Shkenca në Islam
Ndryshe nga fetë e tjera, feja Islame dallohet për rëndësinë që i kushton diturisë. Nëhistorinë Islame nuk gjenden shkencëtarë që të jenë dënuar, torturuar apo vrarë përarsye të tezave të tyre shkencore. Pëkundrazi, shtetet Islame ndër shekuj kanëkontribouar për dije,…
Publikuar:

Ndryshe nga fetë e tjera, feja Islame dallohet për rëndësinë që i kushton diturisë. Në
historinë Islame nuk gjenden shkencëtarë që të jenë dënuar, torturuar apo vrarë për
arsye të tezave të tyre shkencore. Pëkundrazi, shtetet Islame ndër shekuj kanë
kontribouar për dije, kanë ndarë buxhet për shkencën dhe kanë ndërtuar institucione të
rëndësishme kërkimore.
Besimi Islam nuk është se thjeshtë stimulon diturinë, por diturinë e ka bërë obligim për
secilin njeri, pa dallim gjinie a moshe. Feja Islame nuk bën dallim nga aspekti burimor i
diturisë ose me fjalë të tjera ajo nxit të arrihet dituria edhe nëse gjendet tek
jomyslimanët. Feja Islame vë në dukje rëndësinë që i kushton diturisë edhe në rastin kur
e konsideron adhurim, çdo përpjekje që bën një shkencëtar apo studiues në rrugën e
diturisë apo të shkencës.
Myslimanët që nga shekulli VII filluan të zgjerojnë kufijtë dhe të hasen me kultura të
ndryshme. Me fuqinë e bindjes dhe me shpirtin dinamik që kishte ushqyer Islami tek
myslimanët, si dhe me horizontin e gjerë që kishin formuar, ata nuk qëndruan vetëm
brenda kufijve të botës islame në fushën e diturisë, shkencës dhe mendimit, por
kryesisht në shekujt XI dhe XII ndikuan në mënyrë të theksuar në Mesjetën Evropiane.
Ndërtimi i medreseve “Nidhamije” në Lindje, ashtu siç ndikoi në përhapjen sistematike të
shkencës dhe mendimit në botën Islame, po ashtu bëri të mundur që në Perëndim të
pezullonte botëkuptimin e diturisë dhe shkencës së kufizuar që ndodhej nën kontrollin e
manastireve lokale. Madje si nga aspekti i strukturës arkitektonike ashtu edhe për vite të
tëra metodologjia dhe sistemi i medreseve në fjalë u bë model në formimin e
universiteteve që filluan të ndërtoheshin nga shekulli X si ai i Bolognia-s, i Padua-s, i
Sorbonne-it, i Montpellier-it, i Oxford-it, i Köln-it, etj.
Shkenca Islame, që nga shekulli IX ka treguar një zhvillim të shpejtë si në shkencat
pozitive; matematikë, astronomi, fizikë, mekanikë, mjekësi, kimi dhe farmaci, ashtu edhe
në shkencat sociale dhe në fushën e filozofisë. Veçanërisht në metodën shkencore ata
kanë hedhur hapa gjigandë. Pasuria e shkencës Islame e formuar nga shkencëtarët dhe
mendimtarët myslimanë duke i zgjeruar dhe zhvilluar me më metodë mendimet e
filozofëve antikë, duke plotësuar hapësirat dhe duke korrigjuar gabimet e tyre, ashtu
sikur bëri të mundur të diskutohet dhe të shkatërrohet Skolastika Mesjetare, në të njëjtën
mënyrë deri në një farë pike ka përgatitur bazat e formimit dhe të zhvillimit të
Renesancës dhe të shkencës së Epokës së Re.
Kontributi i dijetarëve myslimanë në fushën e shkencës u shfaq pas analizave dhe
hulumtimeve serioze që i bënë diturive të mëparshme. Matematika e përdorur në
kulturën indiane, iu ofrua njerëzimit pasi u studiua dhe iu dha një sistem nga
matematikanët myslimanë. Si rrjedhojë e kësaj pune, tashmë matematika gëzon një
gjuhë universale.
Nuk mund të mohohet pjesa e rëndësishme e kontributit të dijetarëve myslimanë shekuj
më parë në formimin e sistematikës së metodës empirike e cila startoi nga shekulli XVII.
Madje në shekullin XIV Roger Bacon-i në veprat e tij ka nënvizuar rëndësinë e
mendimeve të Ibni Sinasë dhe Ibni Hajthemit lidhur me kontributin e tyre në këtë fushë.
Mirëpo ndërkohë që në Perëndim në shekujt XVI dhe XVII vijonin zhvillime në fushën e shkencës
dhe teknologjisë, në botën Islame fillimisht u paraqit vendqëndrimi dhe më pas prapambetja
nga aspekti i shkencës.

