Parimet e Botëkuptimit Islam: Parimi i Vullnetarizmit
Në vështrimin e Islamit mbi evenimentin njeri, njëra prej veçorive bazë që sheh si të bashkëlindur tek ai, është situata cilësore sipas së cilës, “njeriu zotëron vullnet”. Kjo specifikë – në u dashtë të thuhet me një shprehje më të…
Publikuar:

Në vështrimin e Islamit mbi evenimentin njeri, njëra prej veçorive bazë që sheh si të bashkëlindur tek ai, është situata cilësore sipas së cilës, “njeriu zotëron vullnet”. Kjo specifikë – në u dashtë të thuhet me një shprehje më të sigurt – e mbështet burimin e përgjegjësisë njerëzore në arsyen e cila përbën njërën nga dy motivet dhe shkaqet kryesore të asaj përgjegjësie. Ato dy motive janë: njeriu duhet të zotërojë arsye (zhvillim mendor normal) dhe pjekuri seksuale (të ketë arritur moshën e pubertetit). Ndërkaq, është për shkak se në Islam meditimi është nxitur dhe inkurajuar, që dijetarët islamë kanë parashtruar ide në mënyrë shumë të gjerë dhe, si rezultat i këtyre, kanë nxjerrë pikëpamje të ndryshme nga njëra-tjetra. Megjithëse emërtimi si “vullnet i pjesshëm” i këtij vullneti tek njeriu, madje, vë në shesh dhe thekson të vërtetën se, përballë vullnetit të përgjithshëm, të posaçëm vetëm për Allahun (Zotin), vullneti njerëzor është i pjesshëm, pra, shumë i vogël, disa dijetarë, duke e zgjeruar me të gjitha mundësitë rolin e vullnetit njerëzor, pothuaj i kanë përshtatur njeriut cilësinë e “autorit hegjemon”, e posaçme, kjo, vetëm për Zotin, dhe e kanë parë njeriun si krijues të aktit të vet. Ndryshe nga kjo, disa të tjerë, me një nënvleftësim të jashtëzakonshëm, e kanë konsideruar njeriun në aktet e veta në pozitën e një autori (subjekti) pa vullnet dhe nën shtrëngim (e një autori të determinuar – M.H.).
Në përfundim të debateve të gjata të zhvilluara mbi entitetin dhe kufijtë e vullnetit njerëzor, pikëpamjet e skajshme nuk kanë gjetur përkrahje por është pranuar një rrugë e moderuar e cila është pikëpamja e sunnitëve. Sipas kësaj pikëpamjeje, akti njerëzor realizohet me anë të dy vullneteve: veprimtarinë për realizimin e aktit e zhvillon njeriu, kurse krijimin e aktit e zhvillon Allahu (Zoti), me fjalë të tjera, përpjekja i përket njeriut, krijimi i përket Zotit. Sipas sunnitëve, kaderi (paravlerësimi hyjnor – M.H.) ndahet në dy fragmente: “absolut” dhe “relativ” dhe vlerësimet për secilin prej këtyre janë të ndryshme. Kështu, përgjegjësia e njeriut ka të bëjë me kaderin relativ, sepse aktet e kësaj kategorie krijohen me dëshirën volitive të njeriut. Në këtë vepër, me raste të ndryshme, kjo pikëpamje është shtjelluar me hollësi.
Por është një e vërtetë islame që nuk mund të hidhet poshtë e nuk mund të kundërshtohet, se burimi i përgjegjësisë është vullneti pak a shumë absolut që ndodhet tek njerëzit dhe xhindët. Me të vërtetë, ndër krijesat janë vetëm xhindët që kanë përbashkësi me njerëzit në këtë cilësi. Eshtë si rrjedhojë e kësaj që, edhe ata, ashtu si njerëzit, ndodhen në një pozitë që i ngarkon me detyrën dhe përgjegjësinë për ta konsideruar veten në vartësi të Allahut (Zotit).
Nga ana tjetër, krahas vetëdijshmërisë për shpërblimin dhe ndëshkimin, “vullneti” i cili i bën të zgjedhur (të privilegjuar) dhe përgjegjës këto dy kategori qeniesh, u është dhënë atyre, së bashku me shumë veçori të tjera, si dhunti hyjnore qysh në pafillimësi (eternitet).
a) Entiteti dhe kufijtë e vullnetit njerëzor
Kur analizohen, nën dritën e kësaj pikëpamjeje themelore, parimet besimore-doktrinare, dalin në shesh këto të vërteta:
Allahu i Gjithëmadhnueshëm është i vetmi autor ose subjekt veprues hegjemon. Ai ka ekzistuar i vetëm në pafillimësi (eternitet). Pastaj, duke e dëshiruar në mënyrë volitive një botë (univers) të tillë, u dha të gjitha qenieve trup (ekzistencë) me anë të shfaqjeve të atributeve të tij hyjnore dhe vuri njeriun si qenie të çmuar në kulmin e botës të përbërë prej të gjitha qenieve të krijuara pas dhe sipas një shkallëzimi cilësor në përkryerje. Kjo situatë cilësore shpreh sa faktin që njeriu është krijesë e nderuar, aq edhe faktin që, në të njëjtën kohë, bota është vënë nën urdhrin e njeriut dhe për të mirën e tij.
Allahu i Gjithëmadhnueshëm që është autor ose subjekt hegjemon e ka krijuar çdo qenie si dhe elementët në organizmin e saj, për një qëllim dhe synim të caktuar duke i dhënë asaj qenieje edhe strukturën, dhe potencën e përshtatshme për ta realizuar atë qëllim dhe synim. Këtyre veçorive të pranishme në çdo krijesë dhe të mbështetura në caktimin hyjnor u jepet në fe emërtimi “adetullah” / “zakon i Allahut” ose “sunnetullah” / “traditë e Allahut”. Këto nuk ndryshojnë dhe nuk mund të ndryshohen. Në pjesën e diturisë njerëzore – veçanërisht në pjesën ku sundon materializmi – këto parime themelore që mbështeten në vullnetin hyjnor dhe që veprojnë në mënyrë permanente në tërë Universin, emërtohen “ligje të natyrës”. Zoti e ka kushtëzuar me shkaqe vullnetin e Tij hyjnor që vepron në gjithësinë e cila mund të përfshihet nga njohja njerëzore, dhe njohjen njerëzore e ka pajisur me një aftësi që të mund të depërtojë tek të vërtetat brenda marrëdhënieve shkak-pasojë. Edhe duke arsyetuar mbi shkaqet dhe pasojat e planit të parë, madje, besimtarët e pjekur kurrë nuk e nxjerrin nga mendja se në fund të zinxhirit të shkaqeve ndodhet e pranishme dëshira volitive hyjnore. Me të vërtetë, Profeti (a.s.) ka thënë:
“Kur Allahu e dëshiron diçka, krijon shkakun e saj!”
Shkencat e natyrës, edhe nëse, në përfundim të kërkimeve të vazhdueshme e të njëpasnjëshme, bëhen faktorë të një përparimi duke i zbuluar veçoritë që përmbahen në materie dhe që mbështeten në vullnetin hyjnor, përfundimi i arritur prej tyre – edhe sot, madje – mbetet shumë fragmentar në krahasim me gjerësinë e veçorive të njohura prej Allahut. Për shembull, gjer dje pandehej se konfiguracioni i vijave të majave të gishtave ishte për individin si një kartë identiteti që përmban të gjitha veçoritë përkatëse dhe të posaçme të tij. Kurse sot që është zgjidhur e fshehta e molekulave të DNA-së, u krijua mundësia që të përcaktohen më gjerë e më saktë sesa tek majat e gishtave, veçoritë e posaçme të individit. Atëherë, çfarë “të fshehtash” të tjera ka edhe pas kësaj “të njohure”? Sepse studimet shkencore kanë treguar se çdo zbulim i ri mbi veçoritë e materies natyrore u hap portën shumë e shumë të panjohurave të tjera! Me të vërtetë, në ajetin kur’anor thuhet:
“Ne do t’u tregojmë njerëzve ajetet tona në horizonte dhe në veten e tyre që ata ta kuptojnë mirë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar?”
Kjo do të thotë që, sa më shumë të shtohen zbulimet shkencore, do të shtohen edhe mrekullitë që mund të njohim nga Kur’ani i Shenjtë!
Meqë ky zhvillim i shkencave të natyrës, kur do të afrohet shpërthimi i kiametit, do të ngjitet gjer në një pikë afër nivelit të mrekullive profetike dhe meqë, në këtë pikë, parimet e besimit pothuaj do të pushojnë së qeni një “propozim”, jeta dhe Universi do të marrin fund për t’u rregulluar dhe sistemuar përsëpari!
Për shembull, nëse Hz. Isai (a.s.) i ka ngjallur të vdekurit, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, kjo, pak para kiametit do të bëhet e mundur për mjekësinë. Dhe, kështu, meqë ky zhvillim cilësor do ta bëjë të detyrueshëm besimin mendërisht dhe logjikisht, domosdoshmëria e shpërblimit dhe e ndëshkimit relativisht do ta humbasin kuptimin dhe vlerën.
