Shpallja kuranore dhe synimi i saj - Mirësia Islame

Shpallja kuranore dhe synimi i saj

DëgjoArtikullin Kurani, është emri i librit dërguar profetit te fundit Muhammedit (s.a.s) nëpërmjet shpalljes hyjnore. Kuptimi gjuhësor i fjales Kuran është lexoj, lexoj vazhdimisht, mesoj permendësh. Nëse do i bashkonim kuptimin gjuhësor si dhe atë fetar, mund të themi se…


Publikuar:

Dëgjo
Artikullin

Kurani, është emri i librit dërguar profetit te fundit Muhammedit (s.a.s) nëpërmjet shpalljes hyjnore. Kuptimi gjuhësor i fjales Kuran është lexoj, lexoj vazhdimisht, mesoj permendësh. Nëse do i bashkonim kuptimin gjuhësor si dhe atë fetar, mund të themi se Kurani është libri i shenjtë i muslimanëve të cilin duhet ta lexojnë vazhdimisht.

Allahu Teala është zotëruesi i dijes, dëshires (irades) dhe fuqisë. Me fuqinë e Tij (xh.sh.) të pafundme ben ç’fare dëshiron. Kur dëshiron të lajmërojë robërit e Tij (xh.sh.) me ndonjë urdhër, këshillë apo udhëzim, me anë të një lajmëtari qiellor (meleku) ia shpjegon te gjitha ato një të dërguari në formë njeriu (profeti). Kjo nuk është as e vështirë as e pamundur për Krijuesin e gjithësise. Padyshim Allahu Teala është përtej kufijeve gjuhësor. Sepse gjuhët i perkasin njerëzve. Në një mënyre komplet metaforike gjuhën e vahjit (shpalljes) mund ta shpjegojmë më një shembull te tille:”Pejgamberët janë si llamba, kurse vahji si rryma elektrike. Kur rryma elektrike arrin tek llamba ajo jep dritë sipas ngjyres së saj[1].

Në lidhje me kumtimin (teblig) e vahjit, në Kuranin e shenjtë thuhet kështu:”Ne asnjë të dërguar nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit te vet…”[2]. Sikurse shikohet në ajet, gjuha është përvetësuar me popullin. Keshtu që gjuha është diçka sociale dhe i përket vetëm rracës njerëzore. Kurse në lidhje me shpalljen hyjnore dërguar profetëve hasim në shprehje të tilla si:”ruhan min emrina[3] (shpirt nga ana Jone)” dhe “nur[4] (dritë)” nga të cilat kuptohet se vahji është shpirt dhe dritë nga Allahu (xh.sh.). Duhet të dimë se shprehje te tilla si “kelamu-llah, vahju’l-matluvv dhe kelam el-kadim” nuk janë në kuptimin e gjuhës apo e të folurës njerëzore, por në një kuptim me veçori shumë më të lartë se ato. Ndryshimi ne mes gjuhës së Allahut të Lartesuar dhe gjuhëve të tjera është si ndryshimi në mes Allahut dhe krijesave të Tij. Vahji, larg nga “harf, lafdh, saët” dmth, larg nga shkronjat, fjalet apo zerat eshte forma e fjalive qe del nga goja e Profeteve te Allahut (xh.sh.).

Shkrimi i Kuranit është urdhëruar nga vetë i Derguari i Allahut (s.a.s) gjatë periudhës 23 vjecare në të cilën zbriste në formën e ajeteve ose surve. Profeti (s.a.s.) ua mësonte vargjet kuranore sahabeve dhë nëse shikohej e nevojshme i korigjonte ata. Vargjet që zbrisnin mësoheshin menjëherë nga një numer i madh sahabesh. Kryesisht, çdo muslimani që të kryejë faljen e namazit, i duhet të këndojë përmendësh një pjesë nga Kurani. Gjatë kohës që Profeti (s.a.s.) ishte gjallë kishte me qindra hafiza që e kishin mësuar Kuranin të tërin përmendesh. Menjëhere pas ndërrimit jetë të të Dërguarit të Allahut (s.a.s), në kohën e Ebu Bekrit (r.a), vargjet kuranore të shkruara do te mblidhen dhe do u jepet forma e Kuranit që gjindet sot. Kështu që nuk u la asnjë mundësi që Kurani të harrohej apo të humbiste.

Kurani është i vetmi libër hyjnor i trashëguar si amanet i shenjtë brez pas brezi deri në ditët e sotme i cili posedon një garanci të dyfishtë, shkrimi dhe mësimi përmendësh. Një veçori të tillë në mes librave të tjerë të shenjtë nuk e ka asnjë përveç Kuranit. Pra, Kurani që kemi sot në dorë është vazhdimi i pashkëputur i kopjes origjinale e cila u urdhërua të shkruhej nga vetë i Derguari i Allahut (s.a.s.). Kurse Tevrati (Torah) dhe İnxhilët (Biblat) e sotëm nuk kanë arritur ta ruajnë origjinalitetin e kopjeve të tyre te para. Kjo është një e vërtetë e pranuar edhe nga vetë çifutët dhe kristianët sot.  Referenca?

