Shtatë arsyet pse një shkencëtar beson Zotin? - Mirësia Islame

Shtatë arsyet pse një shkencëtar beson Zotin?

Ky artikull i autorit A. Cressy Morrison, ish-kryetarit të New York Academy of Sciences, për herë të parë u paraqit në “Reader’s Digest” në janar të vitit 1938, e pastaj në rekomandim të C. A. Cirilsonit, F.R.S., profesorit të matematikës…


Publikuar:

Ky artikull i autorit A. Cressy Morrison, ish-kryetarit të New York Academy of Sciences, për herë të parë u paraqit në “Reader’s Digest” në janar të vitit 1938, e pastaj në rekomandim të C. A. Cirilsonit, F.R.S., profesorit të matematikës në Universitetin Oxford, përsëri u botua në “Reader’s Digest” në nëntor të vitit 1960.

Artikulli zbulon se si dituria e bën shkencëtarin ta kuptojë nevojën për të pranuar Krijuesin e Përsosur.

A. Cressy Morrison

Ne jemi ende në agimin e epokës shkencore, por drita gjithnjë më e fuqishme shpalos ndritshëm mjeshtërinë e një Krijuesi inteligjent. Kemi bërë zbulime të jashtëzakonshme; me frymën e humanizmit shkencor dhe me besimin e bazuar te dija ne po Ii afrohemi më shumnë se kurrë vetëdijes për Zotin.

Personalisht mund t’i numëroj shtatë arsye për besimin tim në Zot.

E para: Në përputhshmëri me rregullat e pakontestueshme matematikore, jemi në gjendje të argumentojmë se kozmosi ynë është projektuar dhe zbatuar prej një inteligjence inxhinierike madhështore.

Supozoni se në xhepin tuaj keni futur dhjetë monedha, të shënuara nga njëshi deri te dhjeta, dhe i përzieni mirë ato! Tani përpiquni t’i nxirrni ato me radhë nga njëshi deri te dhjeta, çdo herë duke e kthyer mbrapsht monedhën nw xhep dhe përsëri përziejini të gjitha. Matematikisht e dimë se shanset që herën e parë numri i tërhequr të jetë njëshi  janë, një me dhjetë; për tërheqjen e njëshit dhe dyshit njëri pas tjetrit, mundësia është një me njëqind, për tërheqjen rrjesht të njëshit, dyshit dhe treshit mundësia është një me njëmijë dhe kështu me rradhë. Shanset që t’i nxjerrni të gjitha monedhat, prej njëshit deri te dhjeta në varg, do të arrinin shifrën e pabesueshme: një mundësi në 10.000.000.000 prova.

Për të njëjtën arsye, po kaq shumë kushte të përcaktuara saktësisht janë të nevojshme për jetën në tokë , sa nuk është dot e mundshme që ato të ekzistojnë rastësisht, në kombinimet e duhura,. Toka rrotullohet rreth boshtit të saj, njëmijë milje në orë në ekuator; sikur të rrotullohej njëqind milje në orë, ditët dhe netët tona do të ishin dhjetë herë më të gjata se tani, ndërsa vapa e diellit do ta digjte vegjetacionin përgjatë çdo dite, ndërsa çdo natë çdo filiz i mbijetuar do të ngrinte nga të ftohtit.

Më tej, dielli, burim i jetës sonë, e ka temperaturën e sipërfaqes 5500 0C, ndërsa Toka jonë është larg aq sa duhet kështu që kjo “vatër e jete” na ngroh mjaftueshëm e jo tejmase! Nëse dielli do të rezatonte vetëm gjysmën e rrezatimit të tanishëm, ne do të ngriheshim sw ftohti, e nëse do të rezatonte sa gjysma e tij më tepër, ne do të piqeshim!

Pjerrësia e Tokës, e cila është në një kënd prej 23 gradësh, na jep stinët e vitit, e nëse nuk do të ishte kështu e pjerrët, avujt nga oqeanet do të lëviznin sa në veri e sa në jug, duke krijuar kontinente me akull. Nëse hëna për shembull. do të ishte vetëm 50 mijë kilometra larg, e jo sa ç’është  aktualisht, batica do të ishte aq e stërmadhe sa kontinentet do të përmbyteshin plotësisht dy herë në ditë, dhe biles edhe malet shpejt do të gërryheshin. Nëse korja e Tokës do të ishte vetëm disa metra më e trashë¸ nuk do të kishte oksigjen, pa të cilin bota shtazore do të zhdukej. Sikur oqeani do të ishte disa metra më i thellë, dioksidi i karbonit dhe oksigjeni do të ishin absorbuar dhe bota bimore nuk do të mund të ekzistonte. Ose, nëse shtresa jonë e atmosferës do të ishte më e hollë, meteorët, të cilët me miliona ndizen në kozmos çdo ditë, do të godisnin çdo pjesë të rruzullit tokësor, duke përhapur zjarre çdokund.

