Parimet e Botëkuptimit Islam: Parimi i Racionalizmit - Mirësia Islame

Parimet e Botëkuptimit Islam: Parimi i Racionalizmit

Siç thamë në diskutimin para kësaj në lidhje me parimin e scientizmit, megjithëse në botëkuptimin islam i dedikohet mendjes (arsyes) një vlerë e madhe, entiteti i kësaj nuk është identik me racionalizmin që është një term filozofik. Sepse filozofët racionalistë…


Publikuar:

Siç thamë në diskutimin para kësaj në lidhje me parimin e scientizmit, megjithëse në botëkuptimin islam i dedikohet mendjes (arsyes) një vlerë e madhe, entiteti i kësaj nuk është identik me racionalizmin që është një term filozofik. Sepse filozofët racionalistë kanë bindjen se asnjë gjë e cila nuk ka shkak ekzistence, nuk ekziston, se nuk ekziston ndonjë gjë irracionale (jashtë mendjes dhe arsyes). Për këtë shkak ne e përdorim këtë fjalë jo me entitetin e saj filozofik, por vetëm me kuptimin leksikor të entitetit të rëndësisë që i dedikohet mendjes (arsyes).

Në optikën e Islamit, grada e rëndësisë së mendjes (arsyes) është e konfirmuar dhe e fiksuar me pranimin se mendja (arsyeja) është njëra prej shkaqeve të përgjegjësisë njerëzore. Me të vërtetë, në një vend (shtet) ku sundon rendi islam, një njeri duhet të plotësojë kushtet që të jetë “pubert” (bulug), pra, të ketë arritur pjekurinë seksuale, dhe të ketë “zhvillim mendor normal” (akl) që të mundë juridikisht të fillojë të plotësojë detyrimet dhe të përdorë të drejtat që i takojnë. Zhvillimi mendor normal si kusht për të gëzuar kompetencë juridike, i vënë nga Islami, është i pranishëm në të gjitha sistemet juridike botërore. Natyrisht, ky kusht merret parasysh me përparësi kur është çështja që diskutohet aftësia e personit për të marrë dënim, sepse fajtorit i cili nuk ka aftësi mendore normale, nuk i jepet dënim, por mbyllet në spitalin psikiatrik. Këtu bën përjashtim rasti kur njeriu e humb përkohësisht arsyen e shëndoshë dhe aftësinë e gjykimit për shkaqe aksidentale, si dehja, etj.

Fakti që një fajtori i jepet dënim me kushtin që zotëron shëndet të mendjes (arsyes), është argument i pagabueshëm i faktit se mendja (arsyeja) është e pamjaftueshme për të realizuar veprime të arsyeshme, sepse të gjitha fajet janë, në të njëjtën kohë, akte të paarsyeshme.

Eshtë pikërisht për këtë arsye që, në Islam, megjithëse mendja (arsyeja) ka një rëndësi të jashtëzakonshme, pranohet si e mangët (akl-ı nâkıs). Madje, për ta parandaluar gabimin e mendjes (arsyes), është sajuar një shkencë teorike e quajtur “logjikë” si metodologji e arsyes. Ndërkaq, edhe kjo disiplinë shkencore e cila i sistemon rregullat e arsyetimit për të arritur tek të panjohurat duke u nisur nga të njohurat, nuk ka mjaftuar për t’i eliminuar dobësitë e mendjes (arsyes). Sepse edhe në shkencën e logjikës ku përdoret në masë të madhe “analogjia” duke u nisur nga premisat e nivelit të postulatit, dhe në të vërtetën e këtyre postulateve përdoret mendja (arsyeja) e gjymtuar po me atë dobësi dhe pamjaftueshmëri. Eshtë për këtë arsye që ende ekzistojnë shumë pikëpamje filozofike të logjikshme, por jo të drejta! Mirëpo, ideatorët (muxhtehidët) islamë, megjithëse e përdorin “analogjinë”, arrijnë te e drejta dhe e vërteta. Sepse të vërtetat, që janë premisa të nivelit të postulatit, në arsyetimin e tyre, nuk janë produkte të peshores së mendjes (arsyes), por deklarata hyjnore, domethënë, janë “analogji të papërsëritshme” që s’kanë të bëjnë absolutisht me subjektivitetin.

