Allahu i madhëruar ka thënë:

“Muhamedi… është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve.” 3

Profeti ynë, Muhamedi (a.s.), është profeti më i rëndësishëm dhe i fundit i profetëve.

Feja që komunikoi ai, feja islame, është feja e fundit. Kurani që ai solli prej Allahut është libri i fundit hyjnor, që i bën thirrje gjithë njerëzimit.

Me ardhjen e Profetit Muhamed (a.s.), është mbyllur edhe porta e pro­fetësisë. Ai është profeti i gjithë popujve mbi tokë. Kjo e vërtetë shprehet qartë në Kuran.

Profetët para Profetit Muhamed (a.s.), janë dërguar për popuj të ndryshëm. Ata ngjajnë me kandilat që ndriçojnë shtëpinë. Profeti Muhamed, i dërguar për gjithë njerëzimin ngjason me një diell që ndriçon të gjithë botën. Kur lind dielli, kandilat e humbasin fuqinë e tyre të ndriçimit.

KARAKTERISTIKAT E Profetit(a.s.)

Allahu urdhëron dhe thotë:

“Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues për të gjithë njerëzimin…” (Sebe, 28.)

“Thuaj (o Muhamed) : “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju.” (A’raf, 158.)

Ne myslimanët besojmë te të gjithë profetët, pa bërë asnjë dallim mes tyre. Profeti Muhamed (a.s.), ka një vend të veçantë dhe më të lartë në mesin e të gjithë profetëve.

Karakteristikat kryesore të Profetit Muhamed (a.s.), janë këto:

1) Muhamedi (a.s.), është robi më i dashur i Allahut dhe më i virtytshmi në mesin e krijesave.

2) Muhamedi (a.s.), është profeti i fundit. Pas tij nuk ka për të ardhur profet tjetër.

3) Muhamedi (a.s.), është profeti i të gjithë njerëzve. Profetët para tij janë dërguar për popuj të caktuar.

4) Profetësia e tij do të zgjasë deri në kiamet. Profetët para tij janë dërguar për një periudhë të caktuar kohore.

5) Feja islame e kumtuar prej Profetit Muhamed (a.s.), do të vazhdoj deri në Kiamet.

Share.

Comments are closed.