Parimet e botëkuptimit Islam: Parimi i Universalizmit
Meqë botëkuptimi islam, ashtu siç e shpjeguam edhe në fillim, është një pikëpamje e cila mundet t’i japë përgjigje, pa rënë në kontradiktë me vetveten, çdo pyetjeje që mund t’i shkojë njeriut ndërmend dhe, kështu, është një pikëpamje e cila…
Publikuar:

Meqë botëkuptimi islam, ashtu siç e shpjeguam edhe në fillim, është një pikëpamje e cila mundet t’i japë përgjigje, pa rënë në kontradiktë me vetveten, çdo pyetjeje që mund t’i shkojë njeriut ndërmend dhe, kështu, është një pikëpamje e cila mundet t’i shpjegojë tërësisht jetën dhe Universin, do të thotë se është një sistem konkluzione vlerash. Duke u nisur nga aspekti, sipas të cilit, ky sistem e përfshin tërë Universin, cilësia e botëkuptimit islam që bie në sy së pari, është universalizmi.
Kur analizohet përmbajtja e gjerë e Islamit nën dritën e kësaj pikëpamjeje themelore, vihet re se asnjë botëkuptim nuk mund të krahasohet me Islamin për sa i përket përsosmërisë në cilësinë e universalitetit. Sepse ngaqë botëkuptimi islam është një pikëpamje “hyjnore”, është parashtruar dhe kumtuar nga ana e Zotit, dija dhe përfshirshmëria e të cilit janë të pafundme. Me këtë aspekt, nuk mund të përfytyrohet ndonjë dije dhe përfshirshmëri njerëzore që mund të matet me “dijen e përgjithshme” dhe “dijen absolute” që zotëron Zoti. Kjo situatë cilësore është një përfundim i arsyeshëm dhe logjik për ata që kanë arritur një njohje të plotë mbi Allahun.
Me të vërtetë, Islami, duke e vënë në shqyrtim tërësinë e të vërtetave që ka parashtruar, nuk merr parasysh vetëm një vend, një kohë ose popullatë. Islami është një sistem që i parashtron në formë parimesh të përgjithshme konkluzionet e veta me qëllim që të përfshijnë të gjitha kohërat, vendet dhe njerëzit, madje, edhe xhindët. Mëshira e Allahut të Gjithëmadhnueshëm është e përgjithshme dhe përfshin të gjitha krijesat.
Botëkuptimi islam që ka karakter gjithëpërfshirës në shpjegimin e Universit, e ruan këtë cilësi edhe në vlerësimin e njeriut dhe orientimin e tij.
Të gjitha pikëpamjet shoqërore, veçanërisht Islami, janë, në të vërtetë, për njeriun. Ato ndjekin qëllimin final të sigurimit të qetësisë dhe lumturisë për të. Mirëpo, ndërsa disa prej tyre e kufizojnë këtë qëllim vetëm për këtë botë dhe për nevojat biologjike të njeriut, disa të tjera i mbajnë parasysh së bashku botën materiale dhe amshueshmërinë. Duke e orientuar njeriun, Islami në fillim rregullon marrëdhëniet e tij me Zotin, pastaj edhe me kafshët dhe sendet. Islami u bën një rregullim logjik të gjitha mendimeve, ndjenjave dhe akteve të vullnetshme të njeriut nga djepi gjer në varr. Islami ndjek qëllimin për ta bërë atë të arrijë përsosmërinë në adhurimet, në marrëdhëniet ndërnjerëzore (civile) dhe në sjelljet morale. Prandaj, botëkuptimi islam që kërkon ta orientojë tërë njerëzimin dhe ta bëjë të lumtur, nuk e ka të metën e sistemeve të tjera që u drejtohen një pjese të caktuar njerëzish, kurse pjesën tjetër e lënë mënjanë.
