Me shembull personal për një jetë të lumtur - Mirësia Islame

Me shembull personal për një jetë të lumtur

DëgjoArtikullin Allahu xh.sh. kur e krijoi njeriun, e njohu dhe e pajisi atë me të gjithë gjërat e duhura dhe të domosdoshme. Si rrjedhojë Zoti xh.sh. ia mundësoi të martohej dhe të krijonte familje,nga e cila të kishte pasardhës të…


Publikuar:

Dëgjo
Artikullin

Allahu xh.sh. kur e krijoi njeriun, e njohu dhe e pajisi atë me të gjithë gjërat e duhura dhe të domosdoshme. Si rrjedhojë Zoti xh.sh. ia mundësoi të martohej dhe të krijonte familje,nga e cila të kishte pasardhës të denjë dhe të devotshmëm. Mirëpo për të arritur këtë gjendje, kërkohet një lidhje e fortë ndërmjet bashkëshortëve. Lidhja me kalimin e viteve duhet të vijë duke u forcuar dhe jo duke u dobësuar. Për këtë arsye kemi nevojë, që të ndërtojmë një familje të shëndoshë. Çështja  e parë e rëndësishme për ndërtimin e saj është zgjedhja e bashkëshortit.

Ai i cili e hedh hapin e martesës duhet të jetë më i vëmendshëm se kurdoherë,sepse në varësi të këtij hapi do të jetë edhe vijimësia e tij. E kundërta e konceptit islam, sidomos në Europë, lidhja ndërmjet mashkullit dhe femrës është vetëm në bazë të kënaqësisë momentale apo të përkohshme, në islam është e kundërta. Lidhja martesore është e shenjtë,dhe nuk konsiderohet si dicka spontane që mund të bësh c’të dëshirosh. Dijetarët islam, lidhjen martesore e kanë konsideruar si lidhje e cila nuk ka shkaqe për t’u prishur, përveç disa shkaqeve shumë të forta dhe shumë të arsyeshme. Prandja dhe jo pa qëllim , Pejgamberi a.s. përmend në hadith: “Tek Allahu gjëja më e urryer prej të lejuarave është shkurorëzimi.”

Koncepti i besimtarit mbi lidhjen familjare është i kundërt me atë që ndodhet sot tek perëndimorët. Besimtarët besojnë se dobitë e kësaj lidhje do t’i ndjekin ata qoftë në këtë botë, qoftë edhe në botën tjetër, dhe këtu qëndron sekreti i lumturisë dhe i sigurisë, që besimtarët të bëjnë një jetë të lumtur dhe larg telasheve. Dhe kjo lumturi vjen për shkak të  kontributit dhe angazhimit të të dy bashkëshortëve në lidhjen e tyre familjare. Sic thotë Allahu në Kuran:”Sa herë që dikush nga meshkujt apo femrat bën vepra të mira dhe beson Allahun do t’i japim atij një jetë të ëmbël dhe pa telashe.” (S.Nahl 97)

Pra kjo do të thotë se besimi i thellë në Allahun është thelbi i suksesit të bashkëshortëve.

Dijetarët islam kanë motivuar që bashkëshorti dhe bashkëshortja të kenë dhe të posedojnë elementet e domosdoshëm dhe të njëjtë pozitivë,me njëri-tjetrin që të kenë një jetë të lumtur dhe një mbarëvajtje bashkëshortore.

Së pari:Të jenë të barabartë për nga arsimimi dhe niveli intelektual,botëkuptimi i përafërt mes të dy bashkëshortëve përbën kushtin më kryesor. Dallimet dhe diferencimet në kulturë, besim dhe arsim do të sjellin pasoja ndoshta edhe të pariparueshme. Individët të cilët i kanë të përafëta këto cilësi ndërtojnë një familje e cila nuk shpërbëhet.

Pas këtij elementi fillestar, është e rëndësishme që të dy bashkëshortët të angazhohen për kryerjen e detyrave të përbashkëta. Një nga këta detyra dhe angazhime është edhe rritja dhe edukimi i fëmijëve i cili ndikon në formimin e brezave të ardhshëm të denjë të cilët do të mbartin misionin hyjnor.Prandaj cdo bashkëshort e ka të domosdoshme që sa herë ta shohë veten të zënë ngushtë të shohë dhe të mos harrojë angazhimet e përbashkëta,pra për ta arritur këtë duhet që gjithsecili prej nesh të llogarisë se sa është në gjendje të kontribuojë për mbarvajtjene e kësaj lidhje. Pra ti vlerësojë kapacitetet e veta dhe të palës tjetër, në mënyrë që të mos e ngarkojë veten më shumë dhe në të njëjtën kohë të mos kërkojë nga partneri i tij atë që s’ka mundësi.