Përsa i përket “kiraat-it” dhe “ta’lim-it” – dy metoda të veçanta këto për leximin e Kuranit – mund të thuhet padyshim se që nga koha e Profetit (s.a.s.) e deri sot janë ruajtur dhe zbatuar me kujdes pa asnjë ndryshim. Çdo mësues (muallim) kur e gradon nxënësin e tij në lidhje me këndimin e Kuranit, në fillim i tregon nxënësit se çdo gjë ia ka mësuar të njejtë pa asnje ndryshim, sikurse e ka marrë nga mësuesi i tij. Më pas i tregon atij zinxhirin nga nxënësi tek mësuesi brez pas brezi duke shkuar mbrapa deri tek Pejgamberi (s.a.s.).

Doktori dhe shkencëtari i njohur francez Prof. Dr. Maurice Bucaille – i cili ka terhequr vëmendje të madhe me veprën “Studime mbi librat e shenjtë hyjnorë nën dritën e pervojës shkencore moderne” – tregon në librin tjetër të tij botuar me titullin “Tevrati, Kurani dhe Shkenca” se ruajtja e Kuranit në formën origjinale ka rëndësi të madhe nga ana fetare dhe se nuk duhet të nënvlerësohet. Duhet të sqarojmë se gjatë punimeve të tij shkrimtari ka parë epërsinë që gëzon Kurani kundrejt librave të tjërë të shenjtë dhe duke pranuar İslamin është bërë musliman.

Kurani nuk mjaftohet vetem me dhënjen e njohurive dhe urdhëresave. Duke i persëritur herë pas here temat e rëndësishme, mundohet ta bindi lexuesin dhe ta bejë atë zotërues te imanit (besimit). Kurani i shenjtë përbëhet nga 114 sure nga të cilat më e gjata është 286 ajete, kurse më e shkurtra 3 ajete. Në lidhje me numrin e ajeteve të Kuranit, për shkak të mënyrave të ndryshme që janë përdorur në numërimin e tyre ka mendime te ndryshme, por mendimi i përgjithshëm është se Kurani përbëhet nga 6666 ajete.

Dijetarët kanë rënë në një mendim se vargjet e para që kanë filluar të zbresin nga Kurani i Shenjtë janë 5 vargjet e para të sures Alak. Në ajetet kuranore dhe në hadithet e transmetuara gjejmë argumente se këto vargje filluan të zbrisnin në pjesën e fundit të natës pak para kohës së fexhrit (sabahut) dmth ne kohen e sefyrit, në muajin e Ramazanit dhe pikërisht në natën e Kadrit. Argument për këtë mund të përmendim këto dy ajete: “Ëe-lejli idha asase, ëes-subhi idha teneffese” (Pasha natën kur ajo ja beh me errësirë, pasha agimin kur ai shkrep).

Këto janë 5 ajetet e para që atë natë filluan ti zbresin të Dërguarit të Allahut (s.a.s) në shpellën Hira:

“Lexo, me emrin e Zotit tënd i cili krijoi (çdo gjë).

Krijoi njeriun prej një gjaku te ngjizur (në mitrën e nënës).

Lexo se Zoti yt është më bujari.

Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë.

İ mësoi njeriut atë që nuk e dinte”.

Sikurse shikohet, shpallja e parë urdhëron që të lexohet dhe mësohet, urdhëron që njeriu të pajiset me dituri. Pajisja me dituri numërohet pothuajse e barabartë dhe po aq e rëndësishme sa vetë krijimi i njeriut. Këtë fakt Kurani e paraqet si një domosdoshmëri e krijimit njerëzor dhe si nje kusht baze e të qenit “insan” (njeri).

Në të vërtetë Kurani herë pas here përdor edhe termin “besher”, por në mes të termit “besher” dhe atij “insan” ka shumë ndryshime dhe që të dy janë përdorur për të shprehur qëllime të ndryshme. Përfundimi që del nga ajetet të cilët flasin për këtë temë është se: besher do të thotë një specje e veçantë që mbart mbi vete cilesi të veçanta ne mes të gjallesave të tjera. Kurse insan është gjendja e përparuar e krijesës “njeri” që lind në formën e thjeshte umane dhe duke mësuar ajo pajiset me dituri dhe fiton nje përbërje kulturore. Kjo çështje sqarohet gjithashtu në ajetet 30-32 te sures Bakara si dhe ne ajetet e para te sures Rrahman.

Sëfundi mund të thuhet se: synimi kryesor i shpalljes hyjnore e cila u ka ardhur te gjithe pejgamberëve dhe ne veçanti vahji kuranor qe i ka zbritur Pejgamberit te fundit Muhammedit (s.a.s.), është ndriçimi i mendjes së njeriut me anë të dritës së shpalljes dhe t’i japi kësaj krijese formën njerëzore ashtu siç e meriton.

Luan Ahmeti


[1] M. Hamidullah, İslam’a Giriş f. 27.

[2] Suretu İbrahim, ajeti 4,

[3] Suretu Shura, ajeti 52,

[4] Suretu et-Tegabun, ajeti 8.

Copyright © 2026 - Shoqata V.H.K Istanbul | Ndalohet përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj faqeje pa leje dhe autorizim