Për shembull, siç e kemi shpjeguar relativisht më parë, fenë e tyre e cila, për nga origjina hyjnore e saj, duhej të ishte patjetër gjithëbotërore, izraelitët (të quajtur ndryshe edhe hebrenj, çifutë) ia kanë kushtuar racës së tyre pas një korrigjimi të shëmtuar që kanë bërë mbi të. Personi i cili nuk i përket fisit Beni Izrael, nuk mund të pranohet në Legjislacionin e Moisiut (Musait). Sot në botë ka popullata që ndjekin besimin e Moisiut, por që s’i përkasin fisit Beni Izrael, prandaj izraelitët nuk i quajnë të tyre. Për shembull, edhe tribuja turke kaspike e Hazarëve i përket Legjislacionit të Moisiut. Parashikohet që sot ata të jenë rreth tridhjetë-pesëdhjetë mijë vetë. Sikur ta zëmë se izraelitë nga të katër anët e botës të jenë duke emigruar për në Izrael dhe Hazarët t’u thonë se edhe ata dëshirojnë të emigrojnë në Izrael, nuk u pranohet kërkesa, sepse, sipas izraelitëve, në fenë e tyre, domethënë, në fenë e Musait mund të futen vetëm ata që kanë prejardhje nga fisi Beni Izrael.
Të gjitha fetë me origjinë hyjnore janë, sipas origjinës, gjithëbotërore. Për shembull, edhe krishterizmi është gjithëbotëror. Prandaj, ndërsa krishterët përpiqen ta tërheqin këdo në fenë e tyre, izraelitët s’veprojnë kështu. Prandaj është e pamundur që hebraizmi të bëhet fe gjithëbotërore. Izraelitët e pranojnë në Legjislacionin e Moisiut çdokënd që i përket fisit beni Izrael. Për ta, raca e tyre është feja e tyre; ato janë e njëjta gjë. Prandaj, izraelitët nuk mund të jenë të një feje me dikë që s’i përket fisit Beni Izrael. Ndërkaq, meqë sipas konsideratës së tyre mbi gjenealogjinë, raca bartet nëpërmjet nënës, ata nuk e quajnë izraelit dikë me të atin izraelit por me nënën të një race (kombësie) tjetër dhe nuk e pranojnë në bashkësinë hebraike të Moisiut. Në të kundërt, dikë me nënën izraelite, por me të atin nga një racë (kombësi) tjetër, e pranojnë në fenë e tyre. Ata, pra, besojnë se soji përcillet nga nëna e jo nga babai. Ata besojnë se raca Beni Izrael ka një vend të zgjedhur dhe përparësor mes racave. Kështu, në Tevratin (Testamenti i Vjetër) e korrigjuar ka deklarata të tilla mbi hebrenjtë:
“Ju jeni bijtë e Zotit tuaj. Sepse ti je një fis i bekuar i Zotit tënd që të ka zgjedhur ty mes të gjitha fiseve të tjera!”
“Dhe ju zgjodha juve, ashtu si sot, mes të gjitha fiseve të tjera!”
Gjithashtu, në shprehjet e tilla të sentencave të tjera të Tevratit, si në vijim, nxjerrin sheshit korrigjimin e rëndë që i kanë bërë fesë së tyre duke e caktuar Zotin vetëm për fisin e tyre:
“Ja, tani e mësova se Zot nuk ka në të gjithë botën, por vetëm në Izrael!”
“Toka e dha prodhimin e saj. Zoti është Zoti ynë i cili do të na bëjë ne të bekuar!”
Atë që s’është nga soji i tyre, izraelitët e konsiderojnë njeri të dorës së dytë. Gjërat që i kanë të ndaluara t’ia bëjnë një hebreji tjetër si ta, i shohin si të lejuara e të bekuara t’ia bëjnë një johebreji në kushte kur e kanë të detyrueshme t’i bëjnë.