Nga ana tjetër, specifikat e caktuara nga Zoti me vullnetin e vet absolut qoftë edhe vetëm duke i bërë të shfaqen tek shkaqet, nuk do të luajnë më ndonjë rol për njerëzit dhe xhindët për sa i përket përgjegjësisë së tyre, pra, nuk do ta bëjnë të domosdoshme shpërblimin dhe ndëshkimin. Këto, më shumë si domosdoshmëri e atributit hyjnor “Adil” (i drejtë) që do të shfaqet në jetën e pasme, ahiret, do të hyjnë në peshore vetëm për përcaktimin e kufijve të përgjegjësisë së njeriut. Siç është e konfirmuar me një deklaratë kur’anore, Zoti nuk i bën përgjegjës njerëzit dhe xhindët më shumë se ç’kanë mundësi. Përcaktimet hyjnore që luajnë rol pozitiv ose negativ në formimin e mundësisë (së njerëzve dhe xhindve), patjetër që kanë për t’iu shtuar peshores për të arritur raportin e gradës së përgjegjësisë. Sepse, me qëllim për realizimin e raporteve dhe marrëdhënieve shoqërore, nuk ua ka dhënë njerëzve në të njëjtën masë dhuntitë që janë vepër e atributit hyjnor “Latif” (i tejdukshëm). Si domosdoshmëri e drejtësisë hyjnore, potenca (fuqia, mundësia) natyrore dhe praktike është kriter për përgjegjësinë njerëzore. Pra, proporcionaliteti i përgjegjësisë ndaj dhuntive në fjalë është domosdoshmëri e drejtësisë hyjnore.
Për shembull, përgjegjësia e një njeriu të fiseve primitive të Afrikës Qëndrore në pranimin e të vërtetave fetare nuk është e njëjtë në masë dhe identike në cilësi me përgjegjësinë e njeriut të një vendi të qytetëruar i cili jeton në kushte pakrahasimisht më të përshtatshme se të atij njeriut primitiv!
Në gjithësi, ky dallim nuk është vetëm mes individëve njerëzorë, por përfshin tërë qeniet, dhe është kjo kontradiktë njëra nga motivet shtytëse themelore që e bën të mundur Universin me veçoritë që mund t’i njohim. Me të vërtetë, sipas cilësive që kanë, qeniet, nga trupat fizikë, gjer te njeriu, jo vetëm përbëjnë kategori të ndryshme, por edhe brenda çdo kategorie ekziston një renditje graduale. Ndoshta, ndryshimi dhe dallimi mes atyre që ndodhen më në krye të një kategorie dhe atyre që ndodhen më në fund të asaj kategorie, është më i madh se mes dy kategorive të ndryshme. Për shembull, njeriu paraqet një gradim dhe shkallëzim që zgjatet nga shkalla ku meriton atributin “belhum edall” (më poshtë se kafshët), gjer në gradën “fenafil’lah” dhe “bekabil’lah”.
Besimtarët e kanë pranuar si një parim besimor dhe doktrinar se këto ndryshime dhe dallime që i përfshijnë të gjitha qeniet, nuk mund të fshihen. Sepse kontradikta (dallueshmëria) është njëri nga shkaqet e themelore të ekzistencës së Universit dhe faktori esencial që siguron rregullin dhe funksionin e tij.
Eshtë një parim besimor dhe doktrinar që Zoti, në çastin kur i krijoi shpirtrat, i pyeti:
“Elestu birabbikum?” (A s’jam unë Zoti juaj?)
Dhe shpirtrat u përgjigjën:
“Belá!” (Po!)
Eshtë për këtë arsye që muslimanët, kur pyeten se prej kur janë muslimanë, përgjigjen:
“Qysh prej “Kálú belá” – së!
Çasti i zhvillimit të kësaj ngjarjeje e cila emërtohet edhe “Bezmi elest”, është një pakt (ahid) i lidhur mes Allahut (Zotit) dhe shpirtrave. Për lidhjen apo realizimin e një pakti duhen plotësuar dy kushte: i pari, duhet të ketë dy palë dhe, i dyti, të dy palët duhet të zotërojnë vullnet në mënyrë që të mund të marrin përsipër detyrimet e paktit dhe të japin garanci për përgjegjësinë dhe zbatimin e tyre. Kështu, në qoftë se, respektivisht me vullnetin e Allahut (Zotit), vullnet i cili është i konfirmuar dhe i fiksuar me krijimin e Universit prej Tij si autor (subjekt) hegjemon, nuk do të ekzistonte vullneti i njeriut (si palë në këtë pakt), njeriu nuk do të ishte pranuar nga Zoti si palë kompetente për një pakt, për rrjedhojë, nuk do t’i ishte drejtuar pyetja “A s’jam unë Zoti juaj”.
Nga ana tjetër, le ta shprehim edhe këtë specifikë me karakter pozicionar që, ky pakt ose kjo marrëveshje hyjnore-humane (mes Zotit dhe njeriut si rob i Zotit) e realizuar në botën e shpirtrave, është shkruar në Haxherul Esved (Guri i Zi) dhe, pasi njeriu ka hyrë në xhennet sipas së drejtës që i është dhënë dhe, kështu, pasi është nderuar edhe më shumë, si dhe, më në fund, pasi Ademi (a.s.), si pasojë e vullnetit hyjnor, është lëshuar në mëkatin që dihet, tashmë, dhe është dërguar në këtë botë, edhe Haxherul Esved-i ku qe shkruar kjo marrëveshje, është dërguar pas tij në botë. Në programin e haxhit, nderimi i posaçëm i quajtur istilam që i bëhet Haxherul Esvedit është, pothuajse, si rikonfirmim i nënshkrimit në të, rifreskim dhe përforcim i paktit të realizuar në pafillimësi në botën e shpirtrave.
Në këto kushte, bëhet e detyrueshme të pranohet se edhe në botën e shpirtrave, njeriu ka qenë dhe është një qenie me vullnet, kompetente në të drejta dhe detyrime. Ndërkaq, del pyetja: Ç’është entiteti dhe ç’janë kufijtë e këtij vullneti? E, pra, kjo është çështja që kërkon të analizohet dhe të përcaktohet saktësisht.
Nga ana tjetër, edhe Djalli (shejtani), duke mos iu nënshtruar, me anë të një analogjie të gabuar, urdhrit hyjnor për t’i bërë sexhde Ademit pas trupëzimit të tij, ka treguar se është zotërues i vullnetit dhe aftësisë zgjedhëse. Megjithëse mësues i engjëjve, Djalli nuk është nga lloji i engjëjve, por nga lloji i xhindve. Ja, pra, kjo bazë besimore-doktrinare parashtron faktin se, ashtu si njerëzit, edhe xhindët kanë qenë të pajisur në pafillimësi me vullnet krahas shumë dhuntive të tjera hyjnore. Eshtë si rrjedhojë e kësaj që përgjegjësia diskutohet vetëm për njerëzit dhe xhindët, të cilët përbëjnë dy kategori të zgjedhura ose të privilegjuara mes të gjitha qenieve të tjera veç Allahut (Zotit), të emërtuara me termin e përbashkët masivaullah.
Allahu është zotëruesi i dijes së përgjithshme. Kjo do të thotë se Ai di çdo gjë që ka ndodhur e që do të ndodhë. Ndërkaq, është e pamundur që kjo e vërtetë besimore-doktrinare të rroket nga njohja njerëzore e kufizuar në kohë dhe hapësirë, sepse njohja e diçkaje para se të ndodhë ose para se të ekzistojë, krijon pandehmën e gabuar se ajo gjë është e paravlerësuar dhe konstante. Mirëpo e vërteta s’është kështu.
Ndërsa për disa formime (gjeneza), Allahu i Gjithëmadhnueshëm është vetë faktor formues me vullnetin e tij absolut, disa formime (gjeneza) të tjera ia ka lënë dëshirës së njeriut dhe ka dëshiruar në mënyrë volitive që robi t’i realizojë vetë ato – të mira apo të këqija – me anë të vullnetit të pjesshëm që i ka dhënë. Kjo do të thotë që robi, si pasojë e vullnetit që zotëron, është hegjemon brenda një fushe veprimi të caktuar, pra, mund ta bëjë atë që dëshiron. Vetëm se, meqë çdo akt i realizuar si produkt i vullnetit të robit, është “krijesë” dhe meqë te robi nuk ndodhet atributi “krijues”, Zoti Transcendental krijon atë gjë që parapëlqen dhe zgjedh robi me anë të vullnetit dhe aftësisë zgjedhëse të vet. Domethënë, në aktet njerëzore bashkohen në një të vetme dy atributet “autorësí” dhe “krijuesí” (autor dhe krijues). Por fakti që Zoti i di (i njeh) këto me dijen e Tij të përgjithshme, nuk do të thotë që i ka paravlerësuar dhe i ka paracaktuar vetë. Ai e di se ç’do të bëjë robi. Kjo dije është mjaft e natyrshme ngaqë tek Allahu (Zoti) nuk ka kohë dhe hapësirë (kufizim kohe dhe hapësire ose dimensione kohore dhe hapësinore). Kjo është aq e lehtë sa ç’është e lehtë për robin ta dijë aktin pas realizimit të tij në kohë.
