Kushti i tretë i imanit është besimi te librat e Allahut. Allahu u ka dërguar njerëzve libra me anë të profetëve. Në këto libra njerëzve u janë bërë të ditur urdhrat dhe ndalimet e Allahut, u janë mësuar detyrat fetare që duhet të kryejnë dhe u është treguar rruga që i çon në lumturi në këtë jetë dhe në jetën tjetër.

Myslimanët u besojnë të gjithë librave që u janë dërguar profetëve. Ne besojmë se me përjashtim të Kuranit, të gjithë librat e tjerë hyjnorë të shpa­llur, janë deformuar dhe ndryshuar. Pra, myslimanët nuk besojnë në formën e sotme të këtyre librave, por në versionin origjinal që u qe shpallur profetëve. Kurani është ruajtur me përpikëri, ashtu siç i është shpallur Profetit Muha­med (a.s.) dhe nuk ka pësuar asnjë ndryshim që atëherë deri më sot.

Disa prej librave janë të vegjël, vetëm disa fletë, prandaj atyre u thuhet fletushka (suhuf).

Të tjerët quhen katër librat e mëdhenj.

Fletushkat u janë dërguar këtyre profetëve:

1) 10 fletë dërguar Profetit Adem (a.s.).

2) 50 fletë dërguar Profetit Shit (a.s.).

3) 30 fletë dërguar Profetit Idris (a.s.).

4) 10 fletë dërguar Profetit Ibrahim (a.s.).

Shuma e tyre është gjithsej 100 fletë.

Katër librat e mëdhenj janë:

1) Tevrati, dërguar Profetit Musa (a.s.).

2) Zeburi, dërguar Profetit Davud (a.s.).

3) Inxhili, dërguar Profetit Isa (a.s.).

4) Kurani, dërguar Profetit Muhamed (a.s.).

Share.

Comments are closed.