Ata thonë: “Njerëzit e tjerë nuk kanë nevojë për fe. Sepse Zoti i krijoi ata në shërbimin tonë dhe i vuri nën urdhrin tonë.” Ata mendojnë se, ashtu siç janë dhënë kafshët në shfrytëzim të njerëzve, edhe ata që s’janë hebrenj janë dhënë në shfrytëzim të hebrenjve. Përgjithësisht, kjo logjikë çifute qëndron në themel të racizmit. Hebrenjtë (izraelitët, çifutët) janë racistët më të hershëm në botë. Ndërsa në Tevrat jepej lajmi i gëzueshëm i ardhjes së një profeti dhe meqë hebrenjtë e prisnin të vinte nga soji i tyre, nuk e miratuan dhe nuk e pranuan kurrë ardhjen e Hz. Muhammedit. Ata i kanë pranuar vetëm profetët e ardhur nga soji i tyre. Kështu, Daudin (Davidin) dhe Sulejmanin (Sollomonin) nuk i pranojnë si profetë, por vetëm si sundimtarë.
Dedikimi vetëm për një grusht njerëzish mbi tokë i një sistemi të dërguar nga ana e Allahut si Zoti i vetëm i gjithësisë, mëshira e të cilit ka përfshirë të gjitha krijesat, me qëllim për të siguruar lumturinë dhe paqen e njerëzimit, si dhe përjashtimi i të tjerëve nga kjo dhunti, jo vetëm që s’është kurrsesi logjike, por s’është as e pranueshme për Allahun, “Zotin e botëve”! Sepse kjo situatë s’përputhet as me atributet e Allahut, Rahman (Mëshirues) dhe Rahim (Shpërblyes).
Mendësia hyjnore në hebraizëm kufizohet krejtësisht te një Zot kombëtar. Jahova, zoti i hebrenjve, interesohet jo për të tjerët, por vetëm për dikë që i përket racës hebraike. Po, Zoti i ka krijuar edhe kombet e tjerë, por sa i interesojnë Zotit, bie fjala, milingonat, aq i interesojnë kombet e tjerë. Të tjerët përveç hebrenjve, janë qenie për shërbim, shërbëtorë. Bota u takon hebrenjve. Prona është e hebrenjve, madje Zoti është i hebrenjve! Kjo është konsiderata e tyre për Zotin. Sot është e pamundur, madje, absurde, të kërkosh në hebraizëm një botëkuptim të plotë, një fe hyjnore, një mesazh gjithëbotëror. Kjo gjendje është një ndër rezultatet e korrigjimit dhe revizionimit fetar hebraik.
Në fakt, hebrenjtë, edhe filozofinë e kanë shfrytëzuar me të gjitha mundësitë për të intriguar kombet dhe popujt e tjerë.
Me të vërtetë, secila nga të gjitha pikëpamjet që e poshtërojnë njerëzimin, janë parashtruar nga ana e një filozofi çifut. Eshtë me të vërtetë për t’u çuditur që pikëpamjeve perverse me autorë filozofë çifutë, çifutët vetë kurrë nuk u kanë kushtuar konsideratë, përkundrazi, kanë thurur një rrjetë propagante të tmerrshme për t’ua lënë në prehër kombeve të tjerë! Të gjitha pikëpamjet filozofike destruktive që kanë rënduar mbi njerëzimin, nga pikëpamjet e Frojdit i cili i skartoi vlerat morale, te ato të Karl Marksit, nga pikëpamjet e Darvinit, te ato të Durkheimit, janë parashtruar nga ana e filozofëve çifutë si vetë ata.
Mes tyre, Kont dë Gobinó (Comte de Gobineau) që ka parashtruar pretendimin e racës superiore, është një francez me origjinë çifute. Ky filozof francez thotë:
“Lartësia apo ultësia e kombeve, nderi dhe dinjiteti i tyre e kanë bazën tek origjina racore e tyre!”
