I Dërguari i Allahut (s.a.s.) ka shumë emra të bekuar. Më kryesorët prej tyre, sipas pohimit kur’anor, janë Muhammed, që do të thotë i shumëlavdëruar dhe Ahmed, që do të thotë shumë falenderues.

Në Kur’an, emri Muhammed është përmendur katër herë, kurse emri Ahmed, një herë. Kurse në ungjill është përdorur, me të njëjtin kuptim, fjala Faraklit.

Në një hadith, Profeti thotë:

“Unë jam Muhammed dhe Ahmed.

Unë jam Asgjësuesi (Mâhî) me anë të profetësisë së të cilit Allahu do ta shfuqizojë mohimin.

Unë jam Bashkuesi (Hâshir), rreth të cilit do të bashkohen e mblidhen njerëzit ditën e ringjalljes.

Unë jam i Fundmi i Profetëve (Hâtemul Enbijâ), Përmbyllësi (Akib); pas meje s’do të ketë më tjetër profet!” (Buhari, Menakib, 17; Muslim, Fedail, 125)

Emrat dhe atributet e bekuara të të Dërguarit të Allahut janë përmendur në shumë vepra. Rreth dyqind të tillë janë shprehur në veprën me titull “Delaili Hajrat” (Argumentet e Mirësisë). Një pjesë e këtyre emrave dhe atributeve të bekuar që zbukurojnë të shkruar me art murin ballor të Varrit Profetik, janë këto:

Ahmed, Mahmûd, Muhammed, Hâmid, Beshîr, Nedhîr, Burhân, Emîn, Evvel, Âhir, Duhâ, Habîbullâh, Hâdî, Hâtem, Muhtâr, Mustafâ, Mutahhar, Muxhtebâ, Nebî, Nûr, Raûf, Rahîm, Rasûlullâh, Rasûlu’th-Thekalejn, Rahmeten li’l-Âlemîn, Sejjidu’l-Murselîn, Sejjidu’l-Kevnejn, Imâmu’l-Haramejn, Imâmu’l-muttakîn, Shefîu’l-Mudhnibîn, Shems, Tâ-hâ, Ummî, Jâ-sîn…

Share.

Comments are closed.