Ka krijuar ekuilibër ndërmjet: dynjasë - ahiretit, fizikes - shpirtërores - Mirësia Islame

Ka krijuar ekuilibër ndërmjet: dynjasë – ahiretit, fizikes – shpirtërores

Islami i jep shumë rëndësi ekuilibrit dhe maturisë. Duke i dhënë rëndësi njërës anë, nuk e lë pas dore anën tjetër. Meqenëse të dyja grupet i ka krijuar Allahu dhe njerëzit kanë nevojë për to, nuk është e drejtë që…


Publikuar:

Islami i jep shumë rëndësi ekuilibrit dhe maturisë. Duke i dhënë rëndësi njërës anë, nuk e lë pas dore anën tjetër.

Meqenëse të dyja grupet i ka krijuar Allahu dhe njerëzit kanë nevojë për to, nuk është e drejtë që njëra të lihet pas dore. Nevojitet që t’i japësh të drejtën çdo gjëje, por dhe të interesohesh për të.

Duke parë në këtë këndvështrim, kjo botë është një thesar për të fituar botën tjetër dhe gjithashtu themi se është një mirësi shumë e çmuar dhe kjo duhet përdorur në rrugën e Allahut. Qëllimi i kësaj çështjeje është ahireti dhe kjo gjë është e nevojshme që të mos harrohet.

Njeriun nuk e bind as këndvështrimi i ateistëve me në qendër këtë dynja dhe as mendimi skeptik me në qendër botën tjetër. Të dy me njëri-tjetrin nuk duhet të sakrifikojnë, por duhet të rregullojnë një ekuilibër të ndjeshëm dhe integrues. Shpirti dhe trupi përbëjnë dy format e ekzistencës së njeriut.

Kur ndodhen të dy së bashku mund të veprojnë apo kryejnë punë. Prandaj nuk është e drejtë që t’i japësh rëndësi shpirtit dhe ta shkatërrosh trupin. Sipas transmetimeve të profetit tonë, në ahiret ndër pyetjet e para që do t’u bëhet njerëzve është se për çfarë e kanë shfrytëzuar shëndetin dhe trupin e tyre.

Islami gjithashtu ka urdhëruar që edhe në adhurimet, si namazi, agjërimi dhe zeqati të jemi të ekuilibruar dhe nuk ka miratuar ndonjë adhurim që t’i japë mërzi jetës së njeriut.

Copyright © 2026 - Shoqata V.H.K Istanbul | Ndalohet përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj faqeje pa leje dhe autorizim