Vërtetësia e konkluzionit të trajtuar si premisë në analogji, pranohet si “a priori”, gjë që është domosdoshmëri e besimit. Megjithëse besimi është “vërtetim dhe pohim me zemër”, premisat e këtij vërtetimi dhe pohimi janë argumentime racionale.  Ja, prandaj Profeti ka thënë: 

“Feja e personit është arsyeja e tij. Kush nuk ka arsye, nuk ka as fe!”

Megjithëkëtë, a nuk ka në bazat e besimit çështje që e kapërcejnë arsyen, që e dënojnë atë me paaftësi për të arritur te e vërteta? Së pari e vërteta e individualitetit (personalitetit) të Allahut, të tilla janë shumë baza të besimit. Kjo e vërtetë si në vijim, megjithëse mund të duket si e huaj dhe jo në përputhje me hadithin pak më sipër, nuk është ashtu.

Po ashtu si në pozitivizëm, janë shumë të vërteta që hyjnë në fushën e mendjes (arsyes) dhe vëzhgimit dhe që janë të pamundura të kontrollohet me mendje (arsye). Në përfundim të shqyrtimit të këtyre, muslimanët, duke e përgjithësuar me mendje logjikshmërinë jokontradiktore dhe jopërjashtimore sunduese në urdhrat hyjnorë, e përgjithësojnë atë në tërë deklaratat hyjnore dhe arrijnë nënshtrimin ndaj Zotit.

Për më tepër, edhe përparimi i shënuar nga dituria, ka ardhur vazhdimisht duke e mbështetur këtë mendësi. Po qe se përmendim këtu një dy shembuj mbi këtë, do të kuptohet më mirë kotësia në paragjykimin e këtij qëndrimi të besimtarëve:

Në Kur’anin e Shenjtë, duke u deklaruar se njerëzit do të ringjallen dhe do të merren në llogari, thuhet:

“A mos pandeh njeriu se s’kemi për t’ia mbledhur patjetër kockat? Po, Ne kemi mundësi t’ia rregullojmë edhe majat e gishtave, madje.”

Fakti që këtu bëhet fjalë për majat e gishtave mund të duket si në kundërshtim me elokuencën. Sepse, përmendja në mënyrë të veçantë e majave të gishtave pasi është folur për rikonstruksionin e skeletit eshtror të njeriut i cili do të merret në llogari, duket si e tepërt. Mirëpo kjo mbështetet mbi një të vërtetë. Por ëjer në njëqind e pesëdhjetë vjet më parë nuk dihej se në mollëzat e gishtave kishte të shënuara veçori për çdo njeri. Këtë e pati zbuluar më 1856 shkencëtari anglez Genn Ginsen. Qysh nga ajo datë, është parë e mjaftueshme që njeriu, në vend të nënshkrimit, të vërë gishtin.

Po kështu, në Kur’anin e Shenjtë ka shumë deklarata, urtësia e të cilave është mundur të njihet vetëm me zbulime të reja, mirëpo ne nuk po i hyjmë shumimit të shemujve mbi këto, ngaqë këtë temë e kemi prekur pak a shumë edhe më parë. Ata që dëshirojnë, mund t’u drejtohen veprave të tjera që trajtojnë hollësi të kësaj çështjeje. Sepse vepra të tilla nuk janë pak as të turqishten tonë. Ndërkaq, Ne, le të përmendim këtu nja dy specifika edhe nga shprehjet e Profetit (s.a.s.), specifika të tilla që në atë kohë kur janë shprehur ka qenë e pamundur të kuptohen, por që kuptohen vetëm tani, me kohë, në përfundim të zbulimeve të reja.

