Shoqëria e sinqertë
DëgjoArtikullin Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit absolut te gjithësisë, paqja, mëshira e Allahut qoftë mbi profetin Muhamed (a.s), mbi mbarë shokët e tij dhe gjithë besimtarëvë që ndjekin rrugën e këtij profeti deri në Ditën e Gjykimit. Shumë shoqëri, ndoshta të…
Publikuar:

Dëgjo
Artikullin
Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit absolut te gjithësisë, paqja, mëshira e Allahut qoftë mbi profetin Muhamed (a.s), mbi mbarë shokët e tij dhe gjithë besimtarëvë që ndjekin rrugën e këtij profeti deri në Ditën e Gjykimit.
Shumë shoqëri, ndoshta të gjithë shoqëritë që kanë ekzistuar më parë, ato që ekzistojnë aktualisht dhe do të ekzistojnë deri në ditën e llogarisë ndërtohen nga baza të fuqishmë kuptimore si dhe nga lidhjet farefisnore.
Ajeti Kur’anor thotë: ”O ju njerëz frikësojuni Krijuesit tuaj i cili ju krijoi nga një nefs (njeri) i vetëm dhe nga ky njeri krijoi bashkëshorten e tij, e nga ky çift lindën burra dhe gra të shumtë, kijeni frikë Allahun me emrin e të cilit përbetoheni dhe ruani lidhjet farefisnore. Me të vërtëte Allahu është kontrollues, vëzhgues mbi ju“.
Allahu na urdheron që të ruajmë lidhjetfarefisnore, ku çdo gjë na është qartësuar nga Kur’ani Famëlartë. Krijimi i njerëzisë nga çifti mashkull femër është një argument bindës, por vijon më pas me ndarjen në fise e popuj për tu njohur, njohja më e veflefshme është devotshmëria tek Allahu.
Zgjedhja e shokëve është obligim fetar, nëse fillon, dhe plotësohet është e pranueshme tek Allahu dhe jep bereqet në këtë përzgjedhje.
Nëse i referohemi ajetit Kuran’or “Atë ditë miqtë e ngushte janë armiq përveç besimtarëve të devotshëm” (Zuhruf, 67).
Hadithi profetik thotë: ”Besimtari i cili qëndron në marrëdhënie me njerëzit dhe ndjek shqetësimet e tyre është më i mirë se besimtari i cili nuk shoqërohet me njerëz dhe nuk ndjek shqetësimët e tyre”
Kuptimi i këtij hadithi është : secili njeri ka nevojë që të bashkëpunojë, të jetojë me njerëz, të prokupohet me hallet dhe shqetësimet e njëri-tjetrit derisa Zoti të japë mirësi, begati dhe bereqet në kohë dhe në vëllazëri.
Si mund të ndikojë shoqëria e mirë në zbutjen e zemrave dhe çfarë mënyre duhet të ndjekim?
Zgjidhe shokun më të mirë se veten. Të kesh gjithmonë një model është ëmbëlsia e kësaj jete, ku sahabët Zoti qoftë I kënaqur me to, kishin shembullin më të mirë, të gjalle, autentik mes tyre profetin Muhamed a.s. po ne sot si duhet të veprojmë që jemi shume gjenerata pas këtij brezi të ndritur?
Të ndikosh tek dikush tjetër apo të ndikohehesh nga dikush, hapi i parë është të njohësh tjetrin. S’ka dyshim se çdo njeri që Allahu e ka krijuar I ka dhënë atij patjetër cilësi dhe virtyte të larta. Gjithë problem qëndron a jemi në gjendje që ne të zbulojme keto virtyte që do t’i emëroj “emërues i përbashkët” i cili është Imani që Allahu e ka krijuar njeriun në natyrshmërinë e paster “el fitrah selime”.
Pas kësaj shoqëroje këdo se do të gjesh patjetër që ty të intereson qoftë sinqeritet, zgjuarsi, mprehtësi apo talent në një fushë të veçantë.
Këtu fillon beteja e vërtetë mes tre palëve nefsi, ngacmimet e shejtanit, forca e imanit. Po cili mund të jetë shoku më i mirë, më i sinqertë me ty ? Shokët janë tre grupe njerëzish:
Grupi i parë, janë ata që i binden Zotit të Madhëruar dhe janë të lidhur me Të.
Grupi i dytë, janë gjynahqarët që veprojnë të gjitha të këqijat.
