Kur në zemra lëshon rrënjë dashuria ndaj Allahut, stadi shpirtëror i besimtarit kalon në shkallën e zuhdit, pasuria dhe paraja nuk të hyn më në zemër dhe as në sy, por marrin vlerë në masën se sa e plotësojnë ato të qenit mjet për afinitetin hyjnor. Besimtari që kërkon kënaqësinë e Allahut shkon një jetë të thjeshtë dhe pa salltanate duke ditur të mjaftohet vetëm me masën e nevojshme dhe duke kërkuar rrugët se ku mund ta shpenzojë pasurinë e tij.

Brezi i sahabeve që u rrit në klimën e Kuranit dhe sune­tit nuk u dhanë pas luksit dhe salltaneteve megjithëse ata u pasuruan me pasuritë që shkonin drejt Medines si rezultat i ekspeditave zgjeruese të ushtrive muslimane, duke mos e ndërruar mënyrën e tyre të përkorë të jetesës dhe dekorin e thjeshtë të banesave të tyre. Ata përjetuan prehjen shpirtërore të pasurisë së vërtetë dhe mbretërinë e zemrës së kënaqur duke e dhuruar pasurinë që ata meritonin. Konsumi pa kufi, obezitizmi, luksi dhe krekosja me pasuri, që janë sëmundjet më të egra të kohëve tona, përbënin një stil jetese që brezi i sahabeve nuk e patën njohur kurrë, sepse ata jetonin me vetë­dijen se “varri është ndalesa e fundit tek e cila do të shkojnë shpirtërat të nesërmen”.

Rrëfehet se halifi Umer e kryente detyrën e haxhit duke u treguar i kujdesshëm që të mos shpenzonte përmbi nevojat dhe të mjaftohej vetëm me përmbushjen e nevojave personale, në mënyrë që paratë që i tepronin të mund t’i dhuronte si lëmoshë për nevojtarët. Allahu e ka sqaruar me shprehjen “pjesën që mbetet pas përmbushjes së nevojave” masën se kur fillon detyra e dhënies. Prandaj, mund të thuhet se kufiri minimal i bujarisë është dhurimi i asaj që tepron nga pasuria dhe për të cilën nuk kemi nevojë.

Profeti a.s në lidhje me këtë çështje ka thënë:

“O njeri! Të dhurosh si sadaka pasurinë që të tepron pasi të kesh plotësuar nevojat tuaja është në të mirën tënde, mos ta dhurosh atë është në të keqen tënde. Mos harro se dora që dhuron është më e mire se dora që merr.” (Muslim, Zekat, 97)

Kjo do të thotë se duhet pasur parasysh gjatë dhënies së lëmoshës mos tejkalimi i sasisë së “nevojës” në shpenzimet personale, caktimi i kësaj sasie brenda kufijve të pranueshëm dhe mundësia për të përdorur mundësitë materiale që e kalojnë këtë kufi.

Share.

Leave A Reply