Hebrenjtë të cilët ia kanë dedikuar fisit dhe racës së vet një fe gjithëbotërore e cila, për sa i përket burimit, është hyjnore, duke i dhënë qëllimisht prioritet racizmit dhe nacionalizmit në kundërshtim me internacionalizmin, i kanë shtyrë kombet në konflikte me njëri-tjetrin dhe ende vazhdojnë t’i shtyjnë.
Ndërsa Islami, në kundërshtim me këtë, e sheh tërë njerëzimin, të tëra kombet dhe kombësitë, pavarësisht nga prejardhja dhe raca dhe pavarësisht nga vendi ku banojnë, si bashkëbisedues të kumtesës së Hz. Muhammedit (s.a.s.) dhe, ashtu siç u prek edhe më parë, i pranon si ummet, bashkësi muhammediane. Me anë të konsideratës “bir i Ademit”, duke e konsideruar tërë njerëzimin të barabartë për sa u përket të drejtave dhe përgjegjësive, Islami e shpall me zë të lartë se arabi nuk ka asnjë përparësi ndaj joarabit. Në hadithin profetik thuhet:
“Njerëzit janë të njëllojtë si dhëmbët e krëhërit!”
Kurse në ajetin kur’anor, duke u shprehur si në vijim, shpjegimi i gurit të provës të epërsisë të sjellë nga Islami për njerëzit bëhet jo me anë të një faktori jashtë vullnetit të njeriut, si raca, por me anë të afërsisë dhe drojtjes nga Zoti, gjë që është produkt i varur pjesërisht nga vullneti i njeriut:
“O njerëz! Me të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre. Dhe, me qëllim që të njiheni, ju ndamë në fise e kombe. Pa asnjë dyshim, më i çmuari prej jush te Allahu është ai që druhet më shumë prej Tij. Pa dyshim, Allahu di, ai ka njohuri për çdo gjë!”
Ai që është i bindur dhe i devotshëm ndaj Allahut, pavarësisht nga nacionaliteti, është epror ndaj atij që s’është i bindur e i devotshëm. Raca dhe nacionaliteti është vetëm një cilësi që i përket kurmit të vdekshëm. Kurmi është një kaftar që i është veshur shpirtit, kurse shpirti është i pavdekshëm dhe nuk ka as racë, as nacionalitet.
Këndvështrimi i Islamit ndaj nacionalitetit është i tillë që i kushton atij rëndësinë më të madhe për të cilën është i denjë. Pavarësisht se ç’race dhe nacionaliteti që t’i përkasin, njerëzit kanë cilësi specifike të përbashkëta që s’ndryshojnë. Edhe një aziatik bie në dashuri, edhe një amerikan bie në dashuri. Edhe një zezak afrikan ndjen neveri, edhe një fisnik francez ndjen neveri. Këto janë veçori specifike të përbashkëta të të gjithë njerëzimit. Islami që e pranon dhe e përfshin tërë njerëzimin, i përcakton rregullat e tij themelore jo sipas veçorive specifike aksidentale, të përkohshme apo të pjesshme, të pranishme në një nacionalitet, por sipas prirjeve dhe nevojave bazë, të natyrshme dhe të bashkëlindura, të pranishme në tërë njerëzimin. Prandaj Islami është një fe e së natyrshmes dhe nuk vjetërohet. Rend i madh dhe gjithëbotëror në kuptimin e plotë të fjalës është vetëm Islami.
Megjithëkëtë, Islami as të vërtetën e “nacionalitetit” nuk e nënvleftëson e nuk e anashkalon. Islami e pranon nacionalitetin si një realitet, por duke vënë një kriter vlere për të. Siç e kemi përmendur edhe më parë, ndryshimet në racat dhe nacionalitetet shfaqen me dy faktorë kryesorë: njëri, janë “faktorët gjeografikë”, kurse i dyti, është “ushqyerja”. Për më tepër, shfaqjet e ndryshme të ushqyerjes që përcillen në karakter, vërehen edhe te kafshët. Eshtë e fiksuar me prova dhe vëzhgime laboratorike se kafsha që ushqehet me mish, shfaq më shumë agresivitet në qëndrimin dhe lëvizjet e veta, kurse kafsha që ushqehet me barishte, shfaq një qëndrim më të qetë. Eshtë për këtë arsye që ata që bëjnë një jetë të përkorët me qëllim për të përparuar në rrugën e përkryerjes shpirtërore, gjatë një periudhe të caktuar nuk hanë ushqime shtazore. Sepse ushqimi shtazor e shton agresivitetin dhe egërsinë, kurse ushqimi bimor e shton qetësinë dhe butësinë. Për më tepër, në Islam, ngrënia e mishit të kafshëve që ushqehen me mish është haram (jolegjitime, e ndaluar, e pabekuar).