Grupi i tretë, të shkujdesurit të cilët nuk bejne pjesë në këtë grup as të parët dhe as të dytët.
Sa i përket grupit të parë, nuk nënkuptojmë që ato shokë të rrijnë gjithë ditën në xhamipa asnjë lloj kontakti me botën e jashtme, botën reale, ato janë si gjithë të tjerët punojnë, dalin ne tregje, vishen dëfrehen etj,. Lidhja jote me këtë grup duhet të tjetë shumë e fortë dhe mos t’i lësh, pasi shpëtimi yt varet nga ky grup shokësh. Me grupin e dytë mundohu sa më pak lidhje ose t’i shkëpusësh fare lidhjet me to, por mos harro se ato kanë nevojë per ty .
Lidhjet tua me grupin e tretë të jenë vetëm në atë formë që ti mendon se mund të ndikosh për mirë tek ato. Ki shumë kujdes që të të mos tërheqin zvarë në shoqërinë e tyre. Fjala e urtë popullore “më thuaj me ke rri, të të them se cili je.”
Ka një domethënie të saktë. Le ti kthehemi historisë profetike e cila flet mbi shoqërinë:
“Atë njeri që Zoti ia do të mirën, i jep nje shok të mirë. Nëse harron diçka ja kujton dhe kur e kujton ndihmon”.
“Nu ka gjë më të mirë pas fesë, imanit se sa një shok i mirë”
Hadithi i parë profetik kur profeti arriti në Medine, është: “Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni dhe nuk do të besoni derisa të doni njëri tjetrin. A t’ju tregoj diçka, të cilën nëse do ta veproni, do ta doni njëri-tjetrin? Jepni selam njëri – tjetrit”.
Imam Gazaliu (Allahu e mëshiroftë) thotë nëse dy shokë kanë shkallë të ndryshme në xhenet, njëri më lart se tjetri, ai që është më lart ka mundësi të tërheqë, pranë vetes edhe shokun që ka pasur në këtë botë. Kur e pyetën se ku e bazon këtë gjë përmendi ajetin Kuran’or “Ata që besuan dhe pasardhësit e tyre ishin me besim, pasardhësit do t’i bashkojmë me ta dhe nuk do t’u pakësojmë asgjë.” (Tur,21). Pasardhësit janë si nga gjaku ashtu dhe besimi, madje vëllazëria nga besimi është shumë herë më e fuqishme se vëllazëria nga gjaku.
Një ngarje tjetër që trondit besimin është: Një herë Ebu Xhehli kishte dalë për tregti nga Meka, dhe shoku tij i ngushtë Ukba Bin Rebi’a kishte dëgjuar shumë për Islamin dhe profetin Muhamed a.s, ishte ndikuar aq shumë sa që vendosi të shkonte pranë profetit të deklaronte dëshminë e besimit. Gjatë rrugës për tek Profeti u takua me Ebu Xhehlin i cili kthehej nga udhëtimi. U përshëndetën dhe Ukba bin Rebi’a i tregoi se kishte marrë vendimin për tu bërë musliman, çfarë i tha Ebu Xhehli?
Nëse shkon tek ai dhe nuk e pështyn në fytyrë nuk je më shoku im, dhe mos më dil para syve. Ukba u mendua por zgjodhi shoqërinë e vjetër dhe u nis për të pështyer Profetin a.s. ashtu siç i tha shoku i vjetër. Sa keq ndikoi ai shok i keq e tërhoqi drejt kufrit kur kishte rastin më të mirë për tu bërë besimtar.
Ditën e Kijametit kur njerëzit do të largohen nga edhe nga njerëzit më të afërm në këtë botë shokët më shoqëri të sinqertë të cilët deshën njëri-tjetrin për hatër të Allahut, do të jenë bashkë, të kapur fort pas njëri- tjetrit.
Një ditë Profeti a.s doli para sahabëve në xhami dhe thirri Ebu Bekrin dhe Umerin, Ebu Bekri në të djathtë dhe Umeri në të majtën e tij. Profeti a.s. i kapi të dy për supeve dhe tha: “Kështu do te jemi të kapur njeri me tjetrin Ditën e Kijametit” Po ti o i dashur vëlla dhe ti e nderuar motër më kë dëshiron të jesh kapur atë ditë? Profeti a.s. na mëson që nëse dikush shpreh dashurinë e tij për hatër të Allahut, ne i kthejmë përgjigjen me fjalët më të bukura : Të dashtë Zoti i cili më ke dashur për hatër të Tij.

