Allahu vendos drejtësinë mbi çdo gjë
Posedimi i drejtësisë tek Allahu është i domosdoshëm. Ai nuk pajtohet qoftë dhe me padrejtësinë më të vogël të mundshme. Një nga cilësimet që gjendet ndërmjet emrave të bukur të Allahut (esmau’l-husna) është dhe “el-Adl” që do të thotë “i…
Publikuar:

Posedimi i drejtësisë tek Allahu është i domosdoshëm. Ai nuk pajtohet qoftë dhe me padrejtësinë më të vogël të mundshme. Një nga cilësimet që gjendet ndërmjet emrave të bukur të Allahut (esmau’l-husna) është dhe “el-Adl” që do të thotë “i drejti”. Për këtë shkak kërkohet që edhe robërit e Allahut të jenë posedues të drejtësisë.
Allahu në Kuranin Famëlartë thotë:
“O ju që besuat! Vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të Allahut, edhe nëse është kundër vetvetes suaj, kundër prindërve tuaj, ose kundër të afërmve tuaj.” (Nisa, 135)
Profeti ynë, Muhamedi (a.s.) ka urdhërua njerëzit që në çfarëdo gjendje që të ndodhen, qoftë të qetë, qoftë nervozë, apo të mërzitur, të sillen me drejtësi, sepse do të kenë shumë sevape për këtë.30
Islami gjithashtu urdhëron besimtarët që të sillen me drejtësi edhe ndaj armiqve të tyre:
“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën dhe të mos ju shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë.” (Maide, 8)
Në fenë Islame përplasja më kryesore është ajo që ndodh midis mbështetësve të padrejtësisë e të padrejtëve me mbështetësit e drejtësisë e të drejtëve. Në Kuran thuhet:
“Nuk ka armiqësi më të madhe se sa ajo ndaj të padrejtëve”.
Një njeri që tregon respekt ndaj të drejtave të njeriut, qoftë ky mysliman ose jo, e ka të lehtë të jetojë në një grup shoqëror që përbëhet prej myslimanëve.
Gjithashtu, është detyra e secilit prej nesh që të dalë në kundërshtim me atë person i cili nuk mbështet të drejtat e njerëzve dhe bën padrejtësi, qoftë ky dhe mysliman.32
Populli mysliman i ka dhënë drejtësisë shumë rëndësi. Për këtë na jepet ky shembull:
Myslimanët morën nën drejtimin e tyre qytetin e Humusit dhe për mbrojtjen që organizonin ndaj tij merrnin një taksë të arsyeshme. Në këtë kohë mbreti i Bizantinit, Herakli me një ushtri të madhe po ecte drejt myslimanëve. Myslimanët, kur mësuan se do të kishin përballë një ushtri të madhe, filluan të shqetësoheshin. Për këtë, ata ia kthyen mbrapsht popullit të Humusit taksat që i kishin mbledhur, duke i thënë:
– Meqë po kërcënohemi nga një sulm i madh, nuk do të jemi në gjendje që t’ju drejtojmë dhe t’ju mbrojmë, prandaj jeni të lirë të veproni si të dëshironi.
Populli i Humusit u përgjigj:
– Pasha Allahun, për ne, drejtimi dhe drejtësia që keni treguar deri tani ka qenë më e mirë dhe më e kujdesshme se sa gjendja shkatërruese dhe padrejtësia në të cilën gjendeshim më parë. Prandaj, ne do të bashkohemi me ju për të mbrojtur qytetin nga Herakliu dhe ushtria e tij.
Mbas tyre u ngritën dhe çifutët duke thënë:
– Betohemi mbi Tevratin se Herakliu nuk ka për të hyrë në qytetin e Humusit pa kaluar mbi trupat tanë më parë.
I kyçën dyert e qytetit dhe krijuan një rrethim mbrojtës ndaj armikut. Në të njëjtën mënyrë vepruan edhe të krishterët dhe çifutët që ndodheshin në qytetet e tjera dhe thanë:
– N.q.s myslimanët do të munden nga forcat bizantine, ne do të na kaplojë përsëri padrejtësia dhe vështirësia. Sa mirë do të ishte që myslimanët të dilnin fitimtarë nga kjo luftë dhe të kishim përsëri të njëjtën marrëveshje si më parë.” Allahu bëri që fitorja të ishte në anën e myslimanëve dhe të shkatërrohej pala tjetër. Për këtë u hap përsëri porta e qytetit për myslimanët dhe njerëzit u gëzuan aq shumë, sa filluan të argëtoheshin me lojëra të ndryshme. Mbas kësaj, ata i paguan taksat e tyre rregullisht.