Ndodh që bashkëshorti të jetë në gjendje të kërkojë llogari por nuk realizon obligimet e tij.Të dy bashkëshortët përpara se ti kërkojë llogari partnerit të tij, duhet të pyes veten se sa është një gjendje ai të kryej detyrat e tij,dhe nëse ia drejton vetes këtë pyetje atëher ai është në gjendje që me partnerin e tij të gjejë gjuhë të përshtatshme komunikimi dhe qetësie. Prandaj del si detyrë për bashkëshortin dhe bashkëshorten. Sepse bashkëshortja ka një amanet më të madh sesa bashkëshorti. Ajo ka amanetin e edukimit të brezave. Për këtë detyrë të dy janë të obliguar por bashkëshortja është më parësore dhe më e përshtatshme dhe ka përparësi më të madhe se sa burri, për këtë asaj i duhet edhe ndihma e bashkëshortit. Duke qenë se të dy janë të obliguar me këto detyra ata kanë nevojë që të këshillohen me njëri tjetrin. Kur një martesë fillon me ato që ka urdhëruar Allahu atëherë ajo do të jetë e suksesshme. Modelet e përsosura për të kryer mjë edukim të tillë femrave tona nuk iu mungojnë.

Tregohet për Pejgamberin a.s. se ai vazhdimisht nxiste për këshillim ndërmjet bashkëshortëve,dhe ai ka qenë modeli i parë dhe na ka treguar më së miri që bashkëshortja është një person me të cilin duhet të konsultohemi sidomos për cështjet familjare. Tregohet një rast kur ai kthehet në shtëpi dhe grauja e tij e pyet se ( cëshjta e këshillimt të rruajtjes së kokës) .

Kjo tregon se bashkëshortet kanë qenë dhe janë të denja për këshilla dhe konsultim. Prandaj edhe Kurani na ka përmendur shembullin e shumë grave dhe bashkëshorteve të denja. Dijetarët thonë që atë që burri nuk e ka menduar dhe arritur për 10 vjet, gruaja është në gjendje që ta bëjë për një minutë. Kjo është e njohur edhe në praktikën e përditshme. Po të shohim universitetet dhe shkollat do të shohim se më të suksesshmet janë motrat tona. Me këtë dua të them se bashkëshorti duhet ta marrë në konsideratë mendimin dhe këshillën e bashkëshortes. Allahu xh.sh. askujt nuk ia ka dhënë të gjitha aftësitë, prandaj bashkëshortët plotësojnë njëri-tjetrin. Për fat të keq ne kemi importuar nga perëndimi një koncept të gabuar. Konceptin e lirisë absolute. Kjo fatkeqësisht po përhapet edhe në familjet e besimtarëve. Në një rast një prej miqve tanë i cili ishte martuar me një gjermane kishte ardhur me pushime më thotë që kam një problem:

“Gruaja ime më kërkon që unë të frekuentoj lokale nate, në të njëjtën kohë më thotë që as ti nuk më ndalon dot mua që të shkoj në lokale të tilla.” Ky koncept është koncept i një lirie të shthurur të cilën nuk e pranon asnjë llogjikë. Ky lloj koncepti nuk ka lidhje me besimin Islam. Besimi ynë na ka dhënë liri dhe na ka caktuar kufij, të cilët nuk i cënojnë marrëdhëniet dhe lidhjet bashkëshortore. Për t’i ruajtur këto vlera ne duhet që bashkëshortet tona të mos i lejojmë të bien kaq poshtë.

Transmetohet në një hadith, që nga shenjat e kiametit është:“Burri do ta ndjekë gruan e tij në cdo kërkesë”.

Edhe ne duhet të mos tregojmë një lloj kokëfortësie si bashkëshortë,prandaj dhe konsultimi është burim i prehjes dhe qetësisë familjare. Përvec konsultimit ne duhet të jemi edhe në krah të njëri-tjetrit. Vetë fjala bashkëshort do të thotë që janë si një trup i vetëm dhe Allahu në Kuran kështu i përshkruan ( plotësues për njëri tjetrin).

Nëse mundohemi që të caktojmë pozita dhe privilegje atëherë kemi gabuar dhe i kemi minuar marrëdhëniet,dhe nëse logjikojmë kështu e kemi humbur amanetin dhe misionin e edukimit të fëmijëve. Po të shohim modelin më të mirë të njerëzimit pejgamberi a.s. gjithmonë i ka shërbyer vetes së tij dhe asnjëherë nuk ka urdhëruar të tjerët. Ai rrobat e tij i arnonte vetë dhe kafshët e tij i milte vetë. Asnjëherë nuk kërkonte nga të tjetër dicka,sepse kemi disa koncepte të gabuara:moshat e mëdha, e kanë konsideruar bashkëshorten si mall duke menduar se ato janë vetëm për të shërbyer. Nëse gruaja do të kishte këtë pozitë Allahu xh.sh. kurrë nuk do ti ngarkonte me detyra dhe sidomos edukimin e fëmijëve. Përgjegjësia më e madhe përpara Allahut xh.sh. i bie bashkëshortit.

