Pejgamberi (a.s), shqetësimin për brezin, e vazhdoi deri në frymën e tij të fundit. Ai e këshilloi vajzën e tij Fatimen r.a dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Gja­të udhëtimit të tij për tek Miku i Lartëmadhëruar (Allahu), edhe mundësinë e fundit që kishte e për­dori për të porositur brezat. Këtë na e tregon Enesi -radijallahu anhu-:

“Në momentin e vdekjes, gjendeshim pranë Re­sulullahut a.s, i cili na tha tri herë: «Kini frikë Allahun në lidhje me namazin!». Pastaj vazhdoi kështu:

«Kini frikë Allahun për njerëzit që keni nën vete! Kini frikë Allahun për dy të dobët: Gruan e ve dhe fëmijën jetim. Kini frikë Allahun edhe në lidhje me namazin!» Më pas, filloi të përsëriste fjalën: «Namazi, namazi…» (edhe kur gjuha e tij e bekuar nuk mund të fliste më) Ai vazhdoi ta përsëritë këtë fjalë përbrenda, derisa shpirti i tij i bekuar shkoi tek Allahu.” (Bejhaki, Shuab, VII, 477)

Pas Pejgamberit a.s edhe sahabët fisnikë e vazh­duan këtë rrugë me të njëjtën kënaqësi dhe metodë, me aq sa patën fatin të marrin prej tij. Ata i edukuan fëmijët e tyre me cilësi dhe virtyte të ndritura. Përkrah fëmijëve të tyre, ata morën përsipër edhe edukimin fizik e shpirtëror të jetimëve dhe fëmijëve të tjerë ku ishin përhapur rrezet e dritës së Islamit.

Share.

Leave A Reply