Islami i jep përparësi fesë dhe lirisë së ndërgjegjes - Mirësia Islame

Islami i jep përparësi fesë dhe lirisë së ndërgjegjes

Allahu xh.sh i ka krijuar njerëzit të lirë dhe të vetëdijshëm për të mirën dhe të keqen, por kurrë nuk ndërhyn në lirinë e zgjedhjes së tyre. Çdokush është lënë i lirë në zgjedhjet e tij dhe për këtë arsye…


Publikuar:

Allahu xh.sh i ka krijuar njerëzit të lirë dhe të vetëdijshëm për të mirën dhe të keqen, por kurrë nuk ndërhyn në lirinë e zgjedhjes së tyre.

Çdokush është lënë i lirë në zgjedhjet e tij dhe për këtë arsye ka përgjegjësi për veprat e tij.

Allahu xh.sh në Kuranin Famëlartë thotë:

“Sikur të kishte dashur Zoti yt, do i besonte gjithçka ç’ka në tokë. Ati do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë ?” (Junus, 99)

“E ti thuaj: E vërteta është nga Zoti juaj, kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë.” (Kehf, 29)

“Nëse ju nuk e besoni, Allahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet dhe nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju.” (Zumer, 7)

Në kohën e xhahilijetit (injorancës), gratë arabe betoheshin me njëra-tjetrën se “nëse fëmija im do të jetojë, unë do ta bëj çifut.”

Në kohën kur fisi Beni Nadir po dëbohej nga Medineja, pasi kishin prishur marrëveshjen me të dërguarin e Allahut a.s, në mesin e tyre kishte edhe prej bijve të myslimanëve (që ishin bërë më parë çifutë). Familjet e tyre këmbëngulnin duke thënë se: “Ne nuk i lëmë fëmijët tanë. Do t’i detyrojmë ato të bëhen myslimanë”. Për këtë arsye, zbriti ajeti kuranor “Nuk ka dhunë në fe.”

Islami nuk do që t’i përcjellë principet me anë të detyrimit dhe dhunës. Për këtë arsye qëndron larg çdo metode detyrimi, qoftë edhe në mënyrën e të menduarit.

Për shembull, Islami nuk i ka përdorur mrekullitë si fenomene për të përhapur principet e veta. Edhe nga profeti a.s nuk i ka parapëlqyer shumë mrekullitë dhe gjërat e jashtëzakonshme. Islami, duke qenë se njerëzimi ishte në një epokë zhvillimi, me anë të mrekullisë së Kuranit i bënte thirrje logjikës dhe perceptimit.

Duke përdorur argumente bindëse dhe ligje të pranuara logjikisht, bëri të mundur lidhjen e njeriut me fenë. Për këtë arsye nuk është përdorur metoda e detyrimit material për përcjelljen e fesë.

Historiani anglez Philip Marshall Brown thotë:

“Turqit, duke arritur me sukses të madh fitore të mëdha mbi disa shtete, mundën të përcjellin zakonet dhe traditat e tyre tek ata, por edhe ishin tepër bujar dhe modest në njohjen e të drejtave të tyre.

Copyright © 2026 - Shoqata V.H.K Istanbul | Ndalohet përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj faqeje pa leje dhe autorizim