1. Ata e refuzuan besimin e një Zoti të vetëm që u solli profeti i tyre dhe treguan këmbëngulje në mohim.
  2. Ata nuk e dëgjuan profetin e tyre dhe u tallën me të. Për rrjedhojë, ata ndoqën dëshirat e egos së tyre.
  3. Mendimet e tyre i mbanin mbi mendimet e fesë. Prandaj nuk ia vinin veshin profetit.
  4. Ata vepruan sipas fjalëve intriguese të grave. Dhe, dhënia e tyre pas grave, i çoi ata në humbje. Në këtë mënyrë, duke vepruar së bashku me nëntë persona të këqij, ata u bënë ortakë në gjynahe.
  5. Për shkak të paralajmërimeve dhe fatkeqësive hyjnore që u erdhën, ata akuzuan Salihun (a.s.) dhe ndjekësit e tij, duke ushqyer urrejtje për ta. Ata i thanë Salihut (a.s.):

“Para se të bëheshe ti profet, neve nuk na binin fatkeqësi të tilla!”

  1. Ata u kapluan nga frika e humbjes së mirësive të kësaj bote që u ishin dhuruar nga Allahu. Ata i mashtroi lakmia dhe dashuria ndaj pasurisë së kësaj bote.
  2. Ata e tradhtuan amanetin e Allahut. Ata e vranë devenë megjithëse e kishin kërkuar atë prej Salihut (a.s.), si një mrekulli të cilën ata do ta besonin.
  3. Deveja nuk ishte pronë e askujt prej njerëzve. Ajo ishte një mall vakëfi. Qumështi i saj, ishte si një burim. Pronari i saj i vërtetë, ishte Allahu i Madhëruar. Mirëpo, ata e vranë devenë dhe, në këtë mënyrë dëmtuan pasurinë e vakëfit.
  4. Intrigat dhe e keqja e nëntë vetëve kishin shkuar në ekstrem. Ata ua grabitnin pasurinë njerëzve dhe dhunonin të drejtat e tyre.

 

Share.

Leave A Reply