Çdo qenie e gjallë që jeton mbi sipërfaqen e tokës, e adhuron dhe e madhëron Zotin sipas mënyrës së vet. Namazi është adhurimi bazë i fesë islame që i përmbledh në vetvete të gjitha llojet e adhurimeve që i bëjnë krijesat Zotit të tyre të vetëm. Profeti ynë, Muhamedi (a.s.), e ka quajtur atë “shtylla e Islamit” për shkak se është adhurimi më i rëndësishëm i fesë islame.

Namaz do të thotë të bësh dua, të bekosh. Ai është “miraxhi i besimtarit”, takimi i besimtarit me Zotin e tij. Me anë të namazit dalim përpara Allahut pesë herë në ditë. Tregojmë me sinqeritet robërinë tonë dhe i kujtojmë se jemi nevojtarë të Tij.

Namazi është një shprehje falënderimi ndaj Allahut. Me anë të namazit falënderojmë Allahun për të gjitha mirësitë që na ka dhënë. Tregojmë dashurinë dhe respektin tonë ndaj Tij, pasi namazi është treguesi  më i lartë i respektit.

Namazi është lutja jonë ndaj Allahut, është ndihma që kërkojmë prej Tij dhe përulja për faljen e gabimeve.

Shkurt, namazi është baza e fesë dhe drita e zemrës. Është damari kryesor i jetës shpirtërore. Është adhurimi më i bukur i cili ashtu siç na pastron nga ana materiale na mban të fortë edhe nga ana shpirtërore.

Share.

Leave A Reply