Nga ana tjetër, disa herë, robi mund të mos e realizojë çdo akt që dëshiron edhe nëse ai akt duket i mundshëm për t’u realizuar prej tij. Kjo është rezultat i faktit që vullneti hyjnor me atributin e vet të krijuesisë nuk e mbështet vullnetin njerëzor. Për robin, kaderi, domethënë paravlerësimi dhe paracaktimi eternal me anë të vullnetit absolut i gjërave që kanë për t’u bërë, nuk dihet, është i panjohur. Por kaderi njihet me kohë, kur realizohet, domethënë, kur bëhet kada, aksident. Kjo është një situatë cilësore që lind ngaqë njeriu jeton në një botë me dimension kohor dhe ngaqë njohja e tij eliminohet jashtë dimensioneve të kohës dhe hapësirës. Veç kësaj, kjo situatë cilësore është, në të njëjtën kohë, edhe domosdoshmëri e mëshirës hyjnore. Sepse, në qoftë se njerëzit do t’i dinin qysh më parë ato që do t’u ndodhnin do ta kishin të pamundur të bëheshin të lumtur dhe të ngushëlloheshin e të gjenin kënaqësi me lojërat (variacionet) e ndryshme të jetës. Eshtë në sajë të kësaj fshehtësie të kaderit që, për shembull, personi i cili ka për ta humbur jetën në një aksident rrugor, vazhdon të jetë krejt i qetë gjer në çastin e aksidentit. Përveç kësaj, po të ish e mundur të dihej (njihej) kaderi, nën dritën e kësaj dijeje, aktet do të ndryshonin trajtë dhe entitet, gjë që do ta nxirrte së qeni jetën e kësaj bote, një “botë prove” për robin dhe, kështu, rregullsia mbi të cilën është ngritur dhe funksionon kjo botë, do të përmbysej. Për shembull, po qe se dikush do ta dinte qysh më parë kohën se kur do të vdiste, mund të tentonte, pak para vdekjes, t’i vriste tërë armiqtë apo keqdashësit e vet ose mund të merrte iniciativën për të bërë shumë punë që, në kushte të zakonshme, nuk do t’i bënte.
Po qe se do të donim t’i parashtronim këto thënie në mënyrë më të qartë duke i konkretizuar me një shembull konkret por pa dashur të bëjmë asnjëlloj identifikimi, mund të themi se vullneti i përgjithshëm i ngjet rrymës elektrike në rrjetin elektrik të një qyteti. Po qe se rryma është ndërprerë në qendrën e shpërndarjes, shtypja e butonit elektrik për të ndezur dritën nga dikush në dhomën e vet nuk do të kishte asnjë rezultat. Që kërkesa e vullnetit njerëzor të mund të realizohet, duhet që vullneti hyjnor ta mbështesë qysh më parë dhe në mënyrë absolute atë akt. Eshtë për këtë arsye që në të gjitha aktet njerëzore të mira e të këqija, vullneti hyjnor është i pranishëm në mënyrë absolute. Këtë të vërtetë e mbështet edhe deklarata hyjnore në Kur’an, sipas së cilës, pa lejen e Allahut nuk mund të bjerë asnjë gjethe nga ndonjë pemë.
Edhe masonët të cilët mbahen sikur kanë parashtruar një sistem zhvillimi e përparimi njerëzor me 33 gradë, mund ta bartin këtë bindje gjer në gradën e 18-ë. Pa e lënë këtë dhe pa e pranuar pikëpamjen e quajtur “deizëm”, nuk mund të gradohen në gradën e nëntëmbëdhjetë e lart. Deizmi është pikëpamja e cila, ashtu si të gjitha fetë qiellore, e pranon se në çastin e krijimit të Universit, vullneti hyjnor është efektiv në mënyrë gjithëpërfshirëse absolute, por, pas krijimit, vullneti hyjnor i pret lidhjet me botën e krijesave të paskrijimit. Ata e përmendin Zotin si “Arkitekti i Madh i Universit”, prandaj, simbolet e tyre janë mjete pune të arkitektëve, si kompasi dhe vizorja. Ashtu siç ndodh me arkitektin i cili, pasi ta ketë projektuar dhe ngritur ndërtesën sipas dëshirës, mbetet indiferent ndaj funksionit dhe përdorimit të saj, edhe Zoti ka të njëjtin pozicion ndaj Universit. Kjo do të thotë se në vështrimin e Islamit, masonët e gradës nëntëmbëdhjetë e lart janë “munkir”, mohues dhe heretikë.
Pohimi se në të gjitha evenimentet dhe formimet (gjenezat) ku njerëzit dhe xhindët mund të jenë faktorë veprues (autorë, subjekte), është i pranishëm vullneti hyjnor, nuk duhet të kuptohet si pohim i miratimit të Allahut (Zotit) për të gjitha ato akte. Kjo (pozicioni i Zotit ndaj këtyre akteve – M.H.) ndoshta mund të shprehet saktë me termat “lejim” (musaade) ose “leje” (ruhsat). Megjithëse vullneti i Zotit është i pranishëm në çdo gjë (eveniment ose formim), miratimi i Tij është vetëm për të mirën dhe të dobishmen. Kështu që, nëse, kur duhet, Zoti lejon që robi ta dëshirojë të keqen dhe ta përdorë vullnetin për realizimin e saj, Zoti lejon që robi ta dëshirojë në mënyrë volitive të keqen, kjo është domosdoshmëri logjike e faktit që jeta e kësaj bote është një botë prove dhe, si përfundim, domosdoshmëri logjike e shpërblimit dhe ndëshkimit. Në të kundërt, krijimi i xhennetit dhe xhehennemit do të ishte absurditet. Mirëpo është e qartë se nuk mund të mendohet që Zoti të merret me gjëra të kota e absurde! Sepse njëri prej atributeve të Tij është “Muteal” (Transcendental), domethënë, i përkryer në mënyrë pamundësisht të njohshme e të përfshihshme. Po qe se robi do të ndëshkohej për një akt të parealizuar për shkak se vullneti hyjnor nuk e ka mbështetur aktin në fjalë pavarësisht se robi ka dashur të bëhet faktor (subjekt) veprues në atë akt, kundërshtimi dhe revolta e robit do të ishin të arsyeshëm e të logjikshëm. Pandehim se kjo ide bëhet më e kuptueshme me këtë shembull:
Le të mendojmë se babai e çon djalin në një njësi shitjeje lodrash për fëmijë me qëllim që t’i blejë një lodër për t’u zbavitur. Babai i cili, pa dyshim, e do dhe e mëshiron të birin, para se i biri të bëjë një zgjedhje, kërkon t’ia përshkruajë atij anët e mira dhe anët e këqija të të gjitha lodrave që ndodhen në atë njësi shitjeje. Ai ia përshkruan djalit me aq sa ç’është e nevojshme veçoritë e çdo lodre: “Kjo është një lodër krejt e parrezikshme me të cilën mund të luash e të zbavitesh si më mirë, me këtë tjetrën mund t’ia nxjerrësh syrin shokut, kurse me këtë tjetrën mund t’ia presësh dorën!” Pastaj ia njeh të drejtën të zgjedhë brenda kufijve të asaj njësie shitjeje. Ndërkaq, nëse djali, pavarësisht nga të gjitha orientimet dhe paralajmërimet e babait, zgjedh një lodër të rrezikshme, babai ose paguan dhe ia blen lodrën, domethënë e mbështet realizimin e qëllimit tek i cili drejtohet vullneti i djalit, ose bën të kundërtën, nuk e paguan lodrën duke e lënë të pafuqishëm vullnetin e djalit.
Ja, pra, përballë Zotit me vullnet të përgjithshëm, të gjitha krijesat dhe, në këtë mes, posaçërisht njeriu, i përngjajnë fëmijës tek shembulli i mësipërm. Po të vihet re me kujdes, jo vetëm vullneti i tij vetiak është i pamjaftueshëm për ta realizuar qëllimin, por edhe fusha ku mund të realizohet ai vullnet është e kufizuar.
Në anët e parqeve ka njerëz që shëtisin qentë. Qentë kanë një rrip, skaji i të cilit ndodhet në dorë të të zotit. I zoti i qenit, po deshi e bën këtë rrip nja dy metra të gjatë, po deshi, e bën pesë-gjashtë metra të gjatë. Qeni jo vetëm s’ka fuqi ta zgjatë apo shkurtojë rripin, por dhe as që mund të qortohet për këtë. Ai ka vetëm mundësinë të zgjedhë që distancën mes tij dhe të të zotit, ta përdorë duke i dalë para, pas ose anash. I zoti rrallë i ndërhyn qenit në përdorimin e kësaj mundësie dhe të drejte zgjedhjeje. Ja, pra, i tillë është vullneti te robi, një vullnet, kufijtë e të cilit nuk njihen qysh më parë kategorikisht dhe teorikisht, por që mund të kuptohen vetëm me realizimin e evenimentit përkatës. Dhe, meqë e gjitha kjo mbështetet në paravlerësimin hyjnor, nuk ndryshon dhe nuk mund të ndryshohet.
