Shpërblimi i shërbimit të zonjës Rahime
Sipas transmetimeve, Ejjubi (a.s.), ishte betuar se, kur të shërohej, do ta ndëshkonte të shoqen me njëqind shkopinj për shkak të një gabimi të saj. Mirëpo shërbimi dhe sakrifica e saj ndaj tij ishte e madhe. Prandaj, Allahu e këshilloi…
Publikuar:

Sipas transmetimeve, Ejjubi (a.s.), ishte betuar se, kur të shërohej, do ta ndëshkonte të shoqen me njëqind shkopinj për shkak të një gabimi të saj. Mirëpo shërbimi dhe sakrifica e saj ndaj tij ishte e madhe. Prandaj, Allahu e këshilloi Ejjubin (a.s.), të merrte një tufë me njëqind thupra dhe ta qëllonte vetëm njëherë, gjë e cila do të mjaftonte për të çuar në vend betimin:
“(Ne i thamë atij): «Merr me dorën tënde një tufë thuprash e bjeri lehtë me to (gruas tënde) dhe mos e shkel betimin tënd!» Ne e gjetëm atë të durueshëm, rob të mrekullueshëm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesë tek Zoti!” (Sad, 44)
Ky zbatim që zë vend në ajet, quhet “leja e Ejjubit”. Për shkak se në ajet nuk bëhet e qartë se çfarë tufe ka qenë, kësaj i janë dhënë edhe kuptime të tjera.