Ka njerëz që faktorëve që përbëjnë karakterin e racave dhe nacionaliteteve, u shtojnë edhe një të tretë të emërtuar “përvoja historike”. Përvoja historike bëhet efektive në një specifikë të quajtur “trashëgim social”. Për shembull, turqit kanë qenë një komb luftëtar edhe para Islamit. Kurse pasi e pranuan Islamin, këtë karakter e orientuan në një drejtim ku do të bëhej faktor me ndikim të madh në shërbim të qytetërimit dhe në hyrjen e njerëzve në rrugën e drejtë. Po qe se osmanët e ardhur nga Azia e Mesme nuk do të ishin vendosur në një vend afër detrave, Evropës dhe Bizantit, siç ishte fshati kufitar i selçukëve, Sogyt, por në rrëzë të një mali në qendër të Anadollit, ndoshta nuk do ta tregonin dot atë zhvillim të shkëlqyer në historinë botërore të qytetërimeve. Fakti që turqit dolën si udhëheqës në Botën Islame, qe, krahas faktorëve të tjerë ndikues, rezultat i përvojës historike të tyre. Përvoja e grumbulluar gjatë shekujve, përvoja sociale dhe historike, ashtu si dhe faktorët gjeografikë, me kalimin e kohës përçohet gjer në biologjinë, gjer në genet e njeriut. Eshtë për këtë arsye që çdo familje kërkon ta japë vajzën në një familje që u përshtatet karakterit dhe prirjeve të veta. Të mos dëshirosh t’ia japësh vajzën një njeriu të ndryshëm për sa u përket zakoneve, traditave dhe përvojës historike, nuk do të thotë se ai njeri është i keq për sa i përket natyrës krijimore me të cilën e ka dhënë Zoti. Në Islam nuk ekziston ideja se njeriu është mëkatar në mënyrë të bashkëlindur, ashtu siç mendohet në krishterizëm. Përkundrazi, në Islam pranohet se çdo njeri lind me natyrë të pastër, pra, të pamëkat. Qysh nga çasti i lindjes, njeriu ndodhet nën ndikimin e mjedisit ku lind dhe rritet, nën ndikimin e edukatës që merr nga familja e vet. Kur ndikimet janë të ndryshme, shkaktojnë në familje vështirësi përshtatjeje.
Si një rregull sheriati, kërkohet kushti i ekuilibrit mes kandidatëve për t’u martuar. Ky ekuilibër duhet të jetë moralo-etik, ekonomik dhe shoqëror, por është e domosdoshme të jetë edhe edukativ. Eshtë shumë e vështirë të merren vesh një burrë i kulturuar e me edukatë të jashtëzakonisht të hollë, me një grua me sjellje të trasha të rritur në kulturën e fshatit. Kur t’ia sjellë burrit çajin, gruaja, duke u sjellë sipas edukatës dhe shprehive që ka marrë, do t’ia vërë para në një mënyrë të ashpër e të pasjellshme që për të është krejt normale, kurse për burrin, jashtëzakonisht e rëndë dhe e papranueshme. Atij do t’i duket sikur gruaja po ia përplas kokës gotën e çajit! Ja, pra, ky ndryshim është për shkak të trashëgimit social dhe jo një veçori e ardhur prej racës apo nacionalitetit.