Krahas kësaj, pavarësisht nga pandryshueshmëria dhe pamundësia për t’u ndryshuar, është jashtë çdo diskutimi se mbi këtë vullnet të pjesshëm janë të pranishëm dhe veprojnë shumë faktorë të njohur dhe pamundësisht të njohur. Prandaj duhen prekur edhe rolet – shpesh të pamundur për t’u zbuluar – që luajnë këta faktorë në dobësimin-fuqizimin si dhe në orientimin e vullnetit të pjesshëm njerëzor.
Me të vërtetë, numërimi i saktë i këtyre faktorëve shtesë që prekëm lidhur me vullnetin, është i pamundur. Ne do t’i prekim vetëm kryesorët ndër këta faktorë që janë, disa, vetiakë apo të fituar, disa, të jashtëm apo shoqërorë.
b) Faktorët ndikues të mundshëm mbi vullnetin njerëzor
Nuk mund të mohohet se, fakti që embrioni i ngjizur në mitrën amësore nga sperma e lëshuar nga babai dhe që është kapitali i parë i njeriut në botën materiale, është formuar nga ushqim hallall ose haram dhe është lëshuar apo jo me besmele në mitër, si dhe fakti nëse ekziston kurora (nikah) e cila formon bazën e legjitimitetit të marrëdhënies nënë-baba, ushtrojnë shumë ndikime, shumica e të cilave pamundësisht e përcaktueshme, mbi kaderin, karakterin, ndjenjat dhe mendimet e “njeriut” që do të formohet nga ai embrion. Për shembull, meqë nënvetëdija e një fëmije të lindur nga një lidhje jolegjitime mes dy personave pa kurorë, do të jetë, të paktën e shtyrë nga motive të denigrimit njerëzor, e mbushur plot me kriza të kësaj të vërtete e cila e shndërron atë në një viktimë, është e pamundur që krizat në fjalë të mos reflektohen në mendimet dhe ndjenjat dhe, si përfundim, në vullnetin e tij.
Eshtë një e vërtetë e njohur se, në çdo familje, fëmija i parë është më i turpshëm e me fantazi më të zhvilluar. Kjo shpjegohet me faktin se fëmija i parë është ngjizur në një kohë kur prindërit nuk janë bërë ende të njëri-tjetrit, pra, kur midis tyre nuk është arritur ende intimiteti i plotë, për rrjedhojë, sundon ndjenja e turpit. Ndryshe nga kjo, është vërejtur vazhdimisht dhe në shumë raste se fëmija i fundit është më i lirshëm se i pari. Në këtë mënyrë, konfirmohet se në fillim të aventurës së tij në mitrën amësore, fetusi merr pjesë edhe nga konstitucioni shpirtëror i prindërve të cilët përbëjnë shkakun e parë formal të ekzistencës së tij. Nuk mund të mohohet ndikueshmëria e kësaj situate cilësore mbi prirjet e tij shpirtërore që do të dalin në shesh në të ardhmen. Po t’i shtohet kësaj edhe fakti se mendimet dhe ndjenjat janë më të hershme se vullneti dhe se luajnë rol në trajtësimin e tij, del në shesh e vërteta se vullneti njerëzor varet nga shumë ndikime të tilla të përcaktuara e të papërcaktuara.
Njëri nga këta faktorë ndikues janë edhe specifikat lidhur me strukturën trupore dhe karakterin që përçohen nga prindërit tek fetusi me rrugën e trashëgimisë. Siç dihet, qysh në stadin si vezë e fekonduar, njeriu trashëgon nga prindërit veçori gjenetike të përbashkëta që nuk duhet harruar se do të përbëjnë në të ardhmen bazën e sjelljeve të tij dhe se është jashtë çdo diskutimi se sjelljet në fjalë do të jenë produkte të dëshirave të tij volitive ose, shkurt, të vullnetit të tij të ngjizur qysh në këtë stad.
Një faktor tjetër ndikues është edhe klima dhe ushqyerja. Shkencëtari i madh, Ibni Halduni, i cili ka hapur brazdën e historisë së filozofisë në botë, është përqëndruar gjerë e gjatë në introduktën e historisë së përgjithshme me titull “Kitabul Iber” mbi ndikueshmërinë e këtyre dy faktorëve mbi individin dhe shoqërinë dhe ka parashtruar shumë pikëpamje të drejta. Ne këtu po mjaftohemi të themi vetëm kaq se është një e vërtetë që mund të vëzhgohet nga çdokush se njerëzit e lindur dhe rritur në zona malore janë të shkathët, të hedhur e të guximshëm, kurse njerëzit e lindur dhe rritur në fushë ose në rrafshinat e shkretëtirës, janë të drojtur dhe, në të shumtën e rasteve, indiferentë ose të ngadalshëm. Nga ana tjetër, nuk mohohet se edhe njerëzit e rritur në kushte gjeografike e klimaterike me qiell përgjithësisht të hapur e të kthjellët, janë altruistë, të prirur për të qenë të ndjeshëm dhe fantazues, kërkues të së vërtetës, me natyrë poetike, se, përkundrazi, njerëzit e rritur në kushte gjeografike dhe klimatike me qiell të mbyllur dhe mot të rëndë, paraqesin, përgjithësisht, një gjendje shpirtërore të karakterizuar nga egoizmi, mençuria e hollë dhe egocentrizmi. Një krahasim sipërfaqësor mes prirjeve të përgjithshme të njerëzve që jetojnë në botën lindore e perëndimore, është e mjaftueshme për ta rrokur këtë të vërtetë.
Përveç këtyre, ndikueshmëria e produkteve ushqimore mbi karakterin njerëzor, për pasojë, mbi vullnetin dhe aftësinë zgjedhëse, është e konfirmuar me regjimin ushqimor të nxjerrë nga Islami me konkluzione si hallall-haram, etj. Shembulli më i theksuar i kësaj është ndalimi i ngrënies së mishit të derrit i cili dallohet ndër kafshët për cilësinë që nuk bëhet xheloz për femrën e vet. Eshtë një e vërtetë e njohur nga kushdo se me këtë ndalim është dashur të parandalohet tejçimi tek njerëzit i kësaj veçorie të derrit. Na duket se nuk bëjmë gabim po ta shpjegojmë mpirjen karakteristike të kinezëve me faktin që gjatë gjithë shekujve janë ushqyer me oriz, qëndrueshmërinë e krimeasve në rrugë me faktin që ushqehen me mish kali, grindavecërinë e banorëve të brigjeve të Detit të Zi sa me truallin e thyer kodrinor ku jetojnë, aq edhe me mbisundimin e produkteve si peshku dhe misri në regjimin e tyre ushqimor, etj.
Nga ana tjetër, është një e vërtetë e njohur qysh në krye të herës në botën islame se ushqyerja e vazhdueshme me produkte shtazore nxjerr në pah tek trupi i njeriut ashpërsinë dhe egërsinë, kurse ushqyerja me produkte bimore, butësinë dhe pajtueshmërinë. Fakti që, ndryshe nga ashpërsia dhe egërsia e mishngrënësve, vegjetarianët karakterizohen nga butësia dhe pajtueshmëria, është një eveniment që mund të vëzhgohet lehtësisht nga kushdo. Eshtë si pasojë e kësaj veçorie të konfirmuar dhe të vëzhguar rregullisht me prova dhe eksperimente mbi qenie të gjalla eksperimentale, që, ata që ecin në rrugën e tasavvufit (mistikës islame), njëra nga metodat që ndjekin për zhvillimin dhe përparimin moralo-shpirtëror, është që, gjatë ushtrimit të përkorësisë në ushqyerje, të shmangen nga konsumimi i produkteve shtazore. Kjo ndikueshmëri e produkteve ushqimore shqyrtohet sot në botën perëndimore gjerë e gjatë në shkencën e re të emërtuar “Gastronomia” (Ushqyerja).
Me të vërtetë, rëndësia e ushqyerjes është bërë më e mprehtë sot, në kohën tonë, për shkak të pozicionit të theksuar armiqësor e dëmprurës ndaj njerëzimit, të marrë në këtë fushë nga çifutët të cilët e njohin veten jo bij të Adamit, por nipër të Djallit!
Fakti që pamundësia për të marrë në mënyrë të mjaftueshme e të ekuilibruar proteina dhe minerale që janë të domosdoshme për periudhën e fëmijërisë dhe rritjes, ndikon negativisht sa në strukturën fizike të trupit, aq edhe në funksionet e trurit, është një nga të vërtetat që parashtrojnë sot shkencat e natyrës. A nuk e vlen të mendohet dhe analizohet seriozisht fakti që, për shembull, konsumimi i peshkut, mishi i të cilit përmban shumë fosfor, ndikon pozitivisht mbi funksionin e zgjuarsisë, kurse, përkundrazi, ushqyerja e vazhdueshme kryesisht me produkte brumore luan rol negativ mbi trurin? Pa asnjë dyshim, eventualiteti i vullnetit shfaqet në mënyrë shumë të dallueshme mes një njeriu të zgjuar dhe një njeriu kokëtrashë!
