Armiqësi e orientalistëve ndaj Muhamedit (a.s.) - Mirësia Islame

Armiqësi e orientalistëve ndaj Muhamedit (a.s.)

Mr. Abdylkadër Durguti Armiqësia ndaj Muhamedit (a.s.)është një përpjekje e vazhdueshme shekuj me radhë nga punimet e Orientalistëve Perëndimor. Qëllimet e fyerjeve ndaj Muhamedit (a.s.) në mënyrë intelektuale nga orientalistët, dhe në mënyrë ushtarake nëpërmjet kryqëzatave koloniale është interpretimi i…


Publikuar:

Mr. Abdylkadër Durguti

Armiqësia ndaj Muhamedit (a.s.)është një përpjekje e vazhdueshme shekuj me radhë nga punimet e Orientalistëve Perëndimor. Qëllimet e fyerjeve ndaj Muhamedit (a.s.) në mënyrë intelektuale nga orientalistët, dhe në mënyrë ushtarake nëpërmjet kryqëzatave koloniale është interpretimi i islamit si fé statike e ngurtë, që nuk mund ti përgjigjet ndryshimeve të kohës, një teori e cilat nuk mund të futen assesi në praktik dhe njëfé me jurisprudencë vetëm me vlera abstrakte dhe mendime utopike të shënuara mbi një libër. Ky ishte sulmi drejtpërdrejte me metoda fyese sepse Muhamedi(a.s.) mesazhin Islam Kur’anine barti nga gjendja abstrakte në konkrete, në një formë të vërtetë për jetën njerëzore.

Që nga shekulli XVIII në Perëndim  filluan punimet  ndaj jetës së Muhamedit(a.s.) duke ndryshuar dukshëm qëndrimintradicional gjoja të paanshme në bazat e shkencës. Duhet pranuar se në shekullin XIX. filluan punimet të hatashme dhe të mundimshme në Historinë Islame nga ana e ReinhartDozyit (1820-1883),WilliamMuirit (1819-1905) dhe shumë orientalist të tjerë. Prej të cilëve është hapur një dritare e re e urrejtjes ndaj Muhamedit (a.s.), Islamit dhe Lindjes.[1]

 Veprat e WilliamMuiritJeta e Muhameditdhe Kalifati, ngritja e tij, tatëpjeta dhe rënia e tij ende sot në perëndim llogariten si veprat e besueshme studimore, ku në përmbledhjen e tyre autori thotë se: “shpata e Muhamedit dhe Kur’ani janë armiqtë më kokëngjeshur të Qytetërimit, Lirisë dhe së Vërtetës që ka njohur bota deri më sot”.[2]

Realisht kjo dritare është hapur nga intelektualët orientalist por para kësaj fryti kryesor i kësaj influence fillo që nga mesi i shekullit XI me fillim e luftërave të kryqëzatës kur kreu i fesë krishtere Papa Urnabi II-të në Sicili të Spanjës për gjeth Evropën Perëndimore “Islami është emëruar kryearmiku i Krishterimit”, dhe e gjithë Evropa është mobilizuar për të luftuar Islamin. Viti 1096-97 është viti i fillimit të luftëravetë kryqëzatave ku daton edhe fillimin earmiqësisë perëndimore ndaj Islamit.[3]Për qëllimin e devijimit të imazhit Islam dhe shenjtërisë së Profetit (a.s.) në këtë mënyrë, mësojmë nga një orientalist i matur dhe i përmbajtur ndaj mësimeve Islame pikërisht nga W. MontgomeryWatti cili thotë se Islamit i është dhen imazh i dhunës për këto qëllime:

1. Qëllimisht për të fshehur të vërtetat e fesë Islame,

2. Imazhi për Islamin si fe agresive, e dhunës dhe e shpatës,

3. Islami fe e ngathtë në aspektet morale dhe jo serioze,

4. Shfaqja e Muhammedisi Dexhxhal.

Watti këtu me plotë të drejtë tërheq vëmendjen se Islami është interpretuar në mënyrë krejtësisht të gabuar.[4]

Gjatë kësaj periudhe kohore orientalistët Perëndimorë bën përpjekjet e mëdha vetëm e vetëm ta paraqesin Muhamedin (a.s.) si një udhëheqës, prijës superior botërorë, ndërsa disa orientalistë të ashtuquajtur më objektiv Muhamedin (a.s.) e cilësuan si njëri me mendime të veçanta ku ndikoi në tërë botën dhe si një trim, hero i drejtë por në asnjë mënyrë jo si Profet apo si i dërguari i Allahut.