Eshtë një urdhër profetik që, në qoftë se njëri krah i një mize shtëpiake takon në ujin e pijshëm, në atë ujë duhet futur edhe krahu tjetër i mizës. 50-60 vjet më parë, në Egjipt u zhvillua një debat i gjatë mes dijetarëve fetarë dhe njerëzve të shkencës mbi vërtetësinë e hadithit profetik që e shpreh këtë të vërtetë dhe, më në fund, doli në shesh kjo e vërtetë:

Nën njërin krah të mizave shtëpijake ndodhen spore helmuese, kurse nën krahun tjetër, spore të dobishme që i eliminojnë të parat. Po qe se njëri krah i mizës shtëpijake takon në ujin e pijshëm, duke supozuar sipas të gjitha gjasave se ai krah është që bart sporet helmuese, duhet të futet edhe krahu tjetër me qëllim që, sidoqoftë, të mund të eliminohen sporet e dëmshme. Atëherë, si mund të ndodhte që një profet i pamësuar i cili ka jetuar 1400 vjet më parë, ta dinte këtë përveç se me anë të revelacionit hyjnor?

Një shembull tjetër është edhe ky: Në hadithet profetike është urdhëruar që njerëzit që hyjnë në nevojtore (WC), duhet ta kenë kokën të mbuluar. Vetëm shekuj më vonë është kuptuar se kjo është një çështje serioze. WC-ja është vend nga burojnë dhe përhapen erëra të këqija. Ndërkaq, qimet janë shumë të afta për t’i thithur dhe ruajtur erërat e këqija. Prandaj është bërë zakon që mjekra të lyhet me erëra të mira. Për shembull, po qe se në një dhomë ndodhen dy enë të hapura, njëra me kripë dhe tjetra me miell, pas një intervali të caktuar, ndërsa kripa ka thithur lagështirën e ajrit dhe është bërë e lagësht, mielli e ruan gjendjen e fillimit për një kohë të gjatë. Ja, pra, krejt si kripa, edhe qimet e thithin me shpejtësi erën e keqe.

Profeti (s.a.s.) i ka mallkuar ata që bëjnë tatuazh. Sot dihet se tatuazhi bëhet faktor përcjellës i leprës nga një njeri tek tjetri dhe se ngjit sëmundjen e quajtur “hepatit serumi”

Profeti i lartë pati thënë: “Ç’përcjellës i mirë (i bukës) është uthulla!” Sot e dimë se uthulla është jo vetëm hapës i oreksit, por, në të njëjtën kohë, edhe vrasës mikrobesh. Ajo i eliminon veçanërisht bakteret që ndodhen në sallatat jeshile.

Ngrënia e kafshëve mishngrënëse është haram. Me këtë, Islami ka parandaluar sëmundjet që kanë për agjent mikrobin e quajtur Trichinella, parazit i posaçëm e zorrëve të derrit, por që ndodhet përgjithësisht tek kafshët mishngrënëse. Sot, kjo sëmundje nuk haset në Turqi. Shkaku i kësaj janë konkluzionet dhe urdhrat profilaktike të Islamit. “Ky shirit haset vetëm në ishullin Imroz ku dihet se ka ferma të posaçme për rritjen e derrave.”

Duke marrë abdest, parakrahët lahen në atë mënyrë që uji të rrjedhë drejt bërryleve. Kështu lahen edhe mjekët. Sepse në këtë mënyrë, mikrobet nuk mblidhennë majat e gishtave, por në bërrylet. 

Shembujt që munhd të sillen mbi këtë specifikë, janë të panumërt. Të gjitha këto e zgjerojnë çdo ditë e më shumë kufirin e shkaqeve shkencore që janë mbështetje e urdhrave dhe ndalimeve islame dhe kjo situatë është shkak i arsytueshmërisë së faktit se pse ata që kanë jetuar në një kohë çfarëdo, ta kenë pranuar pa e debatuar një konkluzion, urtësinë e të cilit nuk e kanë njohur me mendje (arsye).

Duke e përfunduar këtë diskutim, le ta prekim çështjen e “interpretimit” (tevil) të përdorur nga dijetarët islamë përballë deklaratave hyjnore. 

