Islami i jep rëndësi bashkimit dhe mirëkuptimit shoqëror
Njeriu është i krijuar si një qenie shoqërore. Kurrsesi nuk mund të jetojë i vetëm. Medoemos e ka të nevojshme lidhjen dhe komunikimin me njerëz të tjerë. Përveç kësaj, njeriu duke qene se është një krijesë e dobët, e ka…
Publikuar:

Njeriu është i krijuar si një qenie shoqërore. Kurrsesi nuk mund të jetojë i vetëm. Medoemos e ka të nevojshme lidhjen dhe komunikimin me njerëz të tjerë. Përveç kësaj, njeriu duke qene se është një krijesë e dobët, e ka të pamundur t’u përballojë të gjitha vështirësive i vetëm. Për këtë arsye njerëzit duhet të jetojnë së bashku, të ndihmojnë njëri-tjetrin si dhe ta bëjnë adhurimin e krijuesit të tyre bashkërisht.
Profeti a.s. ka thënë:
“Ndihma e Allahut është në bashkimin e xhematit. Kush ndahet prej xhematit, ka hyrë drejt rrugës së xhehenemit.” (Tirmidhi, Fiten, 7/2167)
“Xhemati, bashkimi është mëshirë, ndërsa ndarja ndëshkim.” (Ahmed ibn Hanbel, IV,278)
Islami urdhëron namazin me xhemat, namazin e xhumasë, namazet e bajrameve, haxhin, zeqatin, therjen e kurbanit,si dhe disa interesime apo afërsi njerëzore, si: marrja pjesë në ceremoni mortore, dasma, vizitimi i të sëmurëve, ruajtja e marrëdhënieve farefisnore, ndihmesa ndaj më të dobëtve. Nga secila pikë vihet re qartë thirrja për një shoqëri të bashkuar.
Natyrisht që brenda kësaj shoqërie mund të lindin edhe disa shqetësime. Për t’i përballuar të gjitha këto, patjetër që kërkohet herë pas here edhe sakrificë. Islami i premton shumë mirësi atij që e përballon me sukses këtë sprovë.
Profeti a.s. që posedonte një edukatë dhe moral të lartë shpesh herë vihej në pozitë nga njerëz të rëndë dhe të pakuptueshëm, por kurrë nuk i thyente ato me fjalë të rënda dhe sillej mirë me të gjithë.
Njëherë xhaxhai i tij Abasi r.a me keqardhje i thotë:
“O i dërguar i Allahut! Vërej se njerëzit po të bëjnë të vuash, me pluhurin e ngritur po të shqetësojnë. Sikur të gjeni një vend të veçantë me hije dhe t’u flisni njerëzve prej aty?!”
Ndërsa zotëria ynë (a.s.) i dërguar mëshirë për botët tha:
-Jo! Derisa Allahu të ma marrë shpirtin do të jem në mesin e tyre pa asnjë hezitim. Le të shkelin mbi këpucët e mia dhe të më tërheqin nga rrobat, unë nuk shqetësohem nga pluhuri i ngritur prej tyre!”
Profeti a.s duke këshilluar umetin e tij ka thënë:
“Myslimani që futet në mesin e njerëzve dhe interesohet për shqetësimet e tyre, është më i mirë se ai që qëndron indiferent.” (Tirmidhi, Kiamet, 55/2507)
Islami duke i urdhëruar njerëzit për të punuar për sigurimin e riskut, martesës dhe të qenit prind, faljes, bujarinë, vlerësimin e kohës, të bëje thirrje për afrimin nga e mira dhe largimin nga e keqja, ruajtjen e mallit, nderit, jetës, fisit e vendit të tij, i fton njerëzit drejt një jete të gjallë dhe të mbushur me aktivitete sociale.
Duke gdhendur mirë në mendjen e çdokujt konceptin “kush bën një të mirë sa grimca atë do ta gjejë dhe kush bën një të keqe sa grimca përsëri do ta gjejë”45 Islami na bën thirrje të jemi tepër të kujdesshëm.
Mbas hyrjes së tij në, Islam Karl Forbes thotë:
“Sikur unë të mos isha mysliman dhe ta shikoja temën në aspektin social, jam i bindur se asnjë qytetërim apo shoqëri nuk do të themelohej më mirë se Islami.

