Namazi është detyra jonë e nënshtrimit ndaj Allahut i cili na ka krijuar dhe na mban gjallë. Ne i falim namazet që të jemi sa më afër Krijuesit tonë të Lartëmadhëruar dhe të shfaqim dashurinë tonë ndaj Tij.

Zoti ynë na ka dhënë mirësi të panumërta. Ne duhet ta falënderojmë Atë për këto mirësi, prandaj edhe falim namazet.

Falënderimi i çdo mirësie buron nga vetvetja. Me zekatin që u japim të varfërve falënderojmë Zotin për mallin dhe pasurinë. Duke agjëruar falënderojmë Allahun që na ka dhënë një trup të shëndetshëm dhe na ka ushqyer me mirësitë e Tij. Edhe me namazin që falim i dërgojmë falënderimet tona më të mira Zotin tonë të Lartë, Krijuesin tonë dhe kështu çojmë në vend një falënderim tjetër të anës fizike. Profeti ynë Muhamedi (a.s.) e ka treguar këtë dimension të namazit duke thënë:

“Për të realizuar falënderimin e çdo pjese të organizmit nevojitet një sadaka. Si rrjedhojë çdo tesbih është një sadaka, çdo falënderim është një sadaka, çdo tehlil dhe çdo tekbir është një sadaka. Të këshillosh mirësinë është një sadaka. Të bësh kujdes nga të këqijat është një sadaka. Dy rekatë namaz që do të falë njeriu në kohën e para agimit i plotëson të gjitha këto” (Muslim, Musafirin 84)

Edhe ne duhet t’i bindemi kësaj këshille të Profetit tonë të dashur dhe duhet t’i falim me rregull namazet tona. Duhet ta falënderojmë Atë për të gjitha mirësitë që na ka dhënë, duke filluar prej trupit tonë.

Share.

Leave A Reply