Momentet e fundit të Pejgamberit (a.s.) ishin lotët që rridhnin nga emocioni i këtij çasti. Ai, duke qenë se në çdo rast i ka zbatuar me përpikmëri urdhërat e Zotit, vdekjen e kishte kthyer në një ditë të gëzueshme duke e shijuar atë. Përveç kësaj, sipas një transmetimi të Aishes dhe të Hz Alisë (r.a.) tre ditë para se të vdiste Pejgamberi (a.s.), Allahu çdo ditë e ka pyetur Pejgamberin për gjendjen e tij me anë të Xhebrailit. Në ditën e fundit, edhe pse aty pranë ishte meleku i vdekjes Azraili, Xhebraili erdhi dhe i tha:

“O Pejgamber i Zotit! Meleku i vdekjes kërkon leje që të hyjë pra­në teje! Në fakt për asnjë bir të Ademit para teje nuk ka kërkuar leje që të hyjë! Edhe pas Teje tek asnjë bir të Ademit nuk do të kërkojë leje që të hyjë! Jepi leje atij!

Meleku i vdekjes hyri brenda dhe qëndroi përpara Pejgamberit (a.s.) duke thënë:

O Pejgamber! Allahu i lartë më dërgoi tek Ti dhe më urdhëroi që t’i nënshtrohem çdo urdhëri Tënd) Nëse dëshiron do të të marr nga kjo jetë! Nëse dëshiron do të të lë!

Pejgamberi (a.s.) pyeti:

– O meleku i vdekjes! Ti (me të vërtetë) do të veprosh kështu?

Azraili u përgjigj:

– Unë jam porositur që të të nënshtrohem Ty në çdo drejtim që do të urdhërosh.

Xhebraili vazhdoi:

O Ahmed! Allahu i Lartë ka mall për Ty!

Pejgamberi (a.s.) tha:

– Ajo që vjen nga ana e Zotit është më e dobishme dhe më e vazhdueshme. O meleku i vdekjes! Eja, çoje në vend atë për të cilën je urdhëruar! Merre shpirtin Tim!

Pejgamberi (a.s.) futi dy duart në enën e ujit që kishte pranë, lagu fytyrën dhe tha:

“La il-lahe il-lallah! Vdekja ka vuajtje dhe mundim sa të lë pa mend!”

Ngriti dorën, i drejtoi sytë për te tavani i shtëpisë dhe tha:

– O Zoti im! Refik-i A’la, Refik-i A’la (miku im i ngushtë i Lartësuar, miku im i ngushtë i Lartësuar), duke lënë pas një jetë plot kujtime që janë shprehje e dashurisë së Tij ndaj Zotit, kaloi nga kjo botë e përkohshme në botën tjetër të vërtetë.

Share.

Leave A Reply