Njeriu dhe Feja
Feja përmbledh njohuri dhe të dhëna nga vetë Krijuesi, që e ndihmojnë njeriun para dhe pas vdekjes. Ajo vë në pah një sërë nenesh të cilat e ndihmojnë njeriun që, në këtë jetë, të mos i shkaktojë dëme askujt dhe…
Publikuar:

Feja përmbledh njohuri dhe të dhëna nga vetë Krijuesi, që e ndihmojnë njeriun para dhe pas vdekjes. Ajo vë në pah një sërë nenesh të cilat e ndihmojnë njeriun që, në këtë jetë, të mos i shkaktojë dëme askujt dhe të jetojë duke i zbatuar ligjet e drejtësisë duke e jetuar pjesën e përkohshme të jetës, i qetë.
Allahu i ka krijuar qeniet e kësaj bote në forma të ndryshme. Ndërmjet këtyre qenieve, njeriu zë një vend të veçantë. Atij i ka dhuruar një mori aftësish më të larta se krijesat e tjera, si janë: mendja, vullneti, dija etj… Mirëpo këto aftësi janë si thika me dy presa: N.q.s përdoret ana pozitive e tyre, atëherë për botën sigurohet një rregullsi që njerëzimit i sjell mirësi dhe bereqet të shumtë. Ndërsa, n.q.s përdoret ana negative e tyre, atëherë shkaktohen ngjarje të paparashikuara dhe prodhohet një anarki e frikshme që hap rrugën për shkatërrime dhe luftëra të ashpra.
Prandaj, që njeriu t’i përdorë këto aftësi në mënyrë të drejtë, ka nevojë për një forcë tjetër dhe kjo forcë është feja e drejtë. Nuk duhet të harrojmë dhe se Allahu nuk është nevojtar i njeriut të devotshëm dhe as nuk ka dobi prej zbatimit të urdhrave hyjnorë. Por ne, njerzit, duhet t’i përulemi dhe t’i zbatojmë urdhrat hyjnorë për të siguruar lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.
Në përgjithësi të gjitha fetë hyjnore kanë për qëllim njohjen e Krijuesit dhe të skalitin në mendjen e njerëzve se njeriu është krijuar për të qenë rob i krijuesit.
Ata që sjellin fenë, pra urdhrat hyjnorë, janë profetët. Islami pranon vërtetësinë e të gjithë profetëve. Gjithashtu besimi tek profetët është një nga kushtet për të qenë mysliman. Sipas besimit islam, ndërmjet profetëve është e pranishme tërësia dhe vazhdimësia. Profetët kanë pranuar ata të cilët kanë pasur detyrën e profetit para tyre dhe kanë dhënë lajmin e ardhjes së një profeti tjetër mbas tyre.
Në këtë mënyrë ai person që pranon profetësinë e Muhamedit, duhet t’i pranojë të gjithë profetët e ardhur para tij. Në letrën e profetit dërguar Mukavkisit të Aleksandrisë me anën e Hatib bin Ebi Beltaa (r.a) thuhet: “Ne të ftojmë ty ne fenë islame që Allahu e ka zgjedhur si fe për njerëzimin. Muhamed Mustafa (a.s.) jo vetëm ty, por fton të gjithë njerëzit. Prej tyre ata të cilët e kanë besuar dhe kanë treguar afrimitet më shumë ishin krishterët. Ashtu sikurse Musai ka lajmëruar për ardhjen e Isait, edhe Isai ka lajmëruar për ardhjen e Muhamedit (a.s.). Ftesa jonë për t’i besuar Kuranit, është e njëjtë me ftesën që i bëni ju atyre që janë lidhur mbas Tevratit për të besuar në Ungjill. Të gjithë njerëzit duhet të jenë në gjendje të bëhen umet i profetit të kohës në të cilën ata kanë jetuar. Edhe ti po jeton në kohën e profetësisë të Muhamedit (a.s.). Prandaj ne po të ftojmë ty në Islam, duke të larguar prej fesë së Isait, por të jesh i bindur se edhe në këtë fe nuk ka diçka që bie në kundërshtim me atë çka i është shpallur Isait.”
Dr. Timothy Gianotti, profesor në degën e kërkimeve Historike dhe Fetare në Universitetin e Pensilvanisë, ka pranuar Islamin dhe ka thënë se feja në të cilën ai besonte, pra e krishterë, ishte si një parapërgatitje për kalimin e tij në fenë Islame dhe ka theksuar se Islami është një fe e cila midis parime dhe qëllimeve të veta posedon të njëjtin qëllim me fenë e krishterë. Për këtë ai ka thënë:
“Qëllimi kyç i Islamit nuk është të dhënit përparësi apo rëndësi vetëm një grupi të vogël njerëzish, por të gjithë shoqërisë, që në prani të Allahut të jenë të devotshëm.”
Hadithi sherifi i cili tregon se të gjithë profetët kanë prejardhjen nga i njëjti baba, tregohet se të gjitha fetë hyjnore kanë të njëjtat principe. D.m.th feja hyjnore, nga profeti i parë deri te profeti i fundit, ka mbetur e njëjtë për sa i përket parimeve besimore dhe principeve morale, por ka pësuar ndryshime në çështjet e adhurimeve dhe veprimeve.
Meqenëse feja e vërtetë hyjnore është vetëm një, atëherë nuk ka dyshim se ndërmjet feve hyjnore do të ketë principe të njëjta. P.sh. Islami urdhëron namazin, por edhe në librin e shenjtë (Tevrat-Ungjill) vihen re këto shënime mbi namazin:
Ejani të shkojmë në ruku dhe të biem në sexhde; të përulemi në gjunjë para Atij që na ka krijuar. (Psalmet, 95:6)
Musai dhe Haruni bënë sexhde duke vendosur fytyrën në tokë. (Numrat, 16: 20-22)
Musai bëri adhurim duke shkuar menjëherë në sexhde. (Eksodi, 34: 8)
Isai u përul në tokë dhe bëri dua (lutje). (Mateu, 26:39)