Edhe ndikueshmëria në favor apo kundër e mjedisit të jashtëm në trajtësimin e vullnetit në jetë, nga familja në shoqëri, është një e vërtetë krejt e hapur. Kësaj i duhet shtuar edhe edukimi i organizuar dhe i vetvetishëm ose natyral.
Me të vërtetë, po qe se natyra njerëzore s’do të kishte asnjë kapacitet dhe mundësi për ndryshim, në fjalore s’do të ekzistonte një fjalë e tillë, si “edukim”.
Për ta kuptuar ndikueshmërinë mbi vullnetin, edhe të “trashëgimisë sociologjike” krahas trashëgimisë biologjike, mjafton të shihen dallimet mes veçorive kryesore të kombeve e popujve. Për shembull, disa shtrembërime në sjelljet, mimikën dhe pantomimën e evgjitëve janë, pa dyshim, pasoja të trashëgimisë sociale.
Juristi italian Lombrozo (Cesare Lombroso, 1835-1909) që zë një pozitë të shquar mes teoritikëve të së drejtës, njihet me parimin e tij të veçantë të “fajësisë së bashkëlindur”. Sipas tij, ata që e evidentojnë vullnetin e vet për të bërë faj, janë të detyruar të veprojnë kështu si domosdoshmëri e strukturës së tyre biologjike. Krejt ashtu si në rastin e Frojdit, edhe e vërteta në pikëpamjen e Lombrozos i cili një pikëpamje të saktë në fillimin e saj, e transformon në diçka të gabuar duke e përgjithësuar me të gjitha mundësitë, është e tillë: Për shembull, njerëzit tek të cilët gjëndrra e hipofizës sekreton me të tepërt, janë jashtëzakonisht nevrikë. Njerëz të tillë bien në faj në raport të drejtë me intensitetin e nervozitetit të tyre të theksuar. Për shembull, në ndryshim nga dikushi i cili mund ta kapërcejë një ngatërresë me një debat të thjeshtë, ata e zgjidhin me krim. Personat e vuajtur në mënyrë të pamjekueshme në këtë drejtim, bëhen egoistë, pa dëshirë në jetë dhe indiferentë në reagim dhe sjellje ndaj mjedisit të jashtëm.
Gjendja biologjike-anatomike hermafrodite tek njerëzit reflektohet në masë të madhe në vullnetin dhe në aftësinë zgjedhëse të tyre, pasi kjo është një gjendje jo e natyrshme. Dhe dihet qartë ndikueshmëria e të gjitha veçorive të natyrshme të trupit mbi vullnetin. Për shembull, mundësitë dhe prirjet, si mendja (arsyeja), epshi dhe zemërimi, nuk janë të fuqishme në të njëjtën gradë tek të gjithë njerëzit. Këto, jo vetëm luajnë rol në orientimin dhe trajtësimin e vullnetit të individit, por, në vartësi edhe të ndikimeve të jashtme, e zmadhojnë ose e zvogëlojnë edhe një herë më shumë këtë rol. Për shembull, po qe se një i ri ende në periudhën shkollore e ka zërin të bukur, nxitjet dhe inkurajimet e jashtme mund ta bëjnë atë që ta lërë shkollën (për t’iu kushtuar zërit të bukur). Po kështu, është e vërtetë se hafizët me zë të bukur, shpesh herë, e lënë përparimin në fushën e diturive fetare duke vendosur t’i kushtohen kësaj dhuntie. Edhe të rinjtë të shquar për forcë fizike, në vitet e shkollës së mesme, nën ndikimin, nxitjen dhe inkurajimin edhe të interesave të jashtme, e lënë shkollën për t’iu kushtuar veprimtarive të ndryshme legale ose ilegale që kërkojnë forcë dhe qëndrueshmëri fizike. Ndoshta struktura jonë trupore ka edhe veçori të tjera ende të pazbuluara të cilat reflektohen në shpirtin, karakterin dhe vullnetin tonë. Në veprën e tij, “Marifetname”, Ibrahim Hakiu nga Erzurumi ka shënuar me radhë të gjitha ndikimet e mundshme të të gjitha organeve të trupit mbi karakterin, për pasojë, mbi vullnetin. Edhe nëse mendohet se në konstatimet e tij ka një farë hiperbolizimi, ndikueshmëria në një masë të caktuar e veçorive të organeve dhe gjymtyrëve mbi karakterin dhe, si rezultat, mbi vullnetin, nuk mund të mohohet.
Në të drejtën njerëzore, këta faktorë ndikues, veçanërisht në fajet pa paramendim, merren parasysh, në raport me sa mund të përcaktohen, në dhënien e dënimit.
Të gjitha këto që u thanë gjer këtu, tregojnë se mbi vullnetin i cili është një nga motivet themelore në peshoren hyjnore mbi përgjegjësinë ose shpërblimin, luajnë rol shumë faktorë ndikues të përcaktuar apo të papërcaktuar që i ngjajnë një shiu radioaktiv që bie mbi të. Ndërsa, siç e thamë më lart, një pjesë e këtyre merren parasysh edhe në të drejtën njerëzore, nuk mund të mendohet që të mos futen në llogari në peshoren hyjnore. Për shembull, ndërsa nuk shihet i justifikuar një njeri i cili ka kryer një faj si pasojë e dobësimit të vullnetit dhe aftësisë zgjedhëse pasi ka pirë alkool, personi i cili ka kryer faj në mënyrë të pavullnetshme, meriton falje në një masë të caktuar. Kurse në peshoren hyjnore, sigurisht që do të luajnë rol në përcaktimin e kufirit të përgjegjësisë së individit edhe faktorë ndikues të tjerë jashtë vullnetit dhe aftësisë zgjedhëse të tij. Siç e thamë më lart, Zoti i Gjithësisë i cili nuk e bën përgjegjës robin më shumë se ç’mban, sigurisht që ka për t’i futur në llogari në përcaktimin e durimit të robit faktorët ndikues të jashtëm të pranishëm përveç vullnetit dhe aftësisë zgjedhëse të tij. Krejt si përjashtimi i një farzi (elementi të detyrueshëm) abdesti për personin i cili nuk ka krahë (i ka humbur aksidentalisht krahët).
Dihet pak a shumë se mbi vullnetin njerëzor luajnë rol shumë faktorë ndikues të tillë. Për shembull, ngjyrat!.. Ndikimi i ngjyrës së kuqe mbi shfaqjen e zemërimit është një e vërtetë e njohur mjaft mirë. Prandaj matadorët përdorin shami të kuqe për t’i ndërsyer demat. Një e vërtetë tjetër: syri që sheh objekte të blerta, nuk lodhet, sepse syri nuk detyrohet të akomodohet duke parë në largësi (në horizont) ose në objekte ose pamje në ngjyrë të blertë. Prandaj në biblioteka, tavolinat mbulohen me mbulesa jeshile. Edhe mjekët që e kanë veshjen karakteristike në ngjyrë të bardhë, në operacion përdorin bluza në ngjyrë të kristalinit të syrit (një nuancë e ngjyrës së qiellit) me qëllim që të mos u lodhen sytë.
Po kështu, edhe ndikueshmëria e zërit dhe aromës mbi ndjenjat, për pasojë, mbi vullnetin, nuk mund të mohohet. Ndërsa disa zëra e shqetësojnë ngjeriun dhe bëhen shkak për shfaqjen e një gjendjeje ankthi tek ai, nuk është e domosdoshme të jesh njohës i muzikës apo të kesh vesh muzike për ta kuptuar se zërat (tingujt) harmonikë japin prehje e qetësi! Fakti që osmanët përdornin edhe muzikën në kurimin e të sëmurëve psikikë, tregon se ata e njihnin këtë çështje.
Njohuritë mbi ndikueshmërinë e hënës, diellit dhe planeteve të tjerë mbi natyrën, madje, mbi njeriun janë të vjetra sa vetë historia njerëzore. Në to, ashtu si në praktikën e horoskopëve në ditët e sotme ku, gjithsesi, ka teprime, ka një pjesë të vërtete. Dihet se baticë-zbaticat në botë ndodhin nën ndikimin e hënës. Veç kësaj, në Amerikë është vënë re se në ditët e hënës së plotë rritet përqindja e fajeve penale.
Mishi më i mirë e më i shijshëm është ai i shpinës së kafshëve, sepse këtë pjesë e zë dielli vazhdimisht. Kurse mishi me cilësi më të ulët është i barkut, sepse nuk sheh diell! Dhe nuk mund të mohohet që ky ndikim i diellit përfshin edhe njerëzit. Për shembull, nëse në Gadishullin Arabik, mosha e pubertetit është rreth tetë vjeç, në vendet Skandinave shkon gjer në 22 vjeç. Veç kësaj, ata që jetojnë në vendet e veriut ku nata dhe dita zgjatin shumë (në pole gjashtë muaj natë e gjashtë muaj ditë), njerëzit (banorët e atjeshëm) bëhen melankolikë.
Kjo do të thotë se, si pasojë e gjendjes shpirtërore tek njeriu, ekzistojnë faktorë ndikues të panumërt që luajnë rol mbi vullnetin.
