Nuk ka ndërmjetës mes Allahut dhe robit
Dijetarët Islamë kanë thënë: “Rrugët që të çojnë tek Allahu janë po aq të shumta sa numri i frymëmarrjeve të të gjitha krijesave.” D.m.th, çdonjëri është i lirë të lidhet me Allahun drejtpërdrejt. Çdonjëri, duke adhuruar, duke bërë dua, mbështetet…
Publikuar:

Dijetarët Islamë kanë thënë: “Rrugët që të çojnë tek Allahu janë po aq të shumta sa numri i frymëmarrjeve të të gjitha krijesave.”
D.m.th, çdonjëri është i lirë të lidhet me Allahun drejtpërdrejt. Çdonjëri, duke adhuruar, duke bërë dua, mbështetet tek Allahu dhe kërkon falje prej Tij. Është i sigurt se do ta gjejë Atë përballë vetes, n.q.s ai drejtohet për tek Ai me zemër.
Allahu kërkon prej robit të Tij të bëjë sa më shumë dua dhe pendesë. Meqenëse mëshira e Tij është shumë e madhe dhe e gjerë, Ai i lajmëron njerëzit se duke ia pranuar duatë, do t’i falë dhe gabimet apo gjynahet e kryera, sepse vetëm Allahu mund të pranojë duatë dhe mund të falë gjynahet.
Asnjë krijesë nuk mund të ketë aftësitë e Allahut. Të mendosh se aftësitë apo cilësitë e Allahut gjenden edhe tek krijesat e tjera, do të thotë që t’i bësh shirk Atij.
Në Islam, për të bërë dua, pendim dhe adhurim nuk është e domosdoshme për prania e një kleriku. Çdo mysliman duhet të gjejë dije fetare aq sa t’i mjaftojë për veten e vet. Kur myslimanët mblidhen të gjithë së bashku për të falur namaz, atëherë prej tyre zgjedhin atë që ka më shumë dije dhe që është më i devotshmi për t’i drejtuar në namaz (imam).
Detyra e dijetarëve islamë është t’u mësojë njerëzve parimet fetare duke u dhënë atyre ligjërata dhe këshilla të shumta. Dijetarët nuk kanë mundësi apo detyra të tilla si të pranojnë duatë, apo të falin gjynahet, sepse ata nuk janë ndërmjetës midis Allahut dhe robit.
Ndërmjetësimi midis Allahut dhe robit ka filluar duke i nxitur njerëzit që të adhurojnë statuja dhe mushrikët kanë thënë se i bënin adhurim statujave vetëm për t’u afruar me Zotin.Por me kalimin e kohës kjo bëri që të fillonin dhe të hyjnizonin edhe krijesa të tjera midis tyre.

