani i ndërlidhë edhe me botën tjetër. Çdo gjë që vepron ai, ato vepra padyshim se do të shpërblehen nëse kanë qenë të mira, por edhe do të ndëshkohet, nëse ato janë të liga. Andaj si pasoj e mosrespektimit të prindërve në botën tjetër ai do të denohet:
- Nuk do të shohë drejt teje Zoti i Madhëruar, ditën e kijametit . Profeti a.s.thotë:
“Tre lloj njerzish nuk doti shohë Zoti, ditën e Kijametit, nuk do ti pastroj nga gjynahet dhe për ta do të ketë ndëshkim të dhimbshëm .Ai që nuk ka respektuar prindërit, një grua që sillej si burrë dhe brinari” {ai që nuk e ka gruan besnike dhe nuk e ndalon nga ajo që vepron}.
2. Nuk të pranohen punët e mira që ke vepruar. Shkoi një njeri te Pejgamberi a.s.dhe e pyeti. O i dërguari i Zotit nese fali namazin, jap zekatin dhe agjeroj ramazanin, a do të mi pranoj Zoti këto? “Ti pranon i tha Profeti a.s.dhe ti do të jesh me profetët, shehidët dhe njerzit e mirë, veqse nëse nuk ke respetuar prindërit dhe ke prerë lidhjet metë afërmit.”[9]
3. Do të vonohet hyrja jote në xhenet derisa të hynë të gjithë. Profeti a.s.thotë.
“Nuk do të hyjë në xhenet asnjë mosrespektues i prindërve, derisa të gjykohen të gjithë krijesat”.
Cilësit e mosrespektimit të prindërve
Dijetarët islam kanë numëruar me dhjetra cilësi, të cilat konsiderohen mosrespektim i prindërve dhe njeriu e zhytin në gjynahe, prej tyre do ti përmendi disa:
- Nëse e bënë punën që prindërit e tij i shtynë me qajt.
- Me i qortu ata dhe mu sjellë vrazhdë me ta. Ka thënë Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë:
“..dhe mos i qorto (mos u sillë vrazhd me ata), po thuaju fjalë të buta dhe të mira”[10]. - Mëse nëna apo baba i thotë djalit të vetë: o djalë banë këtë, e ai ia kthenë : ohh moj nanë,na lodhe edhe ti kështu e ashtu.
- Vetëm me ju mrrolë atyre, me prish qerën tënde para tyre
- Kur të flas baba dhe nëna duhet me i shiqu ata, e mos me ja kthy shpinën: Transmeton Urvete bin Zubejr i cili ka thënë: Ai fëmijë i cili e tërheqë babën për këmishe, apo e tërheq nënën për fustani dhe i thotë ec këndej e ec andej, është fëmijë që nuk i respekton prindërit e tij.
Transmeton Omeri r.a kur e kanë pyetur: si është sjellur djali yt me ty? Thotë Omeri r.a: natën kur kemi ecur, ka ec përpara, e ka ruajt babën e vet, ka ec ndonjëherë edhe mbrapa, djathtas, majtas.Kurr djali im n’dytin kat nuk ka hyp, s’ka pranu me qenë mbi kokën time asesi. - Është e ndaluar me ia kritiku ushqimin. Pejgamberi a.s ka qenë ai i cili kur i ka pëlqyer ushqimi ka ngrënë, e nëse nuk i ka pëlqyer ka thënë: Allahu bereqet ju dhasht edhe nuk ka ngrënë, por s’ka thënë se ushqimin nuk po bënë. Ka ditë me respektu ushqimin, ka ditë me respektu këtë bereqet. E nëse këtë ia thua nënës, kjo është shenjë mosrrespekti ndaj saj.
- Mos me urdhëru nënën dhe me i thënë; oj nënë dil bane atë. Asesi fëmijët nuk guxojnë nënës me thënë bëre këtë e bëre atë, vetëm nëse ajo e bënë vullnatarisht.
- Prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është: që dikush kur të gradohet me ndonjë post,bëhet deputet, bëhet minister etj: i vjen turp me i thënë se filani është babai im, i vjen turp me i thënë se filanja është nëna ime.
- Me i ofendu ata dhe me i mallku ata. E që është prej mëkateve të mëdha.
- Me ngre dorë ndaj tyre, me ngritë zërin ndaj tyre dhe me i dërgu ata nëpër shtëpi të pleqve dhe mos mu interesu për ta.
Në fund, e lusim Zotin xh.sh. të na bëjë prej atyre që i respektojnë prindërit, të na bëjë prej atyre që kujdesemi për ta deri në çastin e fundit, që me respektimin e tyre, ta ftojmë Xhenetin, e të mos të jemi prej atyre që t’i harrojmë të mirat e tyre.
1 Kurani me përkthim dhe komentim, Sherif Ahmeti, suretu, El Isra, 23.
2 Imam Neveviu “Rijdus-Salihin” Prishtine, fq.144, hadithin e transmeton Buhariu dhe Muslimi, hadithi 317.
3 Ibid hadithi, 342.
4 Kurani me përkthim dhe komentim, Sherif Ahmeti, suretu, El Isra, 23-24.
5 Imam Neveviu “Rijdus-Salihin” Prishtine, fq.139, hadithin e transmeton Muslimi, hadithi 322.
6 Ibid, fq.141.
7 www.buhariu.com, transmeton Ebu Hurejra, hadithi 1432.
8 Ibid
9 Ibid
10 Kurani me përkthim dhe komentim, Sherif Ahmeti, suretu, El Isra, 23.
Punuar nga Burim Bibaj