Ja, pra, këtë entitet ka vullneti i pjesshëm i cili përbën burimin e përgjegjësisë. Ndërkaq, është parim i Islamit në lidhje me evenimentin njeri, se tek çdo njeri ekziston vullnet i paktë apo i shumtë, i dobët apo i fortë si dhe pavarësisht nga faktorët ndikues të cilëve u nënshtrohet.
Në të vërtetë, është e pamundur që, vullneti njerëzor i cili jo vetëm është i pjesshëm, por edhe u nënshtrohet shumë ndikimeve të tilla të përcaktuara e të papërcaktuara, të mos shkaktojë pesimizëm, lëkundje e dyshime tek një njeri i cili i njeh këto të vërteta. Për të mund të plotësuar të vërtetat e kësaj teme, duhen trajtuar edhe ngushëllimi fetar i aftë për shpëtimin nga pesimizmi, lëkundjet dhe dyshimet në fjalë, si dhe zgjidhjet kompensuese dhe kuruese të pikëpamjeve mistike.
c) Ngushëllimi i ofruar nga feja
Dihet se kushtet e jetës i ngarkojnë çdo individi qysh nga foshnjëria, sa një sërë meritimesh, aq edhe një sërë privimesh dhe pasojash ndëshkimore. Eshtë kusht për qetësinë, prehjen dhe kënaqësinë temporale, pra, të kësaj bote, që të pranohen pasojat ndëshkimore në fjalë pa u revoltuar ndaj tyre dhe që të mbahet një qëndrim pajtues me miratimin dhe pëlqimin hyjnor. Feja urdhëron që jeta të pranohet ashtu siç është. Krahas kësaj, edhe përmirësimi i atyre që mund të përmirësohen, është njëri nga urdhrat e fesë. Profeti (a.s.) ka thënë:
“Kush i ka dy ditë të njëllojta, është me dëm!”
Sipas kësaj, pranimi i jetës me të gjitha privimet dhe pasojat ndëshkimore, si rezultat, mbajtja e qëndrimit pajtues me miratimin dhe pëlqimin hyjnor, nuk e bën të detyrueshëm indiferentizmin dhe pasivitetin, ndoshta është kusht thjesht për qetësinë e mendjes e të zemrës. Me të vërtetë, edhe Kur’ani i Shenjtë, me konkluzionin e përgjithshëm, “për njeriun nuk ka gjë tjetër veç asaj ç’ka fituar”, urdhëron që njeriu të punojë e të përpiqet. Për njeriun, mundësia për të arritur prehjen, qetësinë dhe kënaqësinë pavarësisht nga një mijë e një privime, arrihet vetëm nëpërmjet ngushëllimit të ofruar nga feja. Dhe, për të patur sukses të plotë në këtë, duhen patur ndjenja fetare të fuqishme.
Për shembull, njeriu i gjymtuar në mënyrë të bashkëlindur, si mund të gjejë ngushëllim përballë peshës së gjymtimit që i rëndon në jetë? Po qe se ai i beson vetëm kësaj jete, me të vërtetë është e pamundur që të gjejë ngushëllim dhe qetësi! Por po qe se ai i beson ringjalljes dhe jetës së pasme, ahiretit, dhe mundet të arrijë në konkluzionin se privime të tilla si gjymtimi i tij e pakësojnë përgjegjësinë në jetën tjetër pas ringjalljes, i nënshtrohet miratimit dhe pëlqimit të Allahut, mendon se durimi në atë botë të përjetshme do ta bëjë të marrë një shpërblim të madh dhe, atëherë, vendin e hidhërimit dhe dëshpërimit ia zënë gëzimi dhe qetësia! Në sajë të durimit, dorëzimit te Zoti dhe nënshtrimit ndaj miratimit dhe pëlqimit të Tij, njeriu fillon ta shohë gjymtimin dhe privimin e vet si një portë fitimesh për vete. Sigurisht, ata që nuk arrijnë dot të formojnë një pikëpamje të tillë, nuk shpëtojnë dot nga krizat dhe ankthet!
Një person i cili vjen në këtë botë me një gjymtim trupor, mund të zotërojë shumë mundësi ngushëllimi vetëm në sajë të besimit te Allahu. Ai mendon se të mirat që ua favorizon Zoti robve të vet nuk realizohen si ndonjë detyrim i Tij ndaj robve, se ato të mira janë dhuratë pa shpërblim i Zotit për robtë e vet, se, me atributet e Tij Rahman (Mëshirues) dhe Rahim (Shpërblyes), Zoti i përfshin të gjitha krijesat, kurse privimet e Tij mund të bëhen, në një masë të caktuar, shkak për përjashtimin e robit nga përgjegjësitë.
Në të kundërt me mangësitë dhe gjymtimet ose negativitetet te vetja, të cilat bartin një shprehje privacioni dhe përjashtimi nga normalja kur merren për bazë njerëzit normalë, njeriu mban parasysh mundësinë se, në një vlerësim shfaqjeje, mund të lindë një përgjegjësi që ndoshta nuk do të mundet ta përballojë. Dhe, atëherë, gjendjen e vet mund ta llogarisë si mundësi për të qenë zgjidhje shpëtimi për vete nga ajo përgjegjësi. Duke u nisur nga fakti që kaderi është i fshehtë, e qetëson ndërgjegjen duke ia lënë Allahut urtësinë e formimit negativ te vetja e vet. Në çdo formim, njeriu kapet patjetër nga urtësia e fesë, sipas së cilës, pas çdo të keqeje fshihet një e mirë! Ai i kushton kujdes deklaratës hyjnore të Kur’anit, sipas së cilës, gjërat që, në vështrim të parë, duken të këqija, mind të dalin të mira si përfundim, kurse gjërat që, në vështrim të parë, duken të mira, mund të dalin të këqija si përfundim! Kur njeriu i sheh me këtë logjikë ngjarjet që zhvillohen rreth tij, vë re se, me kalimin e kohës, konkluzioni mbi disa shfaqje formale ndryshojnë më vonë dhe merr mësim prej kësaj. Ai mëson se ngjarje si ato kanë ndodhur edhe në të kaluarën dhe gjen ngushëllim me përmbajtjen plot mësime dhe shembuj domethënës të tyre. Shfaqjet e ndodhura në udhëtimin e përbashkët të Musait (a.s.) dhe Hizrit (a.s.) siç përshkruhet në rrëfimin kur’anor përkatës, janë shembulli më interesant i kësaj të vërtete. Duke përftuar një vigjilencë ndjesore nga fakti që, megjithëse shpimi që i bëri Hizri (a.s.) anijes së plakut që i kaloi falas nga njëri breg i lumit apo liqenit, në bregun tjetër, ishte në dukje një veprim i keq, pas një copë here del në shesh si një e mirë dhe dobi, njeriu arrin te një shembull i pakundërshtueshëm nga i cili nxjerr mësimet e duhura për gjendjen e vet dhe, pastaj, edhe ndodhitë në vazhdim të rrëfimit i vlerëson me këtë logjikë. Me këto lloj ngjarjesh haset shpesh në analizën mësimdhënëse të ngjarjeve historike.
Çdo besimtar e di se shfaqja hyjnore realizohet në këtë botë në katër kategori:
a) Shfaqje hyjnore me të mirë edhe në dukje, edhe në përmbajtje.
b) Shfaqje hyjnore me të keqe edhe në dukje, edhe në përmbajtje.
c) Shfaqje hyjnore me të mirë në dukje, por me të keqe në përmbajtje.
d) Shfaqje hyjnore me të keqe në dukje, por me të mirë në përmbajtje.
Për shembull, falimentimi i një tregtari është një e keqe e madhe dhe një ngjarje persekutuese për të. Por mund të ndodhë që i falimentuari, si pasojë e fatkeqësisë ku ka rënë, ta rifitojë moralin, mbase edhe besimin! Mund të kalojë nga perversiteti ose rruga e shtrembër, në orientim apo rrugë të drejtë. Ndërkaq, jo vetëm mund të përmenden shumë shembuj mbi këtë specifikë, por shumë prej tyre vëzhgohen çdo ditë!
Ndoshta mund të ndodhë që, ndërsa njeriu i cili i beson vetëm jetës së kësaj bote, nuk arrin dot në asnjë ide që do t’i vlente për ngushëllim, për një besimtar mund të ketë mundësi të panumërta ngushëllimi dhe kompensimi fetar! Për të shpëtuar nga shqetësimet dhe vuajtjet e mungesës së gjymtyrëve, besimtari e ngushëllon vetveten dhe i jep peshë një preokupacioni tjetër që do ta kënaqte shpirtërisht. Preokupacioni në fjalë mund të jetë dituri, art ose adhurim, por edhe përpjekje për t’u shërbyer njerëzve të tjerë! Siç ndodh që njeriut me krahun e djathtë të paralizuar, t’i shtohen, me kohë, aftësitë e krahut të majtë ose që njeriut i cili nuk sheh nga sytë, t’i fuqizohet kujtesa e dëgjimit, ndodh edhe që mungesën e një gjymtyre ta kompensojë me një mjet tjetër në sajë të prehjes, qetësisë dhe ndjenjës së dorëzimit tek Zoti ku arrin.
