Islami i jep njeriut vlerat më sublime
Ndër gjithë krijesat Islami i jep njeriut një vlerë dhe nderim të veçantë. Në Kuranin Famëlartë urdhërohet: “Ne e krijuam njeriun në formën më të përsosur.” (Tin, 4)“Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në…
Publikuar:

Ndër gjithë krijesat Islami i jep njeriut një vlerë dhe nderim të veçantë.
Në Kuranin Famëlartë urdhërohet:
“Ne e krijuam njeriun në formën më të përsosur.” (Tin, 4)“Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata ndaj shumicës së krijesave që Ne krijuam.” (Isra, 70)
Një ditë, përpara profetit a.s kaloi një xhenaze dhe ai u ngrit menjëherë në këmbë.
Sahabet i thanë:
– O i dërguar i Allahut! Ajo që kaloi ishte xhenazja e një çifuti!…”
Profeti a.s u përgjigj:
– A nuk është edhe ai njeri? (Buhari, Xhenaiz, 50; Muslim, Xhenaiz, 81)
Siç vihet re i dërguari Allahut a.s është ngritur në këmbë në shenjë respekti për njeriun që është krijuar me një përsosmëri të madhe nga Allahu xh.sh. Përveç nderit dhe respektit që tregohet ndaj të gjallit, edhe të vdekurit nuk janë lënë pas nga ky respekt.
Na tregohet nga Jala bin Murre r.a:
“Kam marrë shpesh herë pjesë në udhëtime me të dërguarin e Allahut a.s. Sa herë që rastisnim në një xhenaze, urdhëronte që të varrosej menjëherë, pa pyetur se ishte mysliman apo jo.” (Hakim, I, 526/1374)
Sa e rëndësishme dhe e vlefshme duhet të jetë jeta dhe shpirti i njeriut, përderisa respektohet kaq shumë edhe pas vdekjes!
Në Kuranin Famëlartë urdhërohet:
“Kush e vret një njeri (pa të drejtë), që nuk ka vrarë askënd dhe që nuk ka bërë asnjë shkatërrim në tokë, atëherë është sikur t’i kishte mbytur të gjithë njerëzit. E kush bëhet shkak për shpëtimin e tij, është njësoj si t’i kishte shpëtuar të gjithë njerëzit…” (Maide, 32)
Për këtë arsye është ndaluar rreptësisht vrasja e dikujt apo vetëvrasja. Për to ka ndëshkim shumë të rëndë.47Përveç nderit dhe vlerës që Islami i jep njeriut, e ka përgëzuar atë me të drejta të përshtatshme me nderin dhe karakterin e tij. Për çdo njeri i cili posedon cilësitë e Ademijetit (njerëzores), dijetarët e sheriatit Islam kanë rënë në ujdi se asnjëherë nuk ka dallim midis njerëzve për fenë, racën, krahinën, kombin dhe gjininë që ato përfaqësojnë.

