Islami fe universale - Mirësia Islame

Islami fe universale

Islami i fton drejt vetes të gjithë njerëzit dhe xhindet. Çdo njeri, pavarësisht nga fisi, raca, krahina apo gjinia që posedon, mund të jetë mysliman. Në Islam nuk ka asnjë lloj ndarjeje apo dallimi, përveçse në besimtarë dhe jobesimtarë. Allahu…


Publikuar:

Islami i fton drejt vetes të gjithë njerëzit dhe xhindet. Çdo njeri, pavarësisht nga fisi, raca, krahina apo gjinia që posedon, mund të jetë mysliman. Në Islam nuk ka asnjë lloj ndarjeje apo dallimi, përveçse në besimtarë dhe jobesimtarë.

Allahu xh.sh e ka përcjellë mëshirën te të gjitha krijesat mbarë, duke e dërguar atë si një sistem për paqen dhe lumturinë njerëzore. Është jashtë logjikës që vetëm disa prej njerëzve të pajisen me këtë mirësi, ndërsa të tjerët të mbeten të përjashtuar prej saj. Kjo gjë është në kundërshtim të plotë me emrat e Allahut, si “Rrahman” dhe “Rrahim”. 

I dërguari i Allahut a.s ka thënë:

“Allahu i mëshiron ato që mëshirojnë. Mëshirojini ato që janë në tokë që të mëshiroheni prej atyre në qiell…” (Ebu Davud, Edeb, 58/4941; Tirmidhi, Birr, 16/1924; Ahmed ibn Hanbel,II, 160) Në këtë hadith nuk u bëhet thirrje vetëm një pjese apo grupi njerëzish, madje as vetëm myslimanëve. Këtu kërkohet mëshirë ndaj çdo krijese në tokë: ndaj njerëzve, kafshëve dhe bimëve.

Allahu xh.sh na tregon në Kuranin famëlartë se e ka dërguar profetin a.s si thirrës ndaj gjithë njerëzimit.

“(O i dërguar!) Thuaj: O njerëz, unë me të vërtetë jam një pejgamber i dërguar nga Zoti i qiellit dhe i tokës për të gjithë ju…” (Araf,158)

“(O Muhamed!) Ne nuk të dërguam ty përveçse mëshirë për botët.” (Enbija, 107)

Për këtë arsye vërejmë se profeti a.s nuk u mjaftua me përhapjen e Islamit vetëm tek arabët, por me anë të dërgimit të letrave të ndryshme ai u bënte thirrje mbretërve dhe perandorëve të Bizantit, Iranit, Etiopisë dhe Egjiptit.

Islami është përmbledhës për të gjitha vendet dhe kohërat, nuk është i kufizuar me vende dhe kohëra të veçanta. Realisht, sot është e mundur që të shohim myslimanë nga të gjitha vendet e botës. Veçanërisht në kohën e haxhit, këto njerëz mblidhen rreth Qabesë për të adhuruar Allahun dhe na servirin një pamje madhështore të vëllazërimit dhe njësisë Islame. Islami është një fe mjaft e përshtatshme për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave njerëzore.

Islami i mbron të gjitha të drejtat shpirtërore, materiale, personale apo shoqërore të njerëzve. Ai është një sistem besimi që i sqaron në formë të përsosur disa terma të cilat asnjë fe tjetër nuk mund t’u japë shpjegim, siç janë: jeta, vdekja, Zoti, pejgamberi, engjëjt, djajtë, kjo botë, bota e përtejme, shpërblimi, ndëshkimi, xheneti, xhehenemi etj.

Për ta mbështetur këtë mendim është e mjaftë të themi.

Kurani si një libër ligjesh dhe rregullash, u është përgjigjur plotësisht të gjitha nevojave të muslimanëve në mënyrë të barabartë, si atyre që përbëhen prej një grupi të vogël, ashtu edhe atyre të cilët kanë krijuar perandori sa oqeani atlantik deri në oqeanin paqësor.

Copyright © 2026 - Shoqata V.H.K Istanbul | Ndalohet përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj faqeje pa leje dhe autorizim