Në çdo gjuhë, një fjalë e caktuar përdoret në tre forma:

a) Me kuptim të drejtpërdrejtë

b) Me kuptim të figurshëm

c) Si aluzion ose insinuatë

Pa asnjë dyshim, kjo është e vlefshme edhe për arabishten.

Duke nxjerrë konkluzione dhe kuptime nga ajetet e Kur’anit të Shenjtë, krahas këtyre veçorive gjuhësore, përdoren edhe mendja (arsyeja) dhe arsyetimi). Ndërkaq, ka edhe ajete të quajtur “muteshabih” (të figurshëm), të cilëve është e pamundur t’u ngarkohet ndonjë kuptim formal.

Për shembull, dihet se në ajetin “Dora e Allahut ndodhet mbi dorën e tyre”, meqë është e pamundur që Allahut t’i dedikohet “dorë” në një mënyrë çfarëdo, kjo fjalë interpretohet dhe kuptohet në formën “fuqi”. Ndërkaq, ndërsa në komentet (tefsir), kuptimi që bartin ajetet, konkretizohet menjëherë dhe përgjithësisht, në interpretim (tevil) kurrsesi nuk ndodh ndonjë konkretizim ketagorik. Sepse përfundimi i arritur me anë të interpretimit, është produkt mendjeje (arsyeje), e cila përballë shprehjeve të kësaj natyre, e bën të domosdoshme pranimin e një mundësie nga mundësitë e shumta. Prandaj, interpretimi është një punë e rrezikshme.

Zoti e deklaron këtë rrezik me anë të këtij ajeti kur’anor:

“Eshtë ai i adhuruari sundues që e ka zbritur Kur’anin mbi ty! Janë disa ajete muhkem të tij që përbëjnë bazën e atij libri. Kurse një pjesë tjetër janë ajetet muteshabih. Dhe personat që, më në fund, janë zemërkëqinj, ndjekin ajetet muteshabih të atij libri, me qëllim që ta interpretojnë si të duan dhe të fusin intriga. Mirëpo interpretimin e tij nuk e di kush tjetër përveç Allahut. Kurse personat e qëndrueshëm në dituri thonë: “Ne i besuam Atij, të gjitha janë nga ana e Zotit tonë!” Gjë që nuk e thotë askush përveç personave krejtësisht të arsyeshëm!”

Eshtë për këtë arsye që vehhabitët nuk i interpretojnë ajete të tillë muteshabih, por i lënë siç janë. Madje, edhe nëse interpretimin e konsiderojnë herezi (kufr), e drejta është që interpretimet të cilat mbështeten në mendjen (arsyen), të llogariten si një mundësi, dhe të shmanget nga pohimet kategorike. Sepse, siç u tha edhe më sipër, mendja (arsyeja) s’është e përkryer, por e mangët.

Një çështje tjetër e cila e lë të mahnitur mendjen (arsyen) njerëzore përballë Kur’anit të Shenjtë, janë “shkronjat e vetmuara” (huruf-i mukattaa). Eshtë fjala për shkronja më vete që ndodhen në krye të disa sureve ose në gjendjen e një shkronje të vetme, ose në gjendjen e disa shkronjave, por që në asnjë rast nuk përbëjnë ndonjë fjali. Sepse ato shkronja janë aty jo si shprehje, por si figurë. Këtë mund ta shpjegojmë me shkronjat latine në këtë mënyrë: Për shembull, njëra nga shkronjat është shkronja “b”. Kjo është paraqitja grafike e saj, kurse leximi është “bë”. Atëherë, ç’duan të thonë ato? Mendja (arsyeja këtu është e paaftë për të thënë diçka, prandaj dijetarët islamë parapëlqejnë të heshtin në këtë drejtim duke thënë vetëm se këto mund të jenë një shifër mes Allahut dhe Resulit të Tij!

Copyright © 2026 - Shoqata V.H.K Istanbul | Ndalohet përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj faqeje pa leje dhe autorizim