Në raport me atë që jeta e kësaj bote është e përkohshme, kurse jeta e pasme, ahireti, është i përhershëm, njeriu i jep rëndësi esenciale rolit që luajnë meritat ose privimet për botën e përhershme. Kështu, njeriu, jo vetëm gjen ngushëllim me mendimin se privimi i tij i varur nga paravlerësimi hyjnor ia pakëson përgjegjësinë, por edhe, duke e llogaritur se meritat ia shtojnë përgjegjësinë, priret për ta bërë jetën më produktive i orientuar nga fitorja e së drejtës dhe së mirës. Për pasojë, privimet tek njëri luajnë një rol social duke u bërë për të tjerët burim shembulli, mësimi dhe ngushëllimi. Për shembull, njeriu që pëson shumë ngatërresa, ngushëllimin më të madh e arrin duke menduar ngatërresat që kanë pësuar profetët. Ai e rrok urtësinë, sipas së cilës, ngatërresa më e rëndë është lëshuar më parë mbi profetët, pastaj mbi evlijatë, të urtët, dhe, pastaj, gradë-gradë, mbi njerëzit e mirë, dhe me shijen e përfytyrimit të së mirës që ka për të përftuar në sajë të durimit dhe ndjenjës së dorëzimit nga Zoti si rrjedhojë e rrokjes së urtësisë në fjalë, arrin me suskes t’i ndjejë shqetësimet si lumturi. Sepse është krejtësisht i qartë roli që luan vuajtja në procesin e pjekurisë dhe maturimit të njeriut!
Nga ana tjetër, si rrjedhojë e faktit që profetët u nënshtrohen shumë ngatërresave pavarësisht nga atributi i “pafajësisë” që gëzojnë, njeriu arrin tek e vërteta sipas së cilës, shumica e ngatërresave nuk janë pasojë e fajësisë së personit dhe mjet për ndëshkimin e tij. Njeriu e rrok të vërtetën sipas së cilës, në raport të drejtë me rëndësinë e detyrës me të cilën robi është ngarkuar me caktim hyjnor, i nënshtrohet një vuajtjeje me qëllim që të arrijë pjekurinë dhe maturinë e duhur për t’u bërë i aftë për ta kryer ashtu siç duhet detyrën në fjalë. Duke arsyetuar mbi ngatërresat si burime vuajtjeje, njeriu arrin ta kuptojë saktë të vërtetën që kërkohet të thuhet me fjalën e urtë popullore, “një fatkeqësi është më e dobishme se një mijë këshilla”! Dhe, për rrjedhojë, arrin ta shohë dobinë që sigurojnë sëmundjet e ndryshme dhe veçoritë e pleqërisë që njeriu ta pranojë dobësinë. Ai arsyeton se, në rini dhe në periudhën e shëndetshme, ngatërresat apo fatkeqësitë e dobësojnë sundimin e nefsit (frymës, egos, vetvetes) dhe, kështu, në sajë të ngatërresave, njeriut i shtohen mundësitë për ta kontrolluar dhe sunduar vetveten, gjë që i jep atij prehje dhe qetësi, i sugjeron të jetë dhe mbetet i kënaqur me gjendjen e vet. Veç kësaj, feja, me sugjerimin, sipas të cilit, vuajtjet e pranuara me durim janë dëmshpërblim për mëkatet, është një burim ngushëllimi i paçmueshëm. Njeriu mundet të arsyetojë se vuajtja dhe persekutimi që shfaqen te një njeri i pafajshëm, i pamëkat, për shembull, te një i mitur, mbështeten mbi urtësinë, sipas së cilës, rasti shembullor i faktit që çdo fatkeqësi nuk është patjetër pasojë e meritimit të asaj fatkeqësie, të konkretizohet për t’u përgjithësuar tek të gjithë njerëzit. Në këto kushte, mund të ndodhë që, disa herë, urtësia e ngatërresave eventuale të cilave u nënshtrohen profetët për të arritur pjekurinë dhe maturinë e duhur, këtu mund të mos realizohet, gjë që mund të mendohet në ngjarje të tilla, si, për shembull, vdekja tragjike e një të mituri nën gërmadha pas një tërmeti.
Nuk duhet harruar se çdo eveniment ndodh në pikëprerjen e kaderit të shumë qenieve njëherësh. Vdekja tragjike e të miturit që supozuam, ka të bëjë, jashtë çdo diskutimi, jo vetëm me atë vetë, por edhe me sendet e përdorura prej tij, me shokët e tij, me prindërit e tij si dhe, shkallë-shkallë, me dëshmitarët e vdekjes tragjike të tij dhe, lidhur me këtë, me shumë persona dhe qenie të tjera. Gjërat e ngjara brenda kësaj rrjete të ngatërruar të kaderit, paravlerësimit dhe paracaktimit hyjnor, janë jashtë kapacitetit dhe mundësisë njohëse njerëzore për ta rrokur dhe përcaktuar saktësisht aspektin e urtësisë hyjnore të ngjarjes së supozuar. Prandaj, parimi besimor-doktrinar më i drejtë është që ngjarja t’i lihet Allahut duke u mjaftuar ne vetëm me përmendjen e disa shkaqeve dhe rezultateve të mundshme. Mundësia që i mituri i supozuar mund të bëhej fisnik apo lumpen po të jetonte, pengimi i kësaj mundësie me vdekjen e tij si dhe pasojat përkatëse në jetën e pasme, ahiret, si urtësi që mund të na shkojnë ndërmend, janë, prapëseprapë, burim ngushëllimi kryesisht për prindërit, pastaj edhe për çdokënd që ndodhet në atë pozicion që i takon të marrë pjesën e vet nga kjo vuajtje!
Nga ana tjetër, nuk duhet mbajtur larg nga kujtesa e vërteta se dhuntitë e Allahut, duke filluar me dhuntinë e jetës, janë rrjedhojë e atributit të Tij, Latif (i tejdukshëm, i padukshëm). Eshtë për këtë arsye që Zoti, ndërsa disa njerëz i bën të vdesin qysh në gjendje fetusi, disa të tjerë i bën të jetojnë mbi njëqind vjet. Dhe njëra nga urtësitë e kësaj është që njeriu ta ndjejë veten çdo çast të gatshëm për vdekjen, koha e të cilës është e panjohur. Edhe kjo pikë që prekëm përveç shumë urtësive të tjera të vdekjeve në moshë të re, është një favor i Allahut për njeriun me qëllim që të jetë gjithmonë vigjilent.
Ndërkaq, meqë mungesat dhe privacionet e fuqizojnë suksesshmërinë dhe shpërblyeshmërinë e individit, ai arrin një ngushëllim të veçantë në sukseset, sepse sukseset e arritura prej tij kanë për rrjedhojë të domosdoshme më shumë shpërblim. Për shembull, sukseset dhe ngjitja lart e një bonjaku (jetimi) pavarësisht nga kushtet e pafavorshme të bonjakërisë, bëjnë të domosdoshme më shumë vlerësime dhe të mira për të, në krahasim me ata që s’janë bonjakë, madje qysh në botën njerëzore. Në të njëjtën mënyrë, në kushtet kur personi rritet në një mjedis ku faktorët ndikues familjarë dhe shoqërorë ndikojnë negativisht mbi vullnetin njerëzor, sigurisht, rregullimi prej tij i jetës në kahje pozitive pavarësisht nga ato kushte, është diçka që vlerësohet më shumë. Po qe se një mësues që punon në një zonë malore të thellë, transferohet në një shkollë të kryeqytetit, a s’do t’i ndryshojë kriteret e vlerësimit, me fjalë të tjera, a s’do të ketë kërkesa shumë më të larta për të njëjtën notë në kryeqytet se sa në zonën malore? Për shembull, a s’do t’i japë nxënësit të kryeqytetit një notë mesatare për të njëjtën përgjigje për të cilën e ka dhënë notën më të lartë nxënësit të zonës malore? E ç’është kjo përveç marrjes parasysh ose llogaritjes (për nxënësin e zonës malore) të mungesave, pamundësive dhe privimeve?
Sot, që të gjithë jemi ankestarë ndaj kushteve të periudhës që jetojmë. Ndërkaq, po të merret Islami si kriter, a s’janë këto ankesa arritja e një situate kulmore? Kështu, njeriu i mençur, a nuk mendon se, po të bëhet njeri i mirë pavarësisht nga tërë këto vështirësi, mundet të meritojë vlerësim hyjnor më shumë se njerëzit e tjerë në kohë dhe mjedise me kushte të favorshme? Duke e menduar këtë gjë, njeriu i mençur mund të mbetet i kënaqur – të paktën për llogari të vet – nga negativitetet e kohës dhe mjedisit! Sepse ai e di se pak mirësi në kushte të pafavorshme është më e vlefshme se shumë mirësi në kushte të favorshme! Dhe, gjithashtu, e di se nderi i një rezultati të arritur është i të njëjtës gradë me vështirësitë e përballuara për ta arritur atë rezultat. Sa të mëdha të jenë vështirësitë, aq më i madh bëhet nderi dhe, si përfundim, shpërblimi!