Meqë trashëgimia sociale përçohet gjer në gene, shfaqjet e saj dalin në pah edhe te fëmija, madje. Kjo është edhe e vërteta që aludohet te fjala e urtë, “Gjyshi ka ngrënë aguridhe (fruta të pabëra, të tharta), nipit i janë mpirë dhëmbët!” Prandaj Profeti (s.a.s.) ka porositur në një hadith kështu: “Kinie kujdes mitrën ku e lëshoni farën!” Eshtë një e vërtetë se, për shkak të këtyre veçorive që përçohen gjer në genet, njerëzit e ardhur nga një brez i prishur, i pafismë, negativ për sa i përket trashëgimisë sociale, do të mbeten, në nënvetëdijë, nën ndikimin e prejardhjes së tyre dhe se kjo do të ketë efekt në shkallë të caktuar mbi qëndrimin dhe sjelljet e njeriut. Megjithëkëtë, ky ndikim nuk është qind për qind përcaktues në aktet e njeriut. Njerëzit me prejardhje të pastër janë, pa dyshim, nën ndikimin pozitiv të kësaj gjendjeje. Këtë të vërtetë e shpreh fjala e urtë, “fisnikëria është shkak detyrues”.
Duke shkuar në një rrugë të keqe, fëmija i një familjeje të ndershme ka avantazhin të ndodhet nën efektin pozitiv të ndjenjave fisnike që i lindin në zemër në formën e mendimeve të tilla, si: “Po t’i shohin e t’i dinë nëna dhe babai këto që po bëj, u bie pika në vend nga dëshpërimi…! Prandaj komunizmi ka qenë armik i familjes dhe i fisnikërisë. Komunistët qenë përpjekur për ta shembur familjen dhe fisnikërinë me qëllim që njeriu të mos kishte asnjë ndjenjë fisnikërie, asnjë dyshim dhe frikë morale si dhe lidhje të karakterit sublim, në mënyrë që çdo paturpësi dhe poshtërsi ta quante të natyrshme.
Raca dhe nacionaliteti janë një eveniment. Trashëgimi social dhe fisnikëria janë një realitet. Islami nuk i mohon këto, por, duke u dhënë aq rëndësi sa ç’është e nevojshme, i vë nën rregull. Islami u jep vlerë aq sa ç’duhet racës, nacionalitetit dhe veçorive të tyre dhe në atë raport i mban në konsideratë.
Për shembull, urdhri hyjnor që dhënësi i zeqatit t’u japë përparësi me radhë, në fillim farefisit të afërt, pastaj banorëve të mëhallës, fshatit, qytetit, etj., është rezultat i marrjes në konsideratë të prirjeve shpirtërore të njeriut. Eshtë si rrjedhojë e kësaj, që Profeti (a.s.) ka bërë të ditur se “më së pari do të ndërhyjë për falje për Kurejshët”.
Edukatori i njohur gjerman Salzmann (1744-1811) e ka titulluar “Libri i gaforreve” veprën e tij klasike mbi edukimin e fëmijës. Salzmann është nisur nga fakti që ndërsa ecja para është diçka e natyrshme, gaforret ecin praptazi. Kjo është pasojë e prirjes së imitimit, që duket edhe te kafshët. Me këtë, Salzmann ka dashur të aludojë mbi edukimin e fëmijës dhe t’ua tërheqë vërejtjen prindërve.
Kemi thënë edhe më parë, se njëri nga parimet themelore që e bën botëkuptim Islamin që është një fe mbarëbotërore, është edhe moskufizimi tematik. Islami nuk i trajton dhe sistemon disa çështje duke i lënë mënjanë disa të tjera me pretendimin “këto nuk më interesojnë mua”. Ky karakter gjithëpërfshirës ekzistent në “tematikë” është eveniment edhe në “hapësirë”.
