Fe e natyrshme që nuk bie në kundërshtim me arsyen - Mirësia Islame

Fe e natyrshme që nuk bie në kundërshtim me arsyen

Feja Islame i bën thirrje të gjithë njerëzimit. Parimet kryesore të kësaj feje nuk janë të përkohshme apo të mangëta, ashtu siç janë parimet e një populli, por përbëhen prej parimeve që përfshijnë të gjithë njerëzimin dhe janë formuar sipas…


Publikuar:

Feja Islame i bën thirrje të gjithë njerëzimit. Parimet kryesore të kësaj feje nuk janë të përkohshme apo të mangëta, ashtu siç janë parimet e një populli, por përbëhen prej parimeve që përfshijnë të gjithë njerëzimin dhe janë formuar sipas prirjeve dhe nevojave që kanë njerëzit qëkur janë krijuar.

Kështu themi që Islami është një fe e lindur dhe nuk vjetrohet, pasi parimet besimore të tij janë ndërtuar mbi logjikën dhe mbi të vërtetat që shihen hapur. Prandaj asnjëherë nuk përplasen dhe s’bien në kundërshtim me të vërtetat shkencore.

Kur shqyrtohen adhurimet dhe veprat, do vërehet menjëherë se sa të përshtatshme janë këto ligje për mendjen e njeriut.

Të menduarit e ndan njeriun nga krijesat e tjera, prandaj Kurani ndalon shumë herë mbi të menduarit. Në rreth 750 ajete, Kurani i fton njerëzit të mendojnë dhe të përdorin mendjen e tyre në mënyrën më të mirë.

Jobesimtarët, kur e pyetën profetin: “Na trego një mrekulli që të besojmë Allahun dhe të pranojmë profetësinë tënde”, Allahu nuk e pëlqeu këtë propozim të jobesimtarëve dhe u tha atyre se për të besuar në ekzistencën dhe njësinë e Tij, nuk duhet të kërkojnë mrekulli, por ta besojnë Atë duke shikuar qiellin dhe tokën.

Islami i ka dhënë shumë rëndësi mendjes, prandaj i ka ndaluar të gjitha ato gjëra që ndikojnë keq tek personi, si: pijet alkoolike, droga, etj. Gjithashtu është më e dobishme që njeriu të kalojë pjesën më të madhe të ditës së tij zgjuar dhe jo duke fjetur.

Copyright © 2026 - Shoqata V.H.K Istanbul | Ndalohet përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj faqeje pa leje dhe autorizim