Pas mizorive ndaj zonjës Mashita dhe fëmijëve të saj, gruaja e faraonit, Asija, u zemërua shumë me faraonin dhe iu kundërvu me fjalë të rënda. Për rrjedhojë, faraoni e kuptoi se edhe Asija i kishte besuar Musait (a.s.). Tashmë, as ajo nuk e fshehu këtë të vërtetë dhe tha me zë të lartë:

“Po, edhe unë i besova Zotit të Musait!”

Sipas një transmetimi, thuhet se faraoni e shtriu Asijen në shpinë dhe ia lidhi duar dhe këmbët në katër shtylla. Sipër i vuri një gur mulliri dhe e martirizoi me tortura të ndryshme.

Njëherë, kur Musai (a.s.), po kalonte në mëhallën e torturave, pa se Asijes po i bëheshin tortura të rënda. Për t’i shprehur vuajtjen, ajo i bëri me shenjë dhe ai u lut për të. Më pas Asija nuk ndjeu më dhimbje dhe vuajtje. Në Kuranin Fisnik, flitet me lavdërim për të:

 “Allahu ka dhënë si shembull për besimtarët gruan e Faraonit, kur ajo tha: «O Zoti im! Ndërtomë një banesë tek Ti, në Xhenet; më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli keqbërës!»” (Tahrim, 11)

Sipas një transmetimi, thuhet se ajo e bëri këtë lutje kur po e torturonin. Atë çast ajo u frymëzua me këto fjalë:

“Ngrije kokën lart!”

Kur Asija e ngriti kokën lart dhe pa nga qielli, asaj iu hoqën perdet e syve dhe iu tregua pallati me perla të bardha që ishte ndërtuar për të në xhenet. Atëherë, ajo filloi të sodiste pallatin e buzëqeshur dhe nuk ndiente asnjë dhimbje!

 

Share.

Leave A Reply