I gjithë njerëzimi, nga eskimezi që jeton në pole, gjer te zezaku në ekuator, është bashkëbisedues i kumtesës muhammediane. Shumë ajete kur’anore fillojnë me thirrjen “o njerëz”. Megjithëse qendra e rëndesës është tek njeriu, në këtë thirrje përfshihen edhe xhindët si qenie me vullnet dhe vetëdijë. Islami është një botëkuptim që përfshin tërë Universin. Pa asnjë përjashtim, të gjithë njerëzit që kanë ardhur pas dërgesës profetike të të Dërguarit të Allahut e gjer më sot dhe që do të vijnë, janë dhe do të jenë bashkëbisedues të kësaj kumtese. Në Islam nuk mund të mendohet kështu: “Filan popullsi s’më intereson mua, ata janë jashtë fushës së interesimit tonë, ne s’përzihemi me ta”! Të gjitha qeniet e vetëdijshme që jetojnë në Univers janë bashkëbisedues të Islamit. Islami i fton ata në organizmin e vet dhe ua rregullon jetën në planin individual dhe shoqëror. Në rregullat që vë, i mban gjithmonë parasysh tërë njerëzit dhe xhindët së bashku me veçoritë e tyre të bashkëlindura.
Si një sistem universal, Islami mbështetet në “Librin”, Kur’anin e Shenjtë, dhe në “Sunnetin”, Traditën Profetike të Hz. Muhammedit. Meqë Libri dhe Tradita do të vazhdojnë të veprojnë gjer në kiamet, edhe ideatimet (ixhtihad) që janë konkluzione të nxjerra prej tyre, kanë një vend shumë të rëndësishëm në Islam ngaqë ndjehet vazhdimisht nevojë për konkluzione të reja. Në sajë të ideatimeve përballohen nevojat fetare edhe të njeriut që jeton në pole, edhe të njeriut që jeton në ekuator. Eshtë për këtë arsye që Islami, duke i dedikuar sevap (mirësi dhe shpërblim) opinionit të prodhuar nga muxhtehidi, ideatori, edhe sikur të jetë i gabuar, e ka nxitur dhe inkurajuar ixhtihadin, ideatimin. Duke e dërguar për në Jemen sahabiun Muadh bin Xhebel (r.a.), i Dërguari i Allahut (s.a.s.) e pati pyetur:
“Me se do të vendosësh atje?”
“Me Kur’anin dhe Sunnetin!” – I qe përgjigjur sahabiu.
“Mirë, po nëse në to nuk gjen se ku të mbështetesh?” – E pati pyetur i Dërguari i Allahut (s.a.s.).
Dhe sahabiu Muadh bin Xhebel (r.a.) i qe përgjigjur kështu:
“Atëherë, do të vendos sipas opinionit tim!”
Dhe Profeti (s.a.s.), duke mbetur i kënaqur nga përgjigjja që pati marrë, e pati vlerësuar si të përshtatshëm këtë metodë.
Sot, çështjet ekonomike kanë ndryshuar, kanë dalë kodi detar dhe kodi ajror. Paralel me këto ndryshime, edhe ixhtihadet, ideatimet dhe opinionet shfaqin ndryshime. Prandaj, në të drejtën islame është përvetësuar kazuistika, metoda juridike që jep konkluzione dhe vendime sipas çështjeve.
Ashtu siç u prek edhe më parë, disa fe kanë ardhur për popullata të caktuara. Kështu, ndërsa detyra e disa profetëve qe ndërprerë, detyra e profetit të fundit, Hz. Muhammed Mustafa (s.a.s.), e pakufizuar në hapësirë dhe tematikë, përfshin tërë botën dhe të gjitha çështjet. Ja, kjo e shpreh cilësinë e përbotshmërisë në qenien e tij.
