Njeriu, Gjithësia dhe Krijuesi
Duke menduar se nga kemi ardhur dhe ku do të shkojmë duhet t’i japim jetës sonë një drejtim të caktuar. Në radhë të parë duhet të analizojmë krijimin tonë si gjendje shpirtërore e materiale dhe gjithashtu duke i shtrirë kërkimet…
Publikuar:

Duke menduar se nga kemi ardhur dhe ku do të shkojmë duhet t’i japim jetës sonë një drejtim të caktuar. Në radhë të parë duhet të analizojmë krijimin tonë si gjendje shpirtërore e materiale dhe gjithashtu duke i shtrirë kërkimet tona thellë dhe më thellë edhe mbi cdo cilësi të gjithësisë. N.q.s veprojmë në këtë mënyrë mund të themi që i japim jetës tonë një kuptim.
Për shembull, le të mendojmë tokën!… Edhe pse e gjithë toka ushqehet me të njëjtin ujë, mbi të rriten me mijëra bimë të llojeve të ndryshme, me ngjyra të ndryshme, me forma të ndryshme…dhe kjo ndodh me një rregullsi të shkëlqyer. Pra, bimë dhe fruta të ndryshme me njëra tjetrën që rriten në të njëjtën tokë dhe që ushqehen me të njëjtin ujë… a nuk është kjo një ngjarje që të lë pa mend dhe të bën të mendosh!?…1
Duke kthyer sytë tona nga qielli, le të vëzhgojmë sistemin e rregullt dhe të mrekullueshëm. Për shembull, dielli… ka një largësi rreth 150 milion km nga toka. Ai megjithëse njihet si një planet me madhësi mesatare, është aq i madh sa mund të përfshijë në brendësi të tij 1.300.000 planete me madhësi sa toka. Nxehtësia sipërfaqësore e tij është 6000 gradë celsius, ndërsa ajo e brendshme 20 milion gradë celsius. Kryen një lëvizje tepër të shpejtë, rreth 720.000 km/h, gjë që tregon se dielli bën një rrugë prej 17.280.000 km në ditë.
Në diell, në çdo sekondë 564 milion ton hidrogjen shpërbëhen në 560 milion ton helium. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe 4 milion ton lëndë e gaztë shpërndahet në formë energjie. Pra, dielli në 1 sekondë humb 4 milion ton, ndërsa në 1 minutë 240 milion ton lëndë. N.q.s dielli prodhon një energji të tillë për rreth 3 miliardë vjet, atëherë brenda kësaj kohe, do të humbiste rreth 400.000 milion ton lëndë.
Bota në të cilën jetojmë është vendosur në një largësi të tillë nga ky burim energjie, prej ku as nuk mund të ketë dëme nga kjo energji dhe as të vuaj për ta pasur atë.
Ky diell, me një energji dhe fuqi super të madhe, është krijuar dhe vendosur në atë mënyrë që të jetë i dobishëm në fillim për njerëzimin dhe më pas për çdo gjallesë që ndodhet në Tokë; gjithashtu është vendosur në mënyrë të tillë që rrezet e tij të shpërndahen në planetin tonë me një masë të caktuar.3
Ky diell i stërmadh për të cilin folëm, është vetëm njëri prej 200 miliardë yjeve që ndodhen në galaktikën e rrugës së qumështit. Për sa i përket rrugës së qumështit, mund të themi se është vetëm 1 prej 100 miliard galaktikave që mund të shihen me teleskopët modernë të ditëve të sotme.
Për të përshkruar largësinë nga një cep në cepin tjetër të galaktike së rrugës së qumështit duhen 100.000 vjet dritë (duhet të kemi parasysh se drita përshkruan 300.000 km/sekondë). Duke u nisur nga toka drejt qendrës së kësaj galaktike duhet të bëjmë 300.000 triliardë kilometra.4
Ata të cilët mendojnë mbi krijesa të tilla apo të ngjashme me to, janë të vetëdijshëm se ekziston një krijues me dije dhe fuqi të pafundme dhe se nuk janë të krijuar rastësisht, por kanë ardhur në këtë botë për një qëllim të caktuar.
Sipas kërkimeve të shumta që janë zhvilluar, është arritur në përfundimin se ashtu sikurse feja e sotme, edhe në besimet fetare të popujve primitivë, ekzistonte besimi tek një qenie e lartë dhe e aftë për të bërë çdo gjë.5
Argumentet që tregojnë ekzistencën e Allahut janë të shumta. Disa prej atyre që mund të pranohen më lehtë, janë:
. Formimi i fetusit, lindja dhe rritja, posedimi i logjikës dhe vullnetit, dhe më e rëndësishmja, lënda nga e cila krijohet dhe forma që merr.
. Gjendja e njeriut midis shpresës dhe frikës, rënia e shiut nga qielli në mënyrë të rregullt dhe rigjallërimi i tokës së thatë.
. Fryrja e erës si paralajmërim i rënies së shiut, formimi i deteve dhe liqeneve, lundrimi mbi ujë i anijeve të mëdha sa një mal dhe me tonelata të rënda,vendosja në oqeane e anijeve të cilat luajnë rolin e qytezave nga ku ulen dhe ngrihen me qindra aeroplanë…6
. Dhënia e riskut prej tokës dhe qiellit.7
Mevlana ka thënë:
Ej biri im! Çfarë është më e pranueshme për mendjen: të mendosh se një shkrim është shkruar nga një shkrimtar, apo të mendosh se ky shkrim ka dalë në pah vetvetiu? (Mesnevi, v. 6, strofa 368)
Ej, ti njeri, më thuaj, çfarë është më e pranueshme, të mendosh se shtëpia e ka një ndërtues, një arkitekt, apo të mendosh se kjo shtëpi është ndërtuar pa ndihmën e një punëtori? Një vepër arti e bukur a mund të dalë nga dora e një njeriu të verbër dhe sakat, apo është vepër e një njeriu që shikon?
Qëndisjet, pikturat të gjitha janë vepra të arritura nga puna dhe dora e vetë punuesve. Testuesi merret me teste, i përpunon ato, i jep formë, i zgjidh! A mund të zgjerohet testi vetvetiu duke mos qenë i zoti i punës? Dërrasa është lënë në dorën e marangozit dhe i është përshtatur atij! N.q.s nuk do të ishte kështu, a mund të pritej ajo ose a mund të shtohej me një copë dërrase tjetër? Veshjet, rrobat si mund të priteshin dhe të qepeshin vetvetiu pa kaluar në duart e një rrobaqepësi?
O ti i mençur, si mund të mbushet apo të zbrazet vetiu gota me ujë pa pasur dikë që ta mbajë në dorë? Edhe ti, në çdo kohë jep dhe merr frymë! Po kështu edhe ti posedues i urtësive, je në dorën e një krijuesi të madh dhe të pashoq! Ndoshta një ditë do të të hiqet perdja prej syve, do të të zgjidhet lidhësja e fshehtësive dhe atëherë do të kuptosh se veprat janë në dorën e artistit që i jep forma të ndryshme. (Mesnevi, v. 6, strofa 3332- 3341)
Nuk është e mundur që të shpjegohet se krijimi dhe vendosja e gjallesave në mënyrë të rregullt sipas një sistemi, është një rastësi.
Prof. dr. Edvin Conqlin ka thënë:
“Të mbrosh mendimin se jetesa është bërë e mundur rastësisht, është njëlloj si të pranosh se në një shtypshkronjë, si pasojë e një montimi të rastësishëm, është formuar një enciklopedi.