Allahu thotë në Kuran: “A menduan njerëzit të thonë (të pretendojnë) që besum dhe të mos sprovohen!Po do të sprovohen, e Ne i kemi sprovuar edhe të tjerët para tyre.” (S.Ankebut 2)

Pra del si detyrë që bashkëshortët të marrin barrën më të madhe dhe nëse do të prishen këto ekuilibra dhe këto marrëdhënie do të sjellin një crregullim dhe degjenerim. Po të shohësh modelet e problemeve kryesore familjare, do të shohim se problemi kryesor është rrafshi ekonomik.Gratë gjithmonë janë të angazhuara maksimalisht, ndërsa burrat i shohin vetet e tyre vetëm si komandues dhe nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie atëher do t’i shohim këto fatkeqësi. Nëse prindi merret me bixhoz dhe alkool edhe fëmijët e tij nuk kanë për të qenë ndryshe. Dhe problemet më të mëdha ekonomike vijnë si pasojë se burrat nuk punojnë. Këto lloj njerëzish do t’i sjellin dëm familjeve dhe shoqërive të tyre.

Në një rast më vjen një grua dhe më thotë: “Cfarë të bëj unë e shkreta?!Burri im gjithë ditën rri klubeve, madje ka arrit edhe të më rrahë. Fatkeqësisht ne kemi kështu modelesh plot. Dhe ky nuk ka qenë modeli i pejgamberit a.s. Pejgamberi a.s. kurrë nuk vinte dorë mbi bashkëshorten e tij. Ai i cili vë dorë mbi bashkëshorten ka dështuar me cdo lloj mjeti komunikimi.

Ne si bashkëshortë muslimanë duhet të jemi shembulli më i lartë në shoqëri,duhet të jemi shembulli më i lartë me fëmijët tanë. Të mos jemi si shembulli i atij që i thoshte djalit të tij të mos gënjente dhe kur trokiti dera i tha shko dhe thuaj se babai nuk është këtu. Ne duhet të kemi kujdes dhe duhet të jemi model për fëmijët tanë, sepse ata edukohen në bazë të asaj që shohin prej nesh. (Historia e atij që kishte shkuar për tu ekzekutuar në litar dhe kërkon që ti sillnin nënë.)

Si konkluzion i kësaj kërkohet nga bashkëshortët dhe sidomos prej bashkëshorit që ta zgjedhë dhe ta vlerësojë bashkëshorten e tij si të barabartë para Allahut xh.sh. sepse të gjithë njerëzit janë të barabartë para Allahut. Prandaj kanë thënë se pas cdo burri të suksesshëm qëndron një grua e denjë, pra ose nëna, ose bashkëshortja e tij. Prandaj dhe ne bashkëshortet tona duhet t’i konsiderojmë të tilla,dhe të kemi kujdes të mos i marrim si model konceptet e huaja. Ka nga ata koncepte ku thuhet se gratë janë të mangëta nga trutë dhe nga zemra. Ndërkohë që Allahu xh.sh. i ka ngarkuar me përgjegjësinë e edukimit të brezave.

Allahu na sjell në Kuran shembuj të grave të lavdishme. Allahu i ka krijuar gratë që të jenë të ndjeshem dhe të buta, por kjo nuk është mangësi e saj por kështu e ka krijuar Allahu. Duhet të kemi kujdes se Allahu nëse i ka krijuar kështu, Allahu ua ka zëvendësuar këtë me dicka tjetër. Trasmetohet nga pejgamberin a.s. që ai i thotë Aishes:”Unë e kuptoj kur ti je e kënaqur apo e zemëruar me mua.Kur ti thua “pasha Zotin e Ibrahimit” je e zemëruar me mua,e kur thua “pasha Zotin e Muhamedit” ti je e kënaqur me mua.”Kjo na bën të kuptojmë që burri nuk duhet të luajë me emocionet e gruas. Dhe mos ta fajësojë atë për dobësitë e saj. Urtësia e Allahut është që femrën e ka krijuar të brishtë. Pradaj hapi i parë që duhet të bëjmë ndaj bashkëshorteve tona është që t’i vlerësojmë për mundin që ato bëjnë dhe tu flasim me fjalë të mirë,sepse të gjithë i duam fjalët e mira dhe sidomos gratë i pëlqejnë më shumë.

Durimi dhe kontributi i tyre në familje duhet që të na bëjë neve qe të jemi të durueshëm ndaj tyre. Prandaj ne duhet të jemi të vemendëshim ndaj problemeve tona. Lusim Allahun xh.sh. që gratë tona ti bëjë të afta dhe të vlefshme për ne dhe prej atyre që i japin hakun njëri-tjetrit.

Në përfundim: Mendoj dhe besoj që ne bashkëshortët por edhe të tjerët,vetëm me një shembull personal të mirë,me sakrificë dhe vetmohim për boshkëshortet dhe familjet tona do të kemi jetë të lumtur.

Bashkim Bajraktari

Copyright © 2026 - Shoqata V.H.K Istanbul | Ndalohet përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj faqeje pa leje dhe autorizim