Kjo është një çështje mendësie. Ndërkaq, mendësia e afrohet nivelit të përkryerjes në atë masë që të përfitohet nga parimet themelore të vëna nga Islami për shpjegimin e jetës dhe Universit. Ata që e arrijnë këtë përkryerje, arrijnë një zgjuarsi analitike dhe pikëpamjen e duhur për t’i përdorur të gjitha negativitetet në kahje pozitive. Krejt si bujku apo kopshtari i cili di se si ta përdorë dhe e përdor plehun organik të dekompozuar plotësisht që përhap përreth erë të keqe dhe mikrobe, për të plehëruar me të bimët e pemët me qëllim për të marrë prej tyre lule ngjyra-ngjyra, fruta të këndshme dhe perime të ushqyeshme!
Njerëz që e arrijnë këtë pjekuri, tregojnë zgjuarsinë për të dalë me fitim jo vetëm nga negativitetet që i rrethojnë, por edhe nga mëkatet ku bien me anë të një motivi çfarëdo si e metë e vullnetit të tyre. Kjo situatë cilësore mund të sigurojë, në sajë të një pendese të jashtëzakonshme, edhe ngjitjen në grada të larta të paarritshme me anë të akteve pozitive. Ndërsa në planin temporal (të kësaj bote), kjo situatë mundet të realizohet në sajë të kthjelltësisë së një pikëpamjeje, shpërblimi i kësaj në jetën e pasme, ahiret, shfaqet vetvetiu si një dhunti hyjnore, mjafton që individi ta ketë rregulluar jetën sipas urdhrave hyjnore. Për rrjedhojë, po të bëhet një jetë me këtë kriter, nuk ka dyshim se çdo privim të cilit do t’i nënshtrohet njeriu, do të shpërblehet me dhunti hyjnore dhe të përjetshme. Për shembull, fatkeqësia më e madhe që mund të pësojë një njeri i cili ecën në rrugën e Allahut dhe punon e përpiqet me qëllim që feja e Tij të fitojë, është ta humbë dhuntinë e jetës. Mirëpo kjo është një humbje e tillë që, po të vështrohet me kriteret e të vërtetës së Atij që e jep jetën, do të thotë kurorëzim me “dëshmorësinë” që është pozita më e lartë pas “profetësisë” që përbën, për njerëzimin, kulmin e lartësimit në dinjitet. Dhe a s’është kjo shkaku më i begatë për meritimin e lumturisë së amshuar?
Kjo do të thotë që, nëse robi e rregullon jetën sipas urdhrave të Zotit dhe ecën në atë rrugë, çdo humbje (!) që do të pësojë, do të jetë, në të vërtetë, fitim për të!
Arritja në këtë pikëpamje e zbukuron jetën me shfaqje aq të bukura ngjarjesh dhe realitetesh që e mbushin atë, sa që në vështrimin e njerëzve që kanë arritur në këtë pikëpamje, në këtë botë nuk mbetet më ndonjë gjë e kotë dhe e shëmtuar. Si përfundim, siç mund të kuptohet edhe nga shembulli i plehut, përmendur më sipër, një njeri i tillë del i fituar edhe nga gabimet që i përkasin vullnetit, madje!
Në të vërtetë, vihet re se, po qe se një mëkat shndërrohet në pendesë, mund të bëhet më i dobishëm e më i mbarë se, ta supozojmë, një mirësi (sevap) krenaridhënëse. Fatbardhësia më e madhe është që, para familjarizimit me kushte negative, të mund të hyhet në një rrugë islame. Kjo vetëdije dhe vetëdijshmëri mund të arrihet në shumë trajta, duke filluar me zgjedhjen e mirë e të qëlluar të shokëve e miqve dhe duke mbaruar me veprimtarinë diturore të vlefshme për t’i rrokur dhe kuptuar ashtu siç duhet entitetin dhe të vërtetat e përgjegjësisë para Allahut (Zotit).
Adaptimet të cilave u nënshtrohet vullneti njerëzor realizohen, rrallë, befasisht dhe nën efektin e një faktori të vetëm. Me fjalë të tjera, këmba rrëshqet dalngadalë. Meqë kjo situatë cilësore realizohet, përgjithësisht, në mënyrë graduale me anë të përsëritjes gjatë një kohe të gjatë të një ose disa faktorëve ndikues të caktuar, shmangia nga negativitetet është, në fillim, e lehtë, por, në përfundim, aq e vështirë, sa mund të thuhet e pamundur! Krejt si fitimi i një shprehie të keqe… Gjatë kohës kur hidhen hapat e para drejt fitimit të kësaj shprehie të keqe, kthimi pas është i lehtë. Kurse më pas, ata faktorë ndikues të cilët e lidhin dhe e drejtojnë vullnetin e dobët sa një rrjetë merimange, shndërrohen pothuaj në kavo çeliku në sajë të përsëritjes, prandaj, kundërvënia ndaj tyre nuk bëhet dot aq e lehtë. Eshtë për këtë arsye që njeriu duhet të kujdeset që të qëndrojë larg nga faktorët ndikues shkaktarë të një raporti të tillë vartësie. Mbi këtë urtësi mbështetet fakti që feja i ka ndaluar qysh në fillim disa veprime që kanë si përfundim negativitete të rënda. Prandaj, duke e konsideruar si “adulter okular” (përdhunim me sy) vështrimin me interes dhe qëllim (shkurt, me epsh) të një femre nga një mashkull, janë nxjerrë konkluzione dhe urdhra për t’iu shmangur një veprimi të tillë.
Stina e rinisë në jetë është posaçërisht një stinë fitimi për shkak se orientimi drejt të vërtetës dhe të mirës është i vështirë ngaqë dëshirat sensuale dhe egoistike janë shumë të fuqishme. Ndërsa në pleqëri kur prirjet sensuale dhe egoistike dobësohen, mundësia për t’i zotëruar dhe mposhtur ato është më e lehtë, në rini është një punë tejet e vështirë. Nayrisht që kjo situatë cilësore ua rrit vlerën mirësive të kryera në rini si dhe cilësisë së personit si njeri i orientuar.
Nga ana tjetër, rinia është edhe një stinë shansi të mirë dhe fatbardhësie ngaqë prirjet negative ende nuk i zotërojnë dot faktorët ndikues që i zhvillojnë ato prirje. Në rini është më e lehtë për njeriun të vrapojë për në mjediset ku veprojnë ndikimet e mira. Për ta shprehur këtë ide, të parët tanë kanë thënë: “Druri lakohet sa është i njomë!”
Kjo do të thotë se, në lidhje me specifikën e orientimit të jetës, rinia është një etapë kritike dhe e rëndësishme. Po qe se një njeri i cili kthehet drejt Qabes, bën një gabim prej një grade aty ku ndodhet, në qoftë se ecën në atë vijë gjersa të arrijë në Qabe, do të vërejë se gabimi prej një grade në nisje, ka rezeltuar në një gabim, ta zëmë, prej njëqind kilometrash në mbërritje! Krejt si kjo, një shmangie fare e vogël në rini, e çon njeriun në pleqëri në mjedise aq të largëta sa kurrë nuk do t’i kishte parashikuar dhe përfytyruar në fillim!
Eshtë për shkak të kësaj të vërtete që, në çështjen e njohjes së vlerës së rinisë, feja përpiqet t’i orientojë individët me anë të shumë sugjerimeve të frytshme. Veç kësaj, edhe në specifikën e “edukimit të fëmijës”, i paralajmëron prindërit mbi përgjegjësinë shpirtërore në një mënyrë që të tmerron!
Nga ana tjetër, ashtu siç ndodh që negativitetet përforcohen me anë të përsëritjes së prirjeve dhe veprimeve që u japin zhvillim negativiteteve, dhe një ditë bëhen të pazotërueshme e papërballueshme, ashtu ndodh edhe me veçoritë pozitive të pranishme në natyrë, në krijim si dhe në natyrën krijimore të njeriut. Eshtë për këtë arsye që është urdhëruar që adhurimet të kryhen në mënyrë periodike. Kjo i përngjet logjikës së marrjes së një ilaçi në intervale të caktuara. Prandaj, feja, duke sugjeruar të vërtetën se natyra e njeriut nuk mund të ndryshohet aq lehtë, në të njëjtën kohë parashtron një sistem edukimi me anë urdhrash dhe ndalimesh mbi “edukimin e vullnetit”, për të treguar se, megjithëkëtë, ndryshimi i natyrës së njeriut është, në një farë mase, i mundshëm. Agjërimi është shembulli më i bukur i kësaj. Megjithëse, si rezultat i këtyre veprimtarive, negativitetet nuk eliminohen, sigurohet cënimi i efektivitetit të tyre dhe nxiten, inkurajohen dhe forcohen me anë të shpërblimeve hyjnore, punët e mira në dobi të individit dhe shoqërisë. Edhe prirjet e pozitive të natyrës njerëzore, duke u përforcuar dhe zhvilluar më tej me anë të një sërë ushtrimesh të urdhëruara, synojnë të sigurojnë mbizotërimin e tyre në personalitetin e njeriut.