Kjo frymë perëndimor pati influencën e saj edhe në botën Islame ku disa nga autorët musliman gjatë punimeve të tyre rreth jetës së Profetit (a.s.) filluan ti lënë pas dore muxhizetkeuni që këto lloj muxhizet dëshmojnë për ngjarjet të jashtëzakonshëm që i ofrohen Profetit (a.s.) për të dëshmuar pejgamberllëkun e tij. Fjala është në vend të muxhizevekevni të vihen gjenia, inteligjenca apo talenti, ku asnjëra prej këtyre nuk i zëvendësojnë muxhizet. Sepse nëpërmjet zhveshjes nga këto lloj muxhizeve aludohet edhe zhveshjen nga pejgamberllëku. Shembulli tipik i kësaj është AbbasMahmudel-Akkad me veprën e tij AbkarijjetuMuhammed, ku Profeti (a.s.) parashtrohet si një trim, hero, inteligjent, udhëheqës i madh por pa ndërhyrë në çështje të Nubuvvetit, shpalljes, besimit, moralit, etikës etj.Këto lloj tentativa të kryera nga orientalistët perëndimorë, shkaktojnë dëmin e moskuptimit të misionit dhe në veçanti shenjtërisë së Muhamedit (a.s.).

Përse orientalistët nuk kuptojnë shenjtërinë e Muhammedit (a.s.)

Prej shkaqeve primare të kësaj çështje është dallimi nga besimi i profecisë krishtere. Nëse shikojmë burimet krishtere vërejmë se kuptimi i profecisë tek krishterët është krejtësisht tjetër nga ajo Islame. Sepse sipas teologjisë krishtere profeti Isa bënë pjesë në trinitetin e zotësisë,me fjalë tjera është hyjnorë, nga ky aspekt plotësisht është në kundërshtim me mësimet Islame. Për krishterët Isai është shembulli prototip i vetmi mistik i cili nuk ndërhynë në punët e dynjasë. Gabimi i orientalistëve krishterë qëndron se vazhdimisht Muhamedin (a.s.) e krahasojnë me Isaun (a.s.) në çështjet e dynjasë, ngase dallimi i Muhammedit (a.s.) nga Isau (a.s.) është si themeluesi i bazave të një shteti.Sepse sipas tyre Muhamedi(a.s.) është një ideolog dhe një themelues i një shteti.  Për këtë gjë te Muhamedi(a.s.) çështjet shpirtëror/mistike nuk gjinden, dhe për këtë shkak as nuk mund të krahasohet Muhamedi (a.s.) me Isaun. Pasoja të këtij mendimit janë besimi në trinitetin, sepse për të qenë udhëzuesi i popullit duhet ose të jetë pjesë e trinitetit (të qenit Zot) ose të jetë engjëj, ngase ishte vetëm predikuesi shpirtëror/mistik, prandaj assesi nuk mund të jete shembull për njerëzit në jetën praktike. Andaj pozita e Isait (a.s.) tek të krishterët e bënë që autorët krishterë dhe orientalistët vështirë ta e kuptojnë prototipin e Muhamedit(a.s.) në jetën morale, shpirtërore dhemistike/fetare.

Kundër gjithë kësaj influence orientalistike disa nga shkencëtarët moderne janë të mendimit se duhet menduar pozitivisht për jetën fetare (mistike) të Muhamedit (a.s.), sepse ekzistojnë raste nga persona të shumtë që dëshmojnë se ai ishte shembulli i jetës fetare. Përveç kësaj Islami shekuj me rrallë ka arrit të edukojë shumë nga personalitete fetare. Madje ata termin Resulullah që rrjedh nga “Resul” në anglisht e përkthejnë “messenger/i dërguar” e përmban një kuptim të sekularizmit në vend tij duhet përdorur termin “prophet/pejgamber”.[5]