Për shkak të këtyre arsyeve dhe tw një sërë shembujsh të tjerë, nuk ekziston asnjë në një milion mundësi që jeta në planetin tonë të jetë fryt i rastësisë.

E dyta: Aftësia e jetës për të përmbushur qëllimin e saj është manifestim i Mendjes Gjithëpërfshirëse.

Se çfarë është jeta jeta asnjë njeri nuk e ka kuptuar dot.

Pema mbi shkëmb nuk zotëron as peshën e as përmasën, por ka fuqinë – rrënja që rritet do të bëjë që shkëmbi të çahet. Jeta ngadhënjen ujin, tokën dhe ajrin, duke zotëruar elementet e tyre, duke detyruar ndarjen dhe riformulimin e kombinimeve të tyre.

Jeta, është skulptori që formëson të gjitha qeniet e gjalla, si artist, pikturon çdo gjethe të çdo peme dhe ngjyros çdo lule. Jeta është kompozitor dhe bën që çdo zog të këndojë këngën e tij të dashurisë, që insektet të thërrasin njëri-tjetrin, në korin e toneve të tyre të shumtë. Jeta është kimisti madhështor, i cili u jep shije frutave dhe erëzave, ndërsa trëndafilit aromë, ajo shndërron ujin dhe acidin karbonik në sheqer dhe dru, dhe duke bërë këtë, çliron oksigjenin në mënyrë që kafshët të mund të marrin frymë.

Shihni një copë të vogël protoplazme, e padukshme e të tejdukshme gati si pelte, që është  aftë të lëvizë duke thithur energji nga dielli. Kjo qelizë e thjeshtë, kjo pikë e tejdukshme si mjegull përmban në vete bërthamën e jetës dhe ka fuqi ta përhapë këtë jetë, te të gjitha krijesat e gjalla, të mëdha apo të vogla.

Ndikimi i kësaj pike është më i fuqishëm dhe më përfshirës se vegjetacioni jonë, i kafshëve dhe njerëzve, për arsye se tërë jeta vjen prej saj. Natyra nuk e ka krijuar jetën. Flluskat e zjarrta të shkëbinjve dhe detet pa kripë nuk mund ti bashkonin elementet.

Kush, pra, atëherë e e solli atë këtu?

E treta: Urtësia e kafshëve pareshtur flet për Krijuesin e mirë që frymëzoi me instikt krijesat e vogla e të pafuqishme. Salmoni i vogël kalon vite në det, pastaj udhëton deri te bregu i lumit në të cilin derdhet rrjedha ku ka lindur. Kush bën që ai të kthehet me kaq saktësi aty? Nëse e sillni në rrjedhën tjetër, ai në moment do ta kuptojë se ka devijuar në udhëtimin e tij, dhe do të kthehet rrugës prapa dhe shkojë te rrjedha e saktë, e pastaj duke notuar kundër rrymës për ta përfunduar fatin e tij ashtu si duhet.

Edhe më vështirë është të zgjidhësh misterin e ngjalës. Kjo krijesë e jashtëzakonshme, kur zhvillohet plotësisht, migron në të gjitha anët e gjithë liqeneve dhe lumenjve, ato nga Evropa me mijëra milje në anët tjera të oqeanit – të gjitha në rrugë kah thellësitë e pafundme në afërsi të Bermudeve. Aty shumëzohen dhe vdesin. Të vegjëlit, qartazi pa mundësi njohje të asgjëje pos që gjinden në hapësirat e gjera të oqeanit, prapëseprapë, gjejnë rrugën për kthim, jo vetëm te brigjet e njëjta, por shkojnë te lumenjtë, liqenet dhe kënetat e vogla nga të cilët kanë ardhur prindërit e tyre – kështu që të gjitha rrjedhat kryesore të ujit gjithmonë janë të banuara me ngjala.

Asnjëherë ngjala amerikane nuk është kapur në Evropë, dhe as ngjala evropiane në ujërat amerikane. Natyra e saj¸ për më tepër shtyn maturimin e ngjalës evropiane një vit ose më shumë për t’i përgatitur për udhëtimin e tyre të gjatë. Prej ku buron ky impuls drejtimi?

Anza do ta kapë brumbullin, hap zgavrrën nën tokë, e thumbon atë mu në vend të saktë, kështu që ai nuk vdes, por humb vetëdijen dhe vazhdon të jetojë në formë të prodhimit të “mishit të konservuar”. Pastaj anza ngadalë do të shtrojë vezët e saj kështu që larvat kur çelin, munden nga pak ta grimcojnë, e jo ta mbysin insektin me të cilin ushqehen. Mishi i ngordhur do të ishte fatal për to. Nëna pastaj do të fluturojë dhe do të vdesë, ajo asnjëherë nuk do t’i shohë të vegjlit e saj.

Me siguri anza të gjitha këto duhet t’i bëjë drejtë qysh herën e parë dhe për çdo here tjetër, përndryshe nuk do të ishte anzë. Këto teknika të fshehta nuk mund të shpjegohen me evoluim, këto janë dhuratë.

