Para ardhjes së profecisë Pejgamberi  nuk kishte drejtuar asnjë betejë, nuk kishte qenë ushtar dhe nuk kishte njohje të organizimit ushtarak. Në zonën ku ai jetoi ekzistonin vetëm ngatërresa mes fisesh. Por pas ardhjes së profecisë ai shpërndau mëshirë madje edhe në luftë. Kështu, përpara luftës së Bedrit, armiku shkoi të kërkonte ujë e Profeti ia dha. Le të krahasojmë këshillat e Pejgamberit  me gjendjen e sotme:

Pejgamberi  ka thënë:

O umeti im! Edhe nëse jeni në luftë:

  • Mos bëni padrejtësi!
  • Mos torturoni!
  • Mos vrisni fëmijë!” (Muslim, Xhihad, 3; Ahmed, V, 352, 358.)

O umeti im! Edhe nëse jeni në luftë mos vrisni:

  • Fëmijët
  • Personat që janë në adhurim në faltoret e tyre (të krishterë, hebre etj.)
  • Gratë
  • Të moshuarit
  • Njerëzit që nuk janë të përfshirë në luftë e që merren me punë të tjera (Veçanërisht)
  • Mos digjni kishat
  • Mos i prisni pemët në rrënjë!” (Ahmed, I, 300; Taberani, Kebir, XI, 224/11562; Buhari, Xhihad, 148; Muslim, Xhihad, 24, 25.)

Këtë qasje e gjejmë edhe tek të parët tanë Osmanët. Ata asnjëherë nuk i bënë padrejtësi jomyslimanëve.

Share.

Leave A Reply