Shkaku tjetër i moskuptimit të orientalistëve shenjtërinë e Muhamedit (a.s.) është ndikimi i jetës sekulare në perëndim. Sepse në botën moderne jeta fetare është ndarë nga fusha tjera, kjo lloj ndarje për besimin krishterë nuk është i vështirë ngase vetë misioni i Isaut (a.s.) ishte vetëm si udhëzuesi shpirtëror, jo edhe sistematizuesi i jetës së njeriut. Ndërsa Muhamedi (a.s.) është trajtuar në të kundërtën e kësaj jo si shembull udhërrëfyes i njerëzve në jetën fetar, shpirtërore, devotshmërisë, por vetëm si inteligjent, hero apo këshilltarë i fortë. Sepse shumica e orientalistëve krishterë vështirë e kanë që të kuptojnë suksesin e një individi në çështjen fetare edhe në çështjen shoqërore dhe politike. Ky është edhe një ndër shkaqet kryesore se përse punimet fetare – shpirtërore në botën moderne vazhdimisht janë të neglizhuar. Prandaj nga ky moskuptimi i personalitet të Muhamedit (a.s.) nga autorët perëndimorë bënë që në këtë aspekt literatura perëndimore të mbetet e pa dobishme për tu kuptuar karakteri i Profetit (a.s.).

Një ashtu edhe besimtarët e besimit çifutë vështirë do të kenë të kuptojnë realitetin dhe shenjtërinë e Muhamedit (a.s.). Ngase nga kjo pikë reference vërejmë se trajtimi i Islamit ndaj profetëve dhe trajtimi i çifutëve ndaj profetëve ekziston dallim i madh në mes tyre. Sepse çifutët përveçse që përgënjeshtruan shumë nga profetët ata kohë pas kohe pasi që disa prej tyre i vranë në Kur’an u cilësuan si “vrasësit të profetëve”.Sa herë që ndonjë i dërguar ju sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë.[6]

Ndërsa koncepti i profetëve në Islam është krejtësisht ndryshe nga lartpërmendurave, sepse Islami pa diskriminim në mesin e tyre të gjithë profetët i konsideron të shenjtë. Saqë besimi në shenjtërinë e tyre (Muhamedita.s.) bëri që muslimanët të sakrifikojnë për profetët e tyre. I Dërguari është më i rëndësishëm (i vlefshëm) për besimtarët sesa ata ndaj vetvetes së tyre.[7]Shkaku primarë i kësaj dashurie ndaj profetëve është sepse profetët bartin përgjegjësi për përhapjen të një kumtese të shenjtë, me fjalë tjera në rend të parë janë udhëheqës shpirtërorë të ymmetit të tyre. Prandaj profeti Muhamedi (a.s.) në botën shpirtërore të muslimanëve në ditët e sodit posedon një vend jo edhe aq të rëndomtë. Andaj kur cenohet, fyhet dhe nëpërkëmbet shenjtëria e tij nëpërmjet karikaturave, fotove apo filmave,besimtarët do të  tregojnë zemërimin e tyre. Sepse ai (Muhamedia.s.) për ta është më i dashur sesa familjarët e tyre, fëmijët, gruaja dhe më i dashur sesa vetvetja e tyre. Megjithatë, dashuria ndaj Muhamedit (a.s.) nuk duhet shprehur me dhunë por me dashuri, në veçanti kur bëhet fjalë edhe ndaj provokimeve.


[1]Edward w. Said, Orientalizmi, (prkth. XhevatLloshi), Logos-a, f. 186.

[2]Edward w. Said, Orientalizmi, f. 191

[3]AsafHüseyn, Batının İslamlaKavgazı, (prkth. Mesut Karashahan), Pënar, f. 28-29.

[4]Encyclopedie de l’Islam , Pjesa Mustashrikun, VII,  s.738/ b.

[5]AjhanTekinesh, “Muhamedia.s. nëBotën Moderne”, (prkth. AbdylkadërDurguti), DituriaIslame nr.211, f. 21.

[6]Bekare, 2/87.

[7]Ahzab, 20/6

Copyright © 2026 - Shoqata V.H.K Istanbul | Ndalohet përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj faqeje pa leje dhe autorizim