E katërta: Njeriu është më shumë se kafshë instiktive – ai zotëron fuqinë e mendjes. Asnjëherë nuk ka mbetur ndonjë shkrim për ndonjë kafshë tjetër dhe aftësinë e saj të numërojë deri në dhjetë ose së paku të kuptojë rëndësinë e numrit dhjetë.  

Përderisa instikti është si një notë flauti, e bukur, por e kufizuar, truri i njeriut përfshin të gjitha notat e të gjitha instrumenteve  si në një orkestër. Nuk ka nevojë për përpunim e kësaj pike të katërt. Duke falënderuar arsyen njerëzore në jemi në gjendje të mendojmë për mundësinë se këta që jemi, jemi vetëm për arsyen se kemi pranuar shkëndijën e Inteligjencës Universale.

E pesta: Furnizimi për të gjithë gjallesat zbulohet në fenomenin që ne sot e njohim, është  mrekullia e gjeneve. Kaq të imëta janë këto gjene, sa sikur të gjithë ato gjene që janë përgjegjës sot për gjithë njerëzit e gjallë në botë të mund të vendosen në një vend, ky vend do të ishte më i vogël se maja e gishtit.

Këto gjene ultramikroskopike dhe bashkëudhëtarët e tyre, kromozomet, banojnë në çdo qelizë të gjallë dhe paraqesin një kod të kompletuar për gjitha karakteristikat njerëzore, shtazore dhe bimore. Maja e gishtit është hapësirë e vogël në të cilin mund të vendosen të gjitha karakteristikat individuale për dy miliard njerëz. Sidoqoftë, faktet mbesin të pakontestuara.

Për këtë lind pyetja, se si këto gjene përfshijnë trashëgiminë e tërësishme nga paraardhësit e shumtë dhe ruajnë psikologjinë e secilit individ në këtë hapësirë pakufi të vogël? Këtu evolucioni, fillon vërtetë – në qelizë, pra në njësinë që përmban gjeni. Si disa milion atome, të mbjella në formë të gjeneve ultarmikroskopike – munden në tërësi të mbizotërojnë me çdo gjë në tokë, p.sh. mendjemprehtësia, largpamësia, parashikimet dhe parapërcaktimet që mund të rrjedhin vetëm nga Inteligjenca Krijuese – asnjë hipotezë tjetër nuk është e qëndrueshme.

E gjashta: Duke vëzhguar rregullimin e natyrës jemi të detyruar të shohim që vetëm urtësia e pafund mund të parashikojë dhe rregullojë rregullimin e saj dhe mbikqyrjen me kaq mendjemprehtësi.

Para shumë vitesh një lloj kaktusi i mbjellë në Australi si pengesë mbrojtëse në rrugë. Pa insekte “armik” në këtë kontinent, kaktusi filloi të zgjerohet në mënyrë të stërmadhe. Alarmi u vu kur kaktusi mbuluoi rnjë rajon të gjatë dhe të gjerë sa Anglia, duke i shtyrë banorët nga qytetet dhe fshatrat, dhe duke shkatërruar fermat e tyre. Në kërkim të mbrojtjes specialistët shëtitën tërë botën. Në fund u paraqitën me insektin i cili ushqehet kryesisht me kaktus, dhe nuk ha asgjë tjetër. Gjithashtu ky insekt pa vështirësi mundi të shumëzohej dhe nuk kishte armiq në Australi. Pra, insekti shumë shpejt mbizotëroi kaktusin dhe dëmtuesi u tërhoq.

Ky kontroll dhe kjo barazpeshë në përgjithësi është e siguruar. Përse insektet, që shumëzohen me shpejtësi të madhe nuk dominojnë në Tokë? Për arsye se ata nuk kanë mushkëri si njerëzit, ato frymojnë nëpërmes gypave. Sepse, pasi rriten innsektet, gypat e tyre nuk zhvillohen paralelisht me rritjen e trupit të tyre. Sikur ky kontroll mbi zhvillimin e tyre trupor nuk do të ishte siguruar, njeriu nuk do të mund të ekzistonte. Imagjinoni takimin me një insekt të madh sa luani.

E shtata: Fakti që njeriu kultivon në vete idenë për Zotin është argument unikal.  

Koncepti i Hyjnisë buron nga aftësia që Zoti i ka dhuruar njeriut, të cilën nuk e fitojmë nga bota jonë – aftësi që e quajmë imagjinatë. Me fuqinë e kësaj aftësie, njeriu dhe vetëm njeriu është në gjendje të gjejë argument për gjërat që nuk i sheh. Panorama që kjo fuqi zbulon është e pakufishme. Gjithsesi, sa më shumë përsoset njeriu, aq më shumë imagjinata bëhet realitet shpirtëror.

Përktheu dhe përshtati: Muamer Neimarlia
Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Copyright © 2026 - Shoqata V.H.K Istanbul | Ndalohet përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj faqeje pa leje dhe autorizim