Meqë Islami është i pakufizuar në hapësirë dhe tematikë, për rrjedhojë e merr si bashkëbisedues tërë botën, domethënë i drejtohet tërë botës së vetëdijshme të përbërë prej njerëzish dhe xhindësh, edhe sikur tërë xhindët dhe njerëzit t’i përgjigjen (pozitivisht) ftesës së Islamit, edhe sikur të mos i përgjigjen, janë ummet, bashkësi e Muhammedit, sepse jetëgjatësia e kësaj bote u është ndarë profetëve në periudha të caktuara, kurse periudha nga dërgimi i Profetit tonë e gjer në kiamet, domethënë gjer në shkatërrimin e kësaj bote, i është caktuar atij. Sot, besimtari së bashku me mosbesimtarin, tërë njerëzimi ndodhet nën zotërimin profetik të profetit Muhammed. Edhe “ummeti gajri ixhabe”/ “bashkësia mospranuese” është “Ummeti Muhammed”/ “Bashkësi e Muhammedit”, vetëm se, si një bir i pabindur që nuk dëgjon fjalë!
Në ditët tona, besimi i krishterëve dhe i hebrenjve (izraelitëve, çifutëve) i ngjet kryeneçësisë së një personi për të njohur një ligj të shfuqizuar. Sa ç’është i logjikshëm në veprimin e tij ish presidenti i një shteti, i cili, duke e imagjinuar periudhën e pushtetit të vet, thotë se nuk e njeh presidentin e ri në fuqi, aq janë të logjikshëm edhe ata në kryeneçësinë e vet. Mirëpo dikushi që i mbarohet mandati presidencial dhe bie nga fuqia, është si monedha e nxjerrë nga qarkullimi. Po kështu, ta pranosh një fe që ka rënë nga fuqia, një profet që i është mbyllur periudha, edhe në kohët kur fjala e tyre nuk shkon më, nuk është një besim dhe pranim i drejtë në kuptimin real të fjalës. Prandaj ata janë bashkësi e pabindur. Kurse bashkësi e bindur, që i është përgjigjur pozitivisht ftesës, janë vetëm ata që thonë: “La ilahe il’lallah Muhammedu’r-Resulullah”/ “Nuk ka zot tjetër veç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut”!
Në vështrimin e Islamit që e rregullon jetën me anë të parimeve universale dhe e shpjegon tërë njerëzimin dhe Universin, njerëzit janë si bijtë e një babai. Profeti Muhammed (a.s.) është kryetari, përfaqësuesi dhe prijësi për të gjithë njerëzit gjer në kiamet. Islami është një sistem i cili merr si parim bazë në formimin e një shoqërie jo idenë e racës dhe gjeografisë, por besimin.
Nisur nga ligjet që i ka sjellë njerëzimit, në Islam nuk ka ndarje tjetër përveç ndarjes në besimtarë dhe jobesimtarë. Islami e ka përcaktuar legjislacionin e secilit grup. Në botëkuptimin islam i cili e rregullon njerëzimin sipas përgjegjësive (detyrave) dhe të drejtave, janë pranuar vetëm e vetëm dy “nacionalitete”: besimtarët dhe mosbesimtarët, duke mos e diskutuar kurrë një grup të tretë përveç këtyre. Ndërkaq, mes tyre është mbajtur drejtësi duke ekuilibruar të drejtat dhe detyrimet. Meqë në shtetin islam, jomuslimanët janë përjashtuar nga disa përgjegjësi, për shembull, si shërbimi ushtarak, ekuilibri mes muslimanëve dhe tyre në çështje të tilla është siguruar duke u vënë një përgjegjësi taksative. Me të vërtetë, në sheriat, domethënë, në legjislacionin islam, për jomuslimanët ka një taksë të quajtur “xhizje” në shkëmbim të përjashtimit nga shërbimi ushtarak. E njëjta gjë është edhe në përgjegjësitë dhe detyrimet burrë-grua. Të drejtat dhe përgjegjësitë për të dy sekset janë ekuilibruar me konkluzione dhe ligje të ndryshme, gjë që do të shpjegohet dhe sqarohet në temat dhe nëntemat përkatëse.

