Islami përcjell shpresë dhe optimizëm - Mirësia Islame

Islami përcjell shpresë dhe optimizëm

Islami dëshiron që njerëzit të jenë gjithmonë optimistë. Allahu xh.sh thotë: “Çdo gjë është e mbuluar nga mëshira Ime.”   I dërguari Allahut a.s ka thënë:  “Kur Allahu xh.sh krijoi të gjitha krijesat, shkroi në librin mbi arsh: “Mëshira ime e sundon ndëshkimin tim”. (Buhari,…


Publikuar:

Islami dëshiron që njerëzit të jenë gjithmonë optimistë. Allahu xh.sh thotë: “Çdo gjë është e mbuluar nga mëshira Ime.”  

I dërguari Allahut a.s ka thënë: 

“Kur Allahu xh.sh krijoi të gjitha krijesat, shkroi në librin mbi arsh: “Mëshira ime e sundon ndëshkimin tim”. (Buhari, Tevhid,15) 

Ky pohim është i mjaftueshëm për besimtarët, që ata të jenë optimistë. 

Për jobesimtarët dhe gjynahqarët dera e pendimit qëndron e hapur deri në momentet e fundit. Çdokush mund të bëjë pendim e të besojë para se t’i vijë vdekja dhe të shikojë shenjat e kiametit. Mirëpo duke qenë se askush nuk e di kur i vjen vdekja, apo dita e kiametit, duhet të pendohet e të kthehet nga Krijuesi sa më parë që të jetë e mundur. 

Allahu xh.sh urdhëron: 

“Thuaj: O robërit e Mi që e keni ngarkuar me shumë obligime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse vërtet, Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai është që fal shumë dhe është mëshirues! Dhe kthehuni te Zoti juaj e përuluni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë.” (Zumer, 53-54) 

Profeti a.s e ndaloi për njerëzit përcaktimin e disa gjërave, si fat i keq, pasi medoemos duhet që çdo gjë të shikohet në aspektin pozitiv.44 

Islami i këshillon të gjithë të largohen nga dyshimet dhe paragjykimet. Në Kuranin Famëlartë thuhet: 

“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit…” (Huxhurat, 12) 

Copyright © 2026 - Shoqata V.H.K Istanbul | Ndalohet përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj faqeje pa leje dhe autorizim