Shkaqet që prishin agjërimin do t’i studiojmë në dy grupe:

Shkaqet që shkaktojnë njëherësh agjërimin kefaret dhe kaza:

Të mos agjërosh në muajin e Ramazanit pa pasur justifikim ose ta prishësh agjërimin e nisur pa ndonjë arsye, konsiderohet gjynah. Ne duhet të kërkojmë falje nga Allahu (xh.sh.) për prishjen me qëllim të agjërimit të nisur. Si masë ndëshkimore duhen agjëruar dy muaj pa ndërprerje dhe gjithashtu edhe ajo ditë agjërimi si kaza.

1- Ngrënia dhe pirja pa ndonjë arsye.

2- Kryerja e marrëdhënieve seksuale.

Shkaqet që imponojnë vetëm agjërimin kaza

Agjërimi mund të prishet gabimisht ose nga ndonjë arsye objektive. Në këto kushte ne duhet ta zëvendësojmë atë ditë agjërimi.

Disa nga shkaqet që imponojnë agjërimin kaza janë:

– Të vazhdojmë të hamë ose të pimë duke pandehur se agjërimin e kemi prishur, ngaqë kemi ngrënë ose pirë diçka në harresë.*

– Ngrënia ose pirja e materialeve, të cilat nuk shërbejnë për t’u ushqyer. (si letra, ose dheu etj.)

– Ngrënia ose pirja pasi të ketë hyrë koha e imsakut duke menduar se ajo kohë nuk ka hyrë ende.

– Çelja e yftarit para kohe duke menduar se ka hyrë akshami.

– Përtypja e ndonjë grimce ushqimi në madhësinë e një kokërr qiqre.

– Hyrja e ujit në fyt gjatë shpëlarjes së gojës ose të hundës.

– Përtypja pa dashje e ndonjë floku bore, ndonjë kokërr breshri ose pikë shiu.

– Hedhja e ndonjë pike ilaçi në hundë ose në vesh.

– Prishja e agjërimit me dhunë, apo imponim.

– Prishja e një dite agjërimi jashtë Ramazanit me ose pa dashje.

Shënim: *Agjërimi nuk prishet nga ngrënia ose pirja në rast harrese. Por në momentin që kujtohemi duhet ta ndërpresim në çast ngrënien dhe pirjen. Nëse kujtohemi për agjërimin tonë dhe megjithëkëtë vazhdojmë të hamë ose të pimë, atëherë agjërimi prishet.